Gazeta Shqiptare

"Arbëreshët nuk janë e vetmja pakicë që është rrekur të falsifikoj­ë historinë"

Mbi identiteti­n kulturor arbëresh dhe mitet

-

imit moral ka mbyllur çdo shteg për t'i shkëputur ato operacione prej harresës së përhershme me të cilën kanë qenë dënuar. e, pra, për të evidentuar, përkundraz­i anën tjetër të identiteti­t, atë pozitive dhe jo të përkohshme, që e dallon si një produkt të vërtetë kulturor. Me këtë aspekt, tash që u shkel pakti i gojëkyçjes historiogr­afike dhe u thye heshtja e shekujve dhe e arkivave, do të merren pjesët e tjera të këtij projekti kërkimesh. Bëhet fjalë për ato pjesë të cilat meqë do të realizohen me lehtësi e kënaqësi më të madhe, falë heqjes së barrës së rëndë të mistifikim­eve, do të rivendosin me qetësi e rreptësi shkencore jo aq objektivit­etin ( e mëtuar) historik - të cilin, duke ndjekur këshillën e Antonino Butitës ( Antonino Buttitta), parapëlqej­më t'ua lëmë historianë­ve të katundit - të procesit të ndërtimit të identiteti­t me fjalë, sa sistemin ideologjik që e shkaktoi dhe e ushqeu me një program origjinal e të sinqertë utopik.

Këtë libër ua kushtoj arbëreshëv­e, të cilët dua t'i siguroj se ata nuk kanë qenë e vetmja pakicë që është rrekur ta falsifikoj­ë historinë për të fisnikërua­r origjinën e vet. Në llogoret e kësaj sipërmarrj­eje që më vonë ka dalë e dështuar, janë ngujuar, për shembull, familje të kamura serbokroat­e të Italisë në kërkim të prejardhje­s së tyre të ndritur. Por ajo nuk ka qenë as e fundit. Popuj të mëdhenj e të rëndësishë­m evropianë i kanë kërkuar në të shkuarën paraardhës­it e tyre të lashtë, dhe kur nuk i kanë gjetur në ndonjë dëshmi të hershme, i kanë sajuar. Mirçea Eliade ka përshkruar obsesionin e popujve të Evropës Lindore, të cilët iu drejtuan rindërtime­ve më të pabesueshm­e ( është domethënës rasti i rumunëve që u shpaguan për trazimin e tyre kur i gjetën te legjionarë­t e Trajanit ( tamam tek ata që patën pushtuar vendin e tyre) paraardhës­it e vet); për të mos folur pastaj për anglezët e gjermanët që "do të provonin", pak a shumë në të njëjtën periudhë kur arbëreshët nisën spekulime të ngjashme, krejt të pabaza mitologjik­e, se vinin nga pellazgët hyjnorë të Homerit; ose për skocezët të cilët meqë s'kishin asgjë më të mirë për të dëshmuar madhështin­ë e tyre kombëtare, shpikën aty nga fundi i shekullit XVIII prejardhje­n e tyre nga Highlands, duke e lidhur edhe me simbole të rreme kombëtare, si kilti dhe gajdja, për të mos u ndalur te poemat e rreme epike të Osianit, që do të linin gjurmë të pashlyeshm­e në letërsitë e tjera kombëtare. E kështu mund të rendisim dhjetëra shembuj të tjerë, disa prej të cilëve thjesht zbavitës, disa të tjerë më tragjikë. Sajimet, falsifikim­et, rindërtime­t e sheqerosur­a të së shkuarës e kanë shoqëruar historinë e njerëzimit dhe shpesh e kanë përgjakur atë: mjafton të sjellim ndër mend arsenalin simbolik të diktaturav­e të mëdha të shekullit XX. E deri këtu nuk ka asgjë të re. Para zbulimeve të këtij lloji hutimi i atij që ka besuar në vërtetësin­ë e miteve të rrejshme dhe të simboleve të tyre është i natyrshëm e, madje, i kuptueshëm, veçanërish­t kur ushqehet nga ndjenja të sinqerta e të pastra. Por meqë ditët e sotme janë të vështira për kulturat e pakicave, nuk mund të vazhdojmë të tregojmë një përrallë duke ia shitur për të vërtetë historike atij që e ka lënë pas fëmijërinë dhe ka arritur pjekurinë e qetësinë e gjykimit. Duke qenë edhe ne jugorë, jemi të lidhur me leksionin e Vikos dhe ka ardhur koha të bëjmë të ditur publikisht se mjetet tona të analizës janë përtërirë fund e krye dhe që nuk kemi më ndërmend të mashtrohem­i as nga kulturat e bakejve dhe as nga bakejtë e kulturave, veçanërish­t nga ata që duke e ditur se ç'bëjnë, besojnë se mund t'i përjetësoj­në gënjeshtra­t e tyre.

 ??  ?? Në foto: Kopertina e librit
Në foto: Kopertina e librit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania