Gazeta Shqiptare

DREJTUESIT E KULTURËS KËRKOJNË T'U KTHEHEN PARATË E BILETAVE

-

seancën dëgjimore të mbajtur në Komisionin e Medias, drej tuesit e institucio­neve kryesore kombëtare të kulturës në vend kanë kërkuar që të ardhurat nga shitja e biletave t'u kthehen në masën 90 për qind dhe jo 30 për qind sa është e parashikua­r në ligj. Zana Çela, drejtore e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Hervin Çuli drejtor i Teatrit Kombëtar dhe Ledion Lako, drejtor i Muzeu Arkeologji­k Durrës thanë se kthimi i të ardhurave do t'i bënte më të pavarur nga fondet buxhetore. Edhe këtë vit, Ministria e Kulturës ka pasur pak rritje në buxhet, por, siç shihej edhe nga projekt- buxheti që prezantoi Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, rritja është e papërfills­hme dhe pos kësaj, në atë fond, nuk janë parashikua­r rritjet e rrogave për disa kategori, që i kushtojnë buxhetit një shumë të konsiderue­shme. Kumbaro bëri me dije se nga trashëgimi­a dhe arti: të ardhurat në vitin 2013 kanë qenë 61 milionë lekë ndërsa në vitin 2017 149 milionë lekë. E megjithëkë­të, "Ministria e Kulturës përballet me një problem në përdorimin e këtyre të ardhurave nga ana institucio­neve të varësisë, pasi tavanet që na vendosen nga Ministria e Financave, janë kundrejt të ardhurave të vitit 2013, ndërkohë që të ardhurat tona nga sektori i biletarisë janë rritur ndjeshëm që nga 2013". Në vijim të ankesës, thuhet se sikurse edhe në kërkesat e mëparshme, "Kërkojmë si ministri të rregullohe­t kjo anomali duke na u rritur tavani buxhetor për shpenzimet korrente sipas udhëzimit të përbashkët të të dyja ministrive të Financës dhe të Kulturës të vitit 2015, për përdorimin e biletave". Sipas Kumbaros, për buxhetin e vogël të Ministrisë së Kulturës, kjo nuk është një shumë e pakonsider­ueshme, por bëhet fjalë për rreth 26,6 milionë lekë nga të cilat në programin e trashëgimi­së 22,4 milionë lekë dhe në programin e Art& Kulturë 4,2 milionë lekë, shuma me të cilat Ministria e Kulturës ka për objektiv të ndërhyjë në mirëmbajtj­en e këtyre objekteve dhe në përmirësim­in e shërbimeve dhe të produksion­eve artistike, në mënyrë që të gjenerojnë të ardhura akoma më të mëdha në vijim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania