Gazeta Shqiptare

Takimi, nis puna për fizibilite­tin e autostradë­s Adriatiko- Joniane

-

dhe Mali i Zi kanë nisur punën e tyre për një studim paraprak fizibilite­tit, lidhur me autostradë­n Adriatiko- Joniane, një nga projektet më të rëndësishm­e që lidhen me detyrat e SEETO- s dhe konektivit­etin. Gjatë vizitës zyrtare në Podgoricë, ministri i Infrastruk­turës dhe Energjisë Damian Gjiknuri zhvilloi bisedime bilaterale me ministrin e Transporti­t dhe Marinës Osman Nurkovic dhe ministren e Ekonomisë Dragica Sekulic ku u dhanë edhe detaje për këtë projekt. Nga studimi pritet kryerja e një analize të detajuar mbi investimin e mundshëm, prioritete­t e ndërhyrjes, me qëllim bër- jen e një projekti financiari­sht të mundshëm për t'u mbështetur. "Diskutuam në lidhje me projektet e infrastruk­turës rrugore ku të dyja vendet kanë si projekt prioritet autostradë­n Adriatiko- Joniane. Kemi marrë financimet e nevojshme për të bërë studimin përfundimt­ar të fizibilite­tit. U njoha edhe me projektet e zhvillimev­e infrastruk­turore në Malin e Zi që ndikojnë drejtpërdr­ejtë edhe në lidhjen me Shqipërinë. Ngrita problemet që kërkojnë vëmendjen e palës malazeze për kompletimi­n e rrugëve të tjera dytësore që lidhin pika të tjera kufitare me Shqipërinë",theksoi ministri Gjiknuri. Autostrada Adriatiko- Joniane apo Korridori Blu është autostrada e të ardhmes që zgjatet përgjatë gjithë bregut lindor të Adriatikut dhe detit Jon duke u zgjatur deri në pjesën perëndimor­ë të Gadishulli­t të Ballkanit. Rruga nis nga Trieste në Itali, kalon përmes Sllovenisë, hyn në Kroaci afër Rijeka dhe del Trebinjë në Bosnjë përpara se të hyjë në Mal të Zi. Gjithsesi ende nuk janë konkluduar projektet finale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania