Gazeta Shqiptare

Nikolla: Nga klasa e 5- të deri në 12- ën, tekstet falas

-

e shkollave nga klasa e pestë deri në klasën e dymbëdhjet­ë do të vijojnë të përfitojnë tekste falas. Kështu deklaroi ministrja e Arsimit Lindita Nikolla gjatë prezantimi­t të buxhetit në Komisionin parlamenta­r të Ekonomisë. Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, u shpreh se do të ketë mbështetje financiare për një kategori të zgjeruar nxënësish për përfitimin e librave falas. Pas kërkesës së deputetes së PD, Jorida tabaku për ndërtimin e shkollave më PPP në bashkinë e Tiranës, Nikolla iu përgjigj: "Në vitin 2018 buxheti i shtetit nuk alokon fonde për këtë investim. Nuk është deri në klasën e nëntë, është deri në klasën e dymbëdhjet­ë. Kështu ka qenë për të gjithë kategoritë e tjera që përfitojnë tekste falas. Ishin gjashtë kategori në 2013 u shtuan edhe shtatë të tjera pas 2013 për të gjithë këto nxënës. Pra, nga klasa e pestë deri ne klasën e dymbëdhjet­ë do të vijojnë të përfitojnë tekste falas, madje në një mënyrë të re, duke iu hequr barrën prindërve që një herë të parapaguaj­në pastaj të marrin subvencion­in, por duke i marrë falas, duke monitoruar punën në shkolla, Drejtoria Arsimore, Ministria e Arsimit në mënyrë që fëmijëve t'ju shkojnë tekstet falas." Buxheti për arsimin në 2018 është parashikua­r në vlerën e 38.3 miliardë lekë, ndërkohë që për 2017 fondet e dhëna janë 36.3 miliardë lekë. Ndërtimi i shkollave përmes kontratave me PPP nuk duhet të ndodhë në një kohë që qytetarët paguajnë taksë për infrastruk­turën shkollore në kryeqytet, ku parashikoh­en këto projekte. Ky ka qenë qëndrimi i nënkryetar­es së Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, ku po diskutohes­hin koncesione­t për vitin e ardhshëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania