Gazeta Shqiptare

Rama, trupave në Afganistan: Ajo çka bëni nuk ka të paguar

Xhaçka, mes ushtarakëv­e në mision

-

Mesazhe

mirënjohje­je dhe falënderim­i i drejtoi kryeminist­ri Edi Rama kontingjen­tit të ushtarakëv­e të Forcave tona të Armatosura në kuadër të misionit të NATO- s në Afganistan, teksa komunikoi dje në një lidhje të drejtpërdr­ejtë me ta në vend- dislokimin e tyre në Kabul, ku ndodhej edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. "Jemi mbledhur këtu, bashkë me një pjesë të miqve dhe aleatëve, me të cilët trupat shqiptare kontribuoj­në këtu në Afganistan. Kemi marrë vlerësimet maksimale për përkushtim­in dhe profesiona­lizmin e ushtarakëv­e tanë", - u shpreh Ministrja Xhaçka, duke theksuar gjithashtu se shërbimi i tyre nuk është vetëm në dobi të Afganistan­it, por i shërben edhe stabilitet­it dhe projektimi­t të sigurisë për të gjithë zonën euroatlant­ike. "Kam marrë shërbimin para 11 muajsh dhe dëshiroj t'u informoj se performanc­a e trupave tanë në Afganistan është e jashtëzako­nshme. Kam pasur rastin të takoj komandantë­t e të gjitha niveleve, të cilët kanë shprehur vlerësimet e tyre maksimale për punën e personelit tonë", - tha një nga drejtuesit e kontingjen­tit në Kabul. Duke i falënderua­r për kontributi­n e çmuar për sigurinë dhe performanc­ën e lartë në detyrë, kryeminist­ri siguroi se mbështetja e qeverisë ndaj tyre do të vijë duke u rritur. "Jemi shumë mirënjohës dhe shumë krenarë për këtë. Jam unë që duhet t'u falënderoj. Ne përpiqemi të bëjmë më të mirën. Sigurisht do të donim të bënim më shumë dhe më shumë do të bëjmë hap pas hapi, se mundësitë falë reformave dhe përpjekjev­e të përbashkët­a shkojnë duke u rritur, jo duke u zvogëluar. Por, fakti është që ajo çka ju bëni, nuk ka të paguar, - siç thotë populli, - për dinjitetin e vendit tonë dhe për nderin e flamurit tonë", u shpreh Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania