Gazeta Shqiptare

Shahe Elezi: Si na torturuan për 2 orë banditët e armatosur dhe me maska

Policia: Dy të moshuarit në Shkallnur u dhunuan nga një grup kriminal "Bashkëshor­tin e lidhën me skoç dhe e lanë në gjak"

-

Ishte ora 12- 12: 30 e natës kur dëgjuam zhurmë. Dola bashkë me bashkëshor­tin të shikonim se çfarë po ndodhte, kur pamë tre grabitësit e maskuar. Njëri ishte jashtë, ndërsa dy të tjerët ishin futur brenda në shtëpi. Na kapën për fyti mua dhe burrin. Tim shoq e shtrinë përtokë. Ata qëlluan bashkëshor­tin, ndërsa mua më thanë t'u tregoja se ku i kishim paratë. Ua tregova vendin ku ndodheshin lekët ( 1 milion lekë të vjetra), por ata donin më shumë. Ne më shumë nuk kishim. Na bënë copash". Kështu ka deklaruar dje për "Gazeta Shqiptare" 69- vjeçarja Shahe Elezi nga fshati Shkallnur i Durrësit. E moshuara tha se kanë përjetuar ferrin gjatë përballjes me tre agresorët e armatosur, të cilët i dhunuan barbarisht dhe i bënë për spital. Një ditë pas ngjarjes që shokoi familjarët dhe banorët e zonës, 77- vjeçari Maliq Elezi ndodhet në Spitalin e Tramës në Tiranë, në gjendje kritike për jetën. Ndërkaq, policia e Durrësit është duke hetuar intensivis­ht për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifiki­min e vënien në pranga të autorëve të krimit.

DËSHMIA E TË MOSHUARËS

Shahe Elezi dje ka treguar me detaje se si i masakruan maskat. "Ata na lidhën me skoç dhe plastmase, ndërsa e goditën burrin me grushte, leva hekuri dhe mjete të forta, ndërsa i thoshin nxirr paratë. Unë u tmerrova, ndaj iu përgjërova që ta linin të qetë burrin. Por, grabitësit vazhdonin ta godisnin tim shoq, ndaj unë u detyrova t'u tregoja vendin ku ishin paratë. U jam lutur duke u thënë: ' Mos e qëlloni bashkëshor­tin se është plak dhe do iu ngelë ndër duar', por nuk më dëgjonin. Më kanë goditur edhe mua. Shtëpinë e kthyen përmbys. Njëri më kërcënonte mua, tjetri godiste bashkëshor­tin, ndërsa i treti e ktheu shtëpinë përmbys për paratë. Na Burime nga policia e Durrësit bënë me dije se një bandë e rrezikshme dhe e armatosur ka vënë në shënjestër të moshuarit e vetmuar që kanë fëmijët jashtë shtetit. Sipas bluve, ende nuk është bërë i mundur identifiki­mi i pjesëtarëv­e të kësaj bande të rrezikshme. Po të njëjtat burime pohuan se nuk dihet nëse pjesëtarët e kësaj bande grabitësis­h janë vendës apo nga rrethe të tjera të vendit.

thoshin: ' I keni fëmijët në Greqi e në Itali, tregoni ku i keni paratë. Na i jepmi me të mirë se në të kundërt do t'ju vrasim të dyve'. Grabitësit e lanë burrin tim në gjak. E godisnin nga koka dhe e ai i shkreti humbi ndjenjat", tha 69- vjeçarja. Ajo pohoi se janë torturuar për afro dy orë dhe në orën 5 të mëngjesit shkoi polica në shtëpi dhe i dërgoi në urgjencën e spitalit të Durrësit. E moshua- ra nuk iu nda për asnjë moment bashkëshor­tit, i cili qëndroi deri në orës 19: 00 të mbrëmjes së të hënës në repartin e kirurgjisë. Nga skaneri rezultoi se 77- vjeçari Maliq Elezi kishte hemorragji në tru, ndaj dhe u dërgua për mjekim më të specializu­ar në Tiranë.

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Shkallnur, burime nga policia e Durrësit bënë me dije se një bandë e rrezikshme dhe e armatosur ka vënë në shënjestër të moshuarit e vetmuar që kanë fëmijët jashtë shtetit. Sipas bluve, ende nuk është bërë i mundur identifiki­mi i pjesëtarëv­e të kësaj bande të rrezikshme. Po të njëjtat burime pohuan se nuk dihet nëse pjesëtarët e kësaj bande grabitësis­h janë vendës apo nga rrethe të tjera të vendit. Sipas hetuesve të çështjes, kjo bandë mbikëqyr të moshuarit, të cilët jetojnë të vetmuar dhe që mund të kenë të ardhura nga fëmijët emigrantë. Pasi i mbajnë nën mbikëqyrje, ata i sulmojnë gjatë orëve të para të mëngjesit kur "viktimat" e tyre janë në gjumë.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania