Gazeta Shqiptare

Rritja e pensioneve, ja si shpërndahe­t fondi për përfituesi­t

Indeksimi i pensioneve, fondi për vitin 2018 arrin në 1.8 miliardë lekë Fondi për nxitjen e punësimit arrin në vlerën e 490 milionë lekë

-

Pensionist­ët do të për fitojnë rritje pen sionesh në masën 2- 3 %. Fondi i vënë në dispozicio­n në buxhetin e vitit 2018, i cili po diskutohet nen për nen në komisionet parlamenta­re arrin në rreth 1. 8 miliardë lekë. Rritje përfitimes­h është parashikua­r për pensionet familjare, pensionin social, pensionin e pleqërisë dhe personat që përfitojnë të ardhura nga aksidente në punë dhe pagesat e invalidite­tit

KOMISIONI

Fondi i indeksimit të pensioneve për vitin 2018 do të jetë në vlerën e një miliard e 820 milionë lekëve. Sipas raportimev­e të Ministrisë së Financave pranë Komisionit të Shëndetësi­së dhe të Çështjeve Sociale, fondi i nxitjes së punësimit nuk do të ketë ndryshim nga ai i një viti më parë. Ky fond do të jetë në vlerën e 490 milionë lekëve. "Fondi për indeksimin e pensioneve është parashikua­r në vlerën 1 miliardë e 820 milionë lekë. Këtu doja t'i referohesh­a ligjit 7703 dhe konkretish­t nenit për indeksimin e përfitimev­e, ku shprehimis­ht thuhet se pensioni social, pensionet e pleqërisë, ato të invalidite­tit, pensionet familjare si dhe të ardhurat nga aksidentet në punë dhe sëmundjet profesiona­le indeksohen çdo vit për të kompensuar pasojat e ndryshimev­e të çmimeve të mallrave dhe të shërbimeve të zgjedhura, për nivelin minimal të jetesës së pensionist­ëve",- thonë specialist­ët e MF në komision. Referuar pretendime­ve të sindikatav­e në vend për rritjen e pagës minimale pritet që të diskutohet në mbledhjen e radhës së Këshillit të Punës. Nga sindikata është propozuar që të ketë një rritje të pagës minimale me 30%, e cila do të shkojë nga 240 mijë në 280 mijë lekë.

MOSHA E PENSIONIT

Ndërkohë mosha e daljes në pension për burrat dhe gratë në vitin 2018. Mosha e daljes në pension për gratë do të jetë 60 vite e 8 muaj dhe për burrat 65 vite. Aktualisht për vitin 2017, mosha e daljes në pension sipas nenit 43, për gratë është 60 vite e 6 muaj ( rritet për çdo vit me 2 muaj deri në vitin 2056 që arrin në 67 vjeç) dhe për burrat 65 vjeç ( mosha fillon rritet që nga viti 2033 me nga 1 muaj në vit për të arritur në 67 vjeç në vitin 2056). Ndërsa vjetërsia e plotë kontributi­ve për të dy gjinitë është 35 vite e 8 muaj, e cila rritet me 4 muaj në vit, për të arritur me 40 vite në vitin 2029. Për llogaritje­n e pensionit të pleqërisë sipas ligjit 104/ 2014, neni 18, i cili ndryshon nenin 32 të ligjit 7703, datë 11.05.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë" përcaktohe­t si më poshtë: 1. Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. 2. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit që ka realizuar personi me periudhën e sigurimit të kërkuar sipas nenit 92, shumëzuar me pensionin social. 3. Shtesa do të jetë 1% për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontribute­ve, e llogaritur sipas nenit 31 të ligjit 104/ 2014 ( i cili ndryshon nenin 59 të ligjit 7703, datë 11.05.1993).

 ??  ?? Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania