Gazeta Shqiptare

Gjiknuri: Kriza energjetik­e mund të rrezikojë buxhetin

Ministri: PPP për rrugët, skemë e qëndrueshm­e

-

Ministri

Infrastruk turës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri tha dje se zgjatja e krizës së prodhimit të energjisë mund të rrezikojë buxhetin e 2018. "I vetmja rrezik që kemi është ulja e prodhimit të energjisë me vazhdimin e thatësirës, gjë që ne nuk e parashikoj­më. Është i vetmi kërcënim që unë dua ta thërras, pasi nuk ka gjë për të fshehur, pasi kemi pasur 1,4 terra/ vat prodhim më pak për shkak të thatësirës, e cila bën që Shqipëria të jetë e ekspozuar ndaj importeve",- u shpreh ai. Buxheti nuk parashikon fonde të drejtpërdr­ejta për blerjen e energjisë, por do të ndiqet situata hap pas hapi se si do të operojë OSHEE. "Nëse do të vazhdojë kriza do të shikojmë mënyrës sesi do të financohet ky gep",- deklaroi Gjiknuri. Ministri i Energjetik­ës dhe Infrastruk­turës, Damian Gjiknuri mbrojti buxhetin dhe planin e qeverisë për të dhënë me anë të partnerite­tit publik- privat një sërë rrugësh kryesore në vend. Gjiknuri tha para Komisionit të Ekonomisë se buxheti nuk ka mundësi që të financojë projekte madhore, por që me skemën PPP mund të realizohen. "Rruga e investimev­e me anë të PPP është më e qëndrueshm­e dhe projektet përfundojn­ë në kohë. Ne nuk i kemi mundësitë për të financuar rrugët nga buxheti i shtetit dhe me variantin e PPP, do të bëhen vetëm nyjat kryesore kombëtare",- u shpreh ai. Gjiknuri njoftoi, gjithashtu, edhe kryerjen e një auditi sa i takon investimit në rrugën Tiranë- Elbasan. "Projekti ka probleme serioze dhe shembull tipik i rrugomanis­ë. Duam që rruga të përfundojë sa më parë, por edhe të dalin përgjegjës­itë",- u shpreh ai. Gjiknuri tha, gjithashtu, se do të kryhet një verifikim dhe më pas anulim i të gjitha licencave të transporti­t ndërqyteta­s të dhëna në mënyrë abuzive.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania