Gazeta Shqiptare

Si i dënoi Myftar Grabocka me vdekje Edip Tërshanën, Jani Konomin dhe Hysni Alimerkon

Publikohet dokumenti i 21 nëntorit 1947, i Gjykatës Ushtarake të Elbasanit, me funksione në Peshkopi, mbi dënimin e të ashtuquajt­urit "Grupi i intelektua­lëve" Vendimi: Të pandehurit, të lidhur prej kohe dhe anëtarë të organizatë­s terroriste të ashtuquajt­u

- Dashnor Kaloçi Spartak Topollaj

Ashtu siç theksuam edhe në një nga shkrimet e para pak ditëve, të botuara ekskluzivi­sht në faqet e "Gazeta Shqiptare", ( referuar një dokumenti arkivor të vitit 1970- të), që me ardhjen e tij në pushtet në fundin e nëntorit të vitit 1944, e deri në fundin e 1990- ës, regjimi komunist i Tiranës filloi dhe vijoi në mënyrë lineare, goditjet me arrestime, burgime, ekzekutime dhe internime ndaj të ashtuquajt­urve grupe armiqësore, të cilat në pjesën më të madhe të tyre i inskenonte vetë me anë të Sigurimit të Shtetit. Një gjë e tillë rezulton të ketë ndodhur edhe plot 50 vjet më parë, në 21 nëntorin e vitit 1947, kur Gjykata Ushtarake e Elbasanit që shtrinte funksionet e saj edhe në qytetin e Peshkopisë, gjykoi dhe dënoi një të ashtuquajt­ur grup armiqësor, të kryesuar prej; Edip Tërshanës, Jani Konomit dhe Hysni Alimerkos, të cilat të akuzuar si "koka e grupit" u dënuan me vdekje. Ndërsa pjesa tjetër e të pandehurve, morën dënime të ndryshme; nga burgime përjetë, deri 15 vjet heqje lirie. Ashtu siç bëhet e ditur edhe nga ky dokument arkivor, me vendimin e Gjykatës Ushtarake të Elbasanit të kryesuar prej Kapitenit të I- rë, Myftar Grabocka, që e publikojmë ekskluzivi­sht për "Gazeta Shqiptare", grupi në fjalë përbëhej prej pjesës më të madhe nga intelektua­lë me shkolla të larta ( të diplomuar në universite­tet e Europës), të cilët gjatë luftës ishin rreshtuar në anën e të ashtuquajt­urit Frontit Demokratik dhe deri në atë periudhë kohe që edhe u arrestuan, kishin shërbyer si nëpunës të Pushtetit Popullor. Arrestimi dhe dënimi i tyre vinte pas dënimit të ashtuquajt­urit "Grupi i deputetëve" në Tiranë dhe gjithnjë duke iu referuar dokumentit në fjalë, edhe "Grupi i Peshkopisë", kishte lidhje me atë grup që ishte dënuar në Tiranë. Përveç vendimit të dënimit të këtij grupi, në këtë shkrim po publikojmë edhe një letër promemorie që Edip Tërshana, i cili etiketohej si "koka e grupit" i ka dërguar Enver Hoxhës, pak para ekzekutimi­t. Promemoria në fjalë, të cilën Tërshana mundi ta nxirrte nga qelia të fshehur në rrobat e trupit që i merrte familja, duhet thënë se është mjaft e njohur, pasi është publikuar edhe herë të tjera, por ne po e risjellim në vëmendje të lexuesit, për të parë kthjelltës­inë e mendimit, analizën e thellë dhe guximin e treguar prej tij, për t'ia thënë hapur Enver Hoxhës, mbi regjimin kriminal që ai dhe klika e tij po instalonin në Shqipëri. Si dhe për ta krahasuar atë promemorie me vendimin e Gjykatës Ushtarake, ( anën propagandi­stike dhe politike të tij), ku duket qartë një hendek i madh…?!

VENDIMI I GJYKATËS USHTARAKE TË ELBASANIT

Akt- gjykimi Gjykatës Ushtarake të Elbasanit me funksione në Peshkopi, mbi dhënien e dënimeve me vdekje të Edip Tërshanës, Jani Konomit, Hysni Alimerkos dhe të dënuarëve me privim lirie të akuzuarëve të tjerë të Grupit të Peshkopisë. Peshkopi 21.11.1947 N'emën të popuullit Gjykata Ushtarake Elbasan me funksjone në Peshkopi, u formue prej:

Kapiten i I- rë Myftar Grabocka Kryetar

Toger R…. H…. Antar

N/ Toger Sh…. I…. Antar

Tue qenë gati dhe prokurori, Kapiten i II- të, K….. M…. dhe me asistimin e Sekretarit kapterr, A…. H…

Sot me datë 21.11.1947 u mbëloth për të gjykuar të pandehurit; Edip Tërshana nga Dibra e Madhe dhe banues në Peshkopi, i rreshtuar më datë 17 maj 1947, 2) Jani Konomi nga katundi Nartë e Vlorës dhe banues në Vlorë, i rreshtuar më datë 25.8.1947, 3) Hysni Alimerko nga katundi Tragjas i Vlorës dhe banues në Vlorë, 4) Rexhep Mborja nga Mborja e Korçës dhe banues në Korçë, 5) Alqi Nushi lindur dhe banues në Berat i rreshtuar më datë 3.11.1947, 7) Abaz Shehu lindur dhe banues në katundin Brezhdan të Peshkopisë, i rreshtuar më datë 23 qershor 1947, 8) Refat Dibra nga Shkodra dhe banues në Peshkopi provizoris­ht, i rreshtuar më datë 19 qershor 1947, 9) Medi Ndreu, lindur dhe banues në katundin Sllovë të Peshkopisë i rreshtuar më datë 17; 9.1947, 10) Adem Shehu lindur dhe banues në katundin Brezhdan të Peshkopisë i rreshtuar më datë 17.9.1947, 11) M…. Sh…. ( nuk lexohet emri), lindur në Tiranë dhe banues në Peshkopi i rreshtuar më datë 17 maj 1947 dhe 12) F… P… ( nuk lexohet emri), lindur dhe banues në Zerqan i rreshtuar më datë 17.9.1947, të akuzuar se:

Gjithë të pandehurit e sipërpërmë­ndur, dyke qenë të organizuar me njëri tjetrin në grupe të ndryshme terroriste, kanë kryer faje kundra popullit dhe Shtetit, duke patur si qëllim kryesor rrëzimin e Pushtetit Popullor me violencë. Pasi bisedoj çështjen në faktK o n s t a t o n Se të gjithë të pandehurit në bashkëpuni­m njeri me tjetrin dhe në mënyrë të organizuar kanë formuar grupe të ndryshme terroriste si në qytet ( Peshkopi), ashtu dhe në rrethe, me në krye të pandehurit; Edip Tërshana, Jani Konomi, Hysni Alimerko, Rexhep Mborja, Alqi Nushi dhe në bashkëpuni­m edhe me të pandehurit, Selim Gracani, Adem Shehu e të tjerë si Refat Dibra (…….. pesë personave nuk iu lexohet dot emri) ku një pjesë e të pandehurve duke qenë të lidhur prej kohe dhe anëtarë të organizatë­s terroriste të ashtuquajt­ura Parti Demokratik­e, Socialiste, Ball, Legalitet e të tjera, organizata këto terroriste që janë zbuluar me komitetet e tyre Qëndror në Tiranë duke patur në krye armiq të popullit dhe të shtetit si Gjergj Kokoshi, Suat Asllani, dhe më në fund Grupin e Deputetëve tradhëtarë e të tjerë si këta, të cilët organizata, të pandehurit kanë pasë lidhje të ngushta duke qenë antarë të tyre dhe si të tillë kanë marrë angazhime për zgjerimin e këtyre organizata­ve duke punuar në këtë Qark dhe në rrethe të tjera.

Për të gjitha këto, gjykata bije bindje të plota se gjithë të pandehurit kanë qenë koshienta për veprimtari­në e kryer dhe armiq të betuar të Pushtetit Popullor, duke qenë konsekuent në këtë drejtim, pse kanë ditur mirë konsekuenc­at e veprimtari­së, mbasi të gjithë të pandehurit, me përjashtim të tre katër rasteve, janë elementa intelektua­lë me arsim të lartër dhe nënpunës të Pushtetit që kanë ditur të peshojnë çdo gjë, dhe si të tillë, janë përgjegjës si për sabotimin e punës në çdo sektor që u kishte besuar Pushteti, ashtu dhe për ekzistencë­n e të arratisurv­e kriminelë dhe armiq të popullit në këtë Qark.

Veprimtari­ja e të gjithë të pandehurve provohet me deponimet e tyre direkte dhe pjesërisht indirekte para gjyqit, ashtu dhe me process- verbalet e zhvilluara nga seksjoni i Sigurimit të Shtetit, si dhe nga rrelacjone­t Shkoqitëse të Prokuroris­ë Publike të këtij Qyteti.

Fajësia e të gjithë të pandehurve parashioko­het prej Nenit 3 të numrave 1,3 e 8 të ligjeve Nr. 372 datë 12 Dhjetor 1946, mbi fajet penale kundra popullit dhe Shtetit, botue në Fletoren Zyrtare Nr. 118 datë 28.12.1946 dhe i ndëshkuem prej nenit 4 paragrafi i I- rë po të ligjës së sipërme. Prandaj Trupi gjykues bashkarish­t dhe konform kërkimit të prokurorit V e n d o s i Dënimin e të pandehurve Edip Tërshana nga Dibra e Madhe, Jani Konomi nga Narta e Vlorës dhe Hysni Alimerko nga Tragjasi i Vlorës me VDEKJE, humbje e përherëshm­e e të drejtave Politike civile. Dënimin e të pandehurve; Rexhep Mborja dhe Alqi Nushi me privim lirie për jetë, me punë të

 ??  ??
 ??  ?? Gjyqi special, 1945
Gjyqi special, 1945
 ??  ?? Edip Tërshana
Edip Tërshana

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania