Gazeta Shqiptare

U dënua me 6.8 vite burg, vetëvaret në Burgun e Shënkollit 20- vjeçari nga Shkodra

Në 2016, fqinji e akuzoi të riun se i ngacmoi gruan

-

LEZHË - Një 20- vjeçar nga Thethi është gjetur mëngjesin e djeshëm i vdekur në dushet e burgut të Shënkollit në Lezhë. Dyshohet se Florian Kodra ( i dënuar me 6.8 vjet burg) është vetëvarur me çarçaf. Ndërkohë, mbeten ende të paqarta arsyet që e shtynë të riun drejt këtij akti të rëndë. Mësohet se Kodra ishte burgosur për shkak të një vrasjeje të mbetur në tentative në vitin 2016. Ai ka qëlluar me dy plumba një vit më parë shtetasin Nazmi Topuzi, i cili dyshonte se i riu i ngacmonte bashkëshor­ten. Fillimisht janë përleshur e më pas, Kodra e ka qëlluar me armë.

KONFLIKTI ME FQINJIN

Nazmi Topuzit i është zënë pritë nga i riu, pas një debati që kishin pasur për shkaqe xhelozie. Në atë kohë, burime nga policia e Shkodrës deklaruan se Florian Kodra kishte shkuar në shtëpinë e të Topuzit për të mjekuar kërthizën nga vje- hrra e tij ( mjekim popullor). Ndërkaq, ky i fundit, pasi kishte mbaruar punën në biznesin familjar që menaxhon në Theth, ishte kthyer në shtëpi ku dhe ka gjetur Florin Kodrën. 19- vjeçari është munduar që t'i shpjegojë arsyet se përse kishte shkuar në shtëpinë e tij, por aty ka nisur debati, pasi Nazmi Topuzi është bërë xheloz për gruan e tij, shtetasen D. D., 48 vjeçe, me të cilën, sipas policisë, jetonte prej 2- 3 vitesh. I riu i ka mohuar akuzat që i ka bërë Nazmi Topuzi për të shoqen, por ai nuk është bin- dur dhe i irrituar ka debatuar duke shkuar deri në përleshje mes tyre. Pak ditë pas këtij debati të pasqaruar mes tyre, 19- vjeçari e ka ruajtur 49- vjeçarin dhe sapo ka dalë në oborrin e shtëpisë së vjehrrit të tij, shtetasit Gjovalin Djerri, e ka qëlluar atë me katër plumba me automatik. Për pasojë, Topuzi ka marrë dy plumba, duke u plagosur rëndë. Ajo që ka dëshmuar për debatin ka qenë gruaja e të plagosurit. 19- vjeçari e ka pranuar krimin që ka bërë, por nuk ka dhënë arsyet për ngjarjen e ndodhur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania