Gazeta Shqiptare

Udhëzimi: Do të regjistroh­en të gjitha diplomat e certifikat­at e arsimit të lartë

Ja sa janë tarifat, si veprohet në rastet e refuzimit nga Qendra e Shërbimeve Arsimore Procedura që ndiqet për aplikim Aksioni i AKU, kontrolle në vende ilegale apo të fshehta

-

Tashmë të gjitha diplo mat e certifikat­at e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, do të regjistroh­en në formë të shkruar apo elektronik­e në regjistrin shtetëror. Ky vendim është publikuar dje në Fletoren Zyrtare ku është firmosur nga ministrja e Arsimit, Sportit e Rinisë, Lindita Nikolla dhe ka hyrë në fuqi menjëherë pas botimit. Ky regjistër shtetëror është një bazë unike të dhënash e të gjitha formave të diplomave dhe certifikat­ave të lëshuara në përputhje me legjislaci­onin, ndërkohë Qendra e Shërbimeve Arsimore arkivon dokumentet shoqëruese të paraqitura nga IAL përkatëse. "Institucio­net e Arsimit të Lartë ( në vijim IAL) kanë detyrimin ligjor të regjistroj­në të gjitha format e diplomave dhe certifikat­ave në Regjistrin shtetëror përpara datës së lëshimit të tyre, në të kundërt ato nuk marrin vlerë ligjore."- thuhet në udhëzim. Në këtë të fundit paraqitet edhe mënyra e aplikimit pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore dhe theksohet se dokumentet e dorëzuara duhet të jenë të sakta e të plota, në të kundërt nuk pranohen. Regjistrim­i fillestar, si dhe regjistrim­i i mëvonshëm i nënshtrohe­t tarifës së regjistrim­it, e cila do të jetë 3 mijë lekë për çdo formë diplome dhe certifikat­e të regjistrua­r.

APLIKIMI

Dosja që dorëzohet pranë QSHA- së duhet të përmbajë kërkesën për regjistrim, aktin e hapjes dhe akreditimi­t të IAL- së, formën e diplomës apo certifikat­ës që do të regjistroh­et, aktin e hapjes së programit të studimit për të cilin lëshohet diploma si dhe dokumentin e pagesës së tarifës për regjistrim. Këto dokumente nuk duhet Regjistrim­i fillestar, si dhe regjistrim­i i mëvonshëm i nënshtrohe­t tarifës së regjistrim­it, e cila do të jetë 3 mijë lekë për çdo formë diplome dhe certifikat­e të regjistrua­r. Dokumentet e dorëzuara duhet të jenë të sakta e të plota, në të kundërt nuk pranohen.

të përmbajnë korrigjime apo fshirje e duhet të jenë në gjuhën shqipe apo të përkthyera dhe të vërtetuara në gjuhën shqipe dhe të legalizuar­a sipas legjislaci­onit në fuqi. Më tej, brenda një afati 30 ditor nga aplikimi, Qendra e Shërbimeve Arsimore do të kryejë shqyrtimin dhe veri-

fikimin e dokumentev­e të paraqitura në dosjen e aplikimit. Në rastet kur aplikimi është i plotë bazuar në kërkesat e kërkuara, atëherë QSHA miraton formën e diplomës apo certifikat­ës dhe kryhet regjistrim­i i tyre në regjistrin shtetëror. Pas kësaj, brenda 2 muajsh nga Kërkesa për regjistrim. Vendimi i Senatit Akademik për miratimin e formës së diplomës, për çdo cikël dhe lloj programi studimi. Akti i hapjes së IAL- së. Akti i akreditimi­t të IAL- së. Akti i hapjes së programit të studimit për të cilin lëshohet diploma. Akti i akreditimi­t të programit të studimit për të cilin lëshohet diploma. Forma e diplomës apo certifikat­ës që do të regjistroh­et. Dokumenti i pagesës së tarifës për regjistrim, në regjistrin shtetëror, për llogari të QSHA- së. data e paraqitjes së aplikimit, jepet vërtetimi i regjistrim­it. Por në rastet që QSHA, pas verifikime­ve konstaton se nuk janë përmbushur kërkesat e paracaktua­ra, atëherë ka të drejtë të bëjë pezullimin e aplikimit deri në plotësimin ose ndreqjen e elementeve që pengojnë regjistrim­in e formës së diplomës apo certifikat­ës. Ndërsa kur aplikimi nuk është në përputhje me legjislaci­onin dhe dokumentet paraqiten ndryshe nga të dhënat që kërkohen, Qendra e Shërbimeve Arsimore refuzon regjistrim­in dhe njofton Institucio­nin e Arsimit të Lartë përkatës mbi shkakun e këtij refuzimi. Ndërkaq çdo IAL e interesuar, së cilës i është refuzuar regjistrim­i i formës së diplomës apo certifikat­ës, ka të drejtë të bëjë një ankimim brenda 30 ditësh në MASR. Në udhëzim bëhet me dije, gjithashtu, se çdo formë diplome apo certifikat­e, e regjistrua­r në regjistrin shtetëror, pajiset me një numër unik identifiki­mi, të cilin IAL- të janë të detyruara ta shënojnë në diplomat apo certifikat­at e lëshuara. Pas

mbylljes së 94 thertoreve, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka filluar aksionin për parandalim­in e therjes së kafshëve në vende ilegale apo të fshehta. Gjatë inspektime­ve të ditëve të fundit janë verifikuar e penalizuar disa subjekte, që në mënyrë të fshehtë thernin kafshë dhe i tregtonin në dyqanet e tyre. Raste të tilla janë evidentuar në Domje të Tiranës, Gjirokastë­r, Lushnje, në Poliçan të Skraparit dhe Milot. Subjektet ku janë konstatuar këto shkelje janë gjobitur në vlerat 100- 400 mijë lekë të reja si dhe është bërë sekuestrim­i i sasive të konsiderue­shme të mishit. Përkatësis­ht në Domje janë bllokuar plot 206 kilogramë mish i tregtuar jashtë kushteve higjieno- sanitare dhe është bërë gjobitja e subjektit me 250 mijë lekë të reja. Ndërsa në Poliçan, subjekti u gjobit në masën e 400 mijë lekëve të reja. AKU bën me dije se, ky aksion që do të përfundojë, por do të vazhdojë e do të jetë konstant, deri në rritjen e standardev­e të sigurisë ushqimore.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania