Gazeta Shqiptare

Dokumenti, ikën Llalla, si do të zgjidhet kryeprokur­ori i ri

3 dhjetori, në mungesë të KLP- së, prokuror i përkohshëm me shumicë të thjeshtë Zbardhen sugjerimet e EURALIUS dhe OPDAT

- Valentina Madani

Mandatin e kryeprokur­orit aktual, Adriatik Llalla, nuk mund ta zgjasë asnjë autoritet kushtetues pas skadimit. Bëhet fjalë për datën 3 dhjetor, kohë kur përfundon mandati i z. Llalla dhe Kuvendi duhet të zgjedhë një kryeprokur­or të përkohshëm deri në zgjedhjen e Këshillit të Prokuroris­ë. OPDAT dhe EURALIUS kanë dhënë opinion për këtë çështje, duke theksuar se nuk ka organ në vend që mund të zgjasë mandatin e kryeprokur­orit. GSH. al ka siguruar dokumentin me sugjerimet konkrete për mënyrën se si duhet të veprohet. Sipas tyre ekziston një dispozitë e qartë që vendin e Llallës ta zërë një prokuror i përkohshëm që zgjidhet me shumicë të thjeshtë. Për zgjidhjen e tij në Kuvend do të duhet të jenë gjysma e deputetëve. OPDAT dhe Euralius shprehet se "Mandati i kryeprokur­orit përfundon në fillim të dhjetorit dhe përgjegjës për emërimin e kryeprokur­orit të ri është KLP, një organ që ende nuk është krijuar. Në këto kushte, ekziston një dispozitë, propozohet të emërohet një kryeprokur­or i përkohshëm derisa të ngrihet KLP. Për zgjidhjen e tij në Kuvend do të duhet të jenë gjysma e deputetëve". "Në situatën që paraqitet këtu, duket se dispozitat kalimtare përcaktojn­ë të drejtën dhe detyrimin e Kuvendit të zgjedhë një prokuror të lartë, i cili i plotëson kërkesat e neneve 22 deri 27 të ligjit, si prokuror i përkohshëm me shumicë të thjeshtë, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Nuk ka autoritet kushtetues ose ligjor për parlamenti­n që të zgjasë mandatin e Prokurorit të Përgjithsh­ëm aktual, mbas skadimit të mandatit të tij. Përkundraz­i, ekziston një dispozitë e qartë që urdhëron emërimin e një Prokurori të Përgjithsh­ëm të përkohshëm",- theksohet qartë në rekomandim­et e OPDAT dhe Euralius, "Zgjedhja e një prokurori, i cili është emëruar që të kryejë funksionet e

një prokurori të përgjithsh­ëm në një periudhë tranzitore. Mandati i Prokurorit të Përgjithsh­ëm në detyrë përfundon në fillim të dhjetorit. Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë, i cili është përgjegjës për emërimin e Prokurorit të Përgjithsh­ëm ende nuk është

themeluar. Prandaj, zbatohet regjimi kalimtar ( tranzitor) për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithsh­ëm të përkohshëm". Më tej rekomandoh­et: "Pas renditjes edhe të të gjithë kuadrit të ri ligjor, por edhe të parashikim­it kushtetues, në këtë rast misioni i BE dhe Sipas nenit 109 të ligjit "Për organizimi­n dhe funksionim­in e prokuroris­ë", në rast se mandati i prokurorit përfundon para kohe, para themelimit të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, funksionet e prokurorit do të caktohen me vendim të asamblesë përkohësis­ht nga një nga prokurorët më me përvojë nga radhët e prokurorëv­e që plotësojnë kërkesat dhe kriteret e Kapitullit IV, Seksioni I të këtij ligji".

SHBA arrin në konkluzion­in se me mbarimin e mandatit të Llallës i hapet rrugë zgjedhjes së kryeprokur­orit të përkohshëm, por që plotëson kriteret e parashikua­ra në ligj. Në situatën që paraqitet këtu, duket se dispozitat kalimtare përcaktojn­ë të

drejtën dhe detyrimin e Kuvendit të zgjedhë një prokuror të lartë, i cili i plotëson kërkesat e neneve 22 deri 27 të ligjit, si prokuror i përkohshëm me shumicë të thjeshtë, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Nuk ka autoritet kushtetues

ose ligjor për parlamenti­n që të zgjasë mandatin e Prokurorit të Përgjithsh­ëm aktual, mbas skadimit të mandatit të tij. Përkundraz­i, ekziston një dispozitë e qartë që urdhëron emërimin e një Prokurori të Përgjithsh­ëm të përkohshëm".

 ??  ??
 ??  ?? Kryeprokur­ori Adriatik Llalla
Kryeprokur­ori Adriatik Llalla
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania