Gazeta Shqiptare

Tarifa e re për ujin, ja sa do paguajnë familjet dhe bizneset

Zyrtarizoh­en tarifat e reja për furnizimin me ujë në Tiranë dhe rrethe Vendimi i ERRU, zbardhet tabela e re e çmimeve

-

Tarifat do të jenë tarifa volumetrik­e për shër bimin, ku specifikoh­et se klientët familjarë do të paguajnë 65 lekë/ m ³ , klientët publikë 140 lekë/ m ³ , klientët privatë 155 lekë/ m ³ , klientët e veçantë ( prodhim pijesh alkoolike, pijesh freskuese, pishina) 170 lekë/ m ³ , furrat e bukës 95 lekë/ m ³ , për shitje uji me shumicë tarifa do jetë 12 lekë/ m ³ dhe për HEC- in e Lanabregas­it 5 lekë/ m ³ . Tabela me çmimet e reja është botuar në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi në 1 janar të vitit të ardhshëm.

TARIFAT

Pas miratimit të tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë nga Enti Rregullato­r i Ujit, tashmë vendimi i miratuar në fillim të nëntorit është zyrtarizua­r edhe më tej me botimin e tij në "Fletoren Zyrtare", ku janë specifikua­r edhe tarifat e reja për konsumator­in familjar dhe për bizneset në Tiranë. Sipas vendimit të fundit të Entit Rregullato­r të Ujit, tarifat do të jenë tarifa volumetrik­e për shërbimin, ku specifikoh­et se klientët familjarë do të paguajnë 65 lekë/ m ³ . Në vendimin e botuar në Fletoren Zyrtare përcaktohe­t se klientët publikë do të paguajnë 140 lekë/ m ³ , klientët privatë 155 lekë/ m ³ , klientët e veçantë ( prodhim pijesh alkoolike, pijesh freskuese, pishina) 170 lekë/ m ³ , furrat e bukës 95 lekë/ m ³ , për shitje uji me shumicë tarifa do jetë 12 lekë/ m ³ dhe për HEC- in e Lanabregas­it 5 lekë/ m ³ . Nga ana tjetër, konsumator­ët mund të paguajnë tarifë fikse, ku për kategoritë e mësipërme pagesat do të jenë 200 lekë në muaj për klient. Në vendimin e Entit Rregullato­r të Ujit publikohen edhe tarifat që do të aplikohen për konsumator­ët për largimin e ujërave të ndotura. Vendimi me tarifat e reja do të hyjë në fuqi më 1.1.2018. Shitje e ujit me shumicë për sho- qërinë Ujësjellës Ura Vajgurore. Po në Fletoren Zyrtare është botuar edhe vendimi për shitjen e ujit me shumicë për shoqërinë Ujësjellës Ura Vajgurore, ku thuhet: "Miratohet tarifa e shitjes së ujit me shumicë për shoqërinë Ujësjellës Ura Vajgurore sh. a.: a) Tarifë shitjeje uji me shumicë do të jetë 29 lekë/ m ³ ".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania