Gazeta Shqiptare

Dëshmi kontradikt­ore për dosjen "Shullazi", Gjykata vendos për tri ballafaqim­e

Çështja "Vollga", përballje mes biznesmeni­t, shoferit dhe noteres

-

Gjykata

vendosi të pra nojë kërkesën e prokuroris­ë për të ballafaqua­r mes tyre biznesmeni­n Ylvi Beqja, shoferin e tij dhe noteren, në përpjekje për të nxjerrë të vërtetën e kërcënimit të Beqjas nga Emiliano Shullazi për dhurimin e hotel Vollgës. Trupa gjykuese vendosi që në seancën e radhës të realizohet përballja mes tyre, pasi më herët kanë dhënë dëshmi kontradikt­ore. Bëhet fjalë për momentin kur Emil-

DËSHMITË

Më herët Ylvi Beqja ka dëshmuar në gjykatë se e nënshkroi kontratën nën kërcënimin e Shullazit dhe të pandehurve të tjerë. Ndërkohë noterja Spahiu ka deklaruar se kontrata është firmosur para saj nga Emiljano Shullazi dhe Ylvi Beqja, me vullnetin e lirë të të dyve.

jano Shullazi dhe Beqja kanë nënshkruar në zyrën e noteres Spahiu, një kontratë dhurimi, sipas së cilës i pandehuri bëhej pronar në 30 për qind të ish- hotel Vollgës. Më herët Ylvi Beqja ka dëshmuar në gjykatë se e nënsh-

kroi kontratën nën kërcënimin e Shullazit dhe të pandehurve të tjerë. Madje në momentin kur hodhi firmën, thekson ai, grila e zyrës së noteres ishte e mbyllur. Ndërkohë noterja Spahiu ka dhënë një version tërësisht të ndryshëm. Para gjykatës, ajo ka deklaruar se kontrata është firmosur para saj nga Emiljano Shullazi dhe Ylvi Beqja, me vullnetin e lirë të të dyve. Për të njëjtin fakt, me noteren Spahiu do të përballet dhe Besnik Musai, shoferi i Ylvi Beqjas, i cili më herët ka deklaruar se Shullazi e kërcënoi me armë biznesmeni­n dhe ai e pa skemën nga makina. Më pas të dy hynë brenda në zyrën e noteres dhe pasi u mbyll dera, kontrata u nënshkrua. Ndërkohë gjatë seancës së djeshme, pati debate të forta, lidhur me leximin e deklarimev­e të dhëna nga biznesmeni Jani Zaka, prona e të cilit sipas prokuroris­ë, është shkatërrua­r me eksploziv nga grupi kriminal i drejtuar nga Shullazi.

 ??  ?? Emiljano Shullazi
Emiljano Shullazi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania