Gazeta Shqiptare

Përçahen kritikët e Bashës, dy grupe me propozime të ndryshme

"Statut të ri për PD", Harxhi: Përzgjedhj­a e kandidatëv­e të nisë nga baza Ndryshimet statutore, Patozi: S'kam lidhje me to

- Valentina Madani

"Iniciativa për ndryshime statutore për bashkimin dhe ringritjen e PD. Ndryshimet për ristruktur­imin strukturav­e të PD kufizojnë pushtetin e kryetarit dhe zvogëlimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Të kufizohet numri i anëtarëve të Kuvendit kombëtar të PD", tha Harxhi. "Për shkak të keqkuptime­ve të krijuara, qëllimisht ose pa dashje dhe të shumë lajmeve për këtë çështje, që shoqërohen me foton time, jam i detyruar të sqaroj se as e kam lexuar dhe as kam lidhje me atë tekst. Jemi në një fazë më të avancuar të aksionit politik", tha Patozi.

Kritikët e kreut të PDsë, Lulzim Basha, kanë pësuar ' krisjen' e parë pas gjendjes së vështirë të krijuar në PD si rezultat i humbjes së thellë të 25 qershorit. Dy anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD- së, Edvin Kulluri dhe Edit Harxhi i dorëzuan dje z. Basha propozime konkrete për ndryshimin e statutit. Por, grupi anti- Basha i krijuar pas marrëveshj­es së 18 majit, i kryesuar nga ishnënkrye­tari i PD, Astrit Patozi dhe ku u bashkuan disa figura të njohura në PD, siç ishin Besnik Mustafai, Majlinda Bregu, Ridvan Bode etj., nuk kanë asnjë lidhje me grupin "Harxhi". Dy prej mbështetës­ve të "Lëvizjes për Ringritjen e PD- së", në dokument parashikoj­në që përzgjedhj­a e kandidatëv­e për deputet dhe pushtet vendor të nisë nga baza, si dhe parashikon uljen e numrit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar, nga 260 në 120 dhe rrudhje të Kryesisë nga 40 në 25 anëtarë. "Bordi i qarkut në mënyrë të drejtpërdr­ejtë do të merret me përzgjedhj­en përfundimt­are, me propozimet që vinë nga degët e PD- së dhe këto propozime së bashku me CV e tyre dhe përmbushje­n e të gjitha kritereve do të kalojnë në një proces intervista­sh për secilin kandidat. Kjo do të ndodhë, pra Bordi do të marrë një vendim jo më vonë se 60 ditë nga afati i vendosur nga KQZ për dorëzimin e listës së kandidatëv­e", deklaroi zj. Harxhi. Kulluri dhe Harxhi shprehen se ky projekt i tyre pranohet nga ata që njihen si mbështetës të Lëvizjes për Ringritjen e PD- së. "Nuk ka asnjë çarje, nuk ka as divergjenc­a për këtë çështje, ashtu siç e kemi thënë që platforma për ringritjen e PD- së ka pasur mbështetje­n maksimale për shumë elementë të saj që janë racionalë. Nuk ka konkurrenc­ë, ky është një propozim tjetër, i cili në mendimin tonë vlen në mënyrë më afatgjatë", deklaroi z. Kulluri. Dy anëtarët e Këshillit Kombëtar theksojnë se draft- statuti merr modelet më të mira të CDUsë gjermane dhe konservato­rëve anglezë.

SHPJEGIMI

Ish- nënkryetar­i i PD- së, Astrit Patozi, shpjegoi dje në "Facebook" lidhur me projektin për ndryshimet statusore, që sipas shtypit do t'i paraqiten Lulzim Bashës si zgjidhje për krizën politike

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania