Gazeta Shqiptare

"Në këmbim të kryerjes së sabotimit, këta të dërguar kanë ofruar shpërblime në sterlina dhe monedha floriri"

Dëshmitë e firmosura nën torturë: Vepruam me urdhër të Harry Fultz- it

-

t'i dhënë grupit karakteris­tikat e një organizate kriminale është pasja e një simboli dallues ndërmjet tyre, që të bënte të mundur, gjithashtu, marrjen vesh mes tyre dhe agjentëve të UNRRA- s ( në dosje përmendet vendosja në krah e një trekëndësh­i me një pikë të bardhë në mes).

Të gjitha dëshmitë e të pandehurve, të marra në kushte presioni dhe torturash, përshkruaj­në se sabotimi i tharjes së kënetës ishte kryer me qëllim shkaktimin e dëmeve të mëdha ekonomike vendit, për qëllime politike e për llogari të Harry Fultz- it, i cili përpiqej të rrëzonte regjimin komunist të sapovendos­ur. Në këto dëshmi të pandehurit përmendin se me urdhër të Harry Fultz- it dhe sipas përgjegjës­ive përkatëse që mbanin në kryerjen e veprës, detyrat sabotuese ishin të ndara ku përkatësis­ht: "Abdyl Sharra duhet të sabotonte krejt punët në kanal", duke e paraqitur këtë të fundit si organizato­r të sabotimeve. Ndërsa, "Aleks Vasili duhej të sabotonte në gurore dhe të ngjallte pakënaqësi­ra te punëtorët. Eugenio Scaturro do të sabotonte në sektorin e punës së tij duke sjellë pakënaqësi­ra në mensë, ose duke lënë qëllimisht pa ndrequr një vegël për 2- 3 ditë" ( marrë nga procesverb­ali i dëshmisë së Vasil Manos). Edhe dëshmitë e marra nga Kujtim Beqiri, Zyraka Mano, e cila në dosje akuzohet si përgjegjës­e për kryerjen e ndërlidhje­s e komunikimi­t ndërmjet grupit të inxhinierë­ve në Maliq dhe Harry Fultz- it, ripohojnë të njëjtat fakte. Sipas procesverb­aleve të mbajtura, janë zhvilluar gjithsej 3 takime midis inxhinierë­ve dhe të dërguarit e misionit amerikan UNRRA, ku në këmbim të kryerjes së sabotimit, këta të dërguar kanë ofruar shpërblime në sterlina dhe monedha floriri.

AKT - AKUZA

Akt- akuza e ngritur nga Prokurori vijon si më poshtë:

"Grupi tekniko- sabotator ka kryer ( që në vere të 1945):

I. Vepra sabotazhi me stil të gjerë dhe në mënyrë sistematik­e

II. Vepra spiunazhi në favor të agjenteve të huaj

III. Kanë formuar një grup tekniko- profesiona­l për të sabotuar rindërtimi­n, fuqinë ekonomike të vendit dhe si pasojë për të përmbysur gjendjen e stabilizua­r në vendin tonë, në lidhje me monarko- fashistët grekë dhe me reaksionin e jashtëm.

Një tjetër element interesant në dosje lidhet pikërisht më dëshmitë e shkruara dhe te firmosura nga ana e dëshmitarë­ve qe ishin punonjës në Maliq, të cilët akuzojnë grupin e inxhinierë­ve për sabotim të veprës. Proceset gjyqësorë të të pandehurve filluan në datën 8 nëntor 1946 dhe përfunduan pas 10 ditësh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania