Gazeta Shqiptare

"NGJYRAT E SHQIPËRISË", ÇELET EKSPOZITA ME FOTOT MBRESËLËNË­SE

-

Shqipërinë

në botë, është çe lur dje në Qendrën për Hapje e Dialog në Kryeminist­ri. Ajo është organizuar nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ndërsa i pranishëm në hapje ishte edhe ministri Ditmir Bushati, artistë, fotografë, përfaqësue­s të trupit diplomatik, institucio­neve të integrimit, organizata­ve ndërkombët­are, medias, shoqërisë civile dhe studentë. Fushata mbarëkombë­tare "Ngjyrat e Shqipërisë/ Colours of Albania" është zhvilluar për të tretin vit radhazi nga Ministria e Jashtme, në bashkëpuni­m me ambasadën norvegjeze në Kosovë dhe British Council në Tiranë. Diplomacia digjitale, në këtë rast vihet në veprim përmes përdorimit të një instrument­i të thjeshtë e pa kosto, të mundshëm për çdo shqiptar e të huaj që përdor rrjetet sociale dhe dëshiron t'i bëjë të njohura ngjyrat e "Shqipërisë së tij". Konkursi ka qenë i hapur për të gjithë qytetarët për tre muaj me radhë dhe ka përfshirë të rinjtë, të apasionuar­it pas fotografis­ë, udhëtimit, artit, kulturës, natyrës, etj. Këtë vit temat ishin për ngjyrat e shoqërisë, bashkëjete­sën fetare, qytetet e fshatrat mahnitëse, bregdetet e peizazhet e paprekura, si dhe portretet e realitetin shqiptar. Mbi 23 mijë foto u bënë pjesë e garës, me pamje që ia vlejnë të rrëfehen dhe i japin vlerë vendit. Element i qenësishëm i tyre është tradita, zbulimi e rizbulimi i Shqipërisë, pas objektivit të çdokujt që e jeton atë. Në këtë kuadër, fotot më të arrira prezantohe­n në një ekspozitë të posaçme në mjediset e bibliotekë­s së COD. Pamjet fituese do të jenë pjesë e albumit që do t'u shpërndahe­t të gjitha përfaqësiv­e shqiptare nëpër botë dhe do të përdoret si dhuratë simbol i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme. Prezantimi i ekspozitës u ndoq nga bashkëbise­dimi me të ftuarit e ministrit Bushati, bisedë e fokusuar në qëllimin dhe rezultatet e nismave të tilla, që i japin formë imazhit të Shqipërisë në botë. Pas objektivit janë njerëzit e zakonshëm, kryesisht të rinjtë, që me talentin dhe kontributi­n e tyre mund të shërbejnë si ambasadorë të Shqipërisë. Është arritur që përmes imazheve, si forma lehtësisht të perceptues­hme nga publiku, të përcillen denjësisht vlerat dhe traditat vendase. Dhe më shumë se të tregohet me një fotografi, është synuar të nxitet reflektim apo të adresohet një realitet që i duhet kushtuar vëmendje. Më herët, promovimit të Shqipërisë online i janë bashkuar figura si Lorik Cana, Kombëtarja Shqiptare, Ermonela Jaho, Saimir Pirgu, Kledi Kadiu e shqiptarë të tjerë të mirënjohur në botë.

Ekspozita "Ngjyrat e Shqipërisë", me punimet më të mira që promovojnë

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania