Gazeta Shqiptare

Financieri i "Habilajve", gjykata lë në burg Nazer Seitin

40- vjeçari mohon akuzat, kërkon ekstradim

-

TIRANE- Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda rrëzoi dje kërkesën e Nezar Seitit për të fituar lirinë duke lënë në fuqi masën e dhënë ndaj tij një javë më parë. Seiti, i njohur si "financieri" i grupit kriminal "Habilaj", do të vazhdojë të qëndrojë në qeli. Ndaj Seitit rëndon edhe masa e sigurisë arrest me burg me nga 20 ditë afat, për qëllim ekstradimi, masë kjo e dhënë nga shkalla e parë e Dhomës Penale në Tiranë. Por me vendimin e sotëm të Apelit të Krimeve të Rënda, ai mbetet në Shqipëri deri në përfundim të hetimeve. Sipas hetimeve të prokuroris­ë së Katanias, Seiti është personi që shpërndant­e fitimet që vinin nga aktiviteti kriminal i anëtarëve të grupit "Habilaj". Fiti- me të cilat përfitohes­hin nëpërmjet trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Më herët Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në pyetje të dyshuarin si bashkëpunë­torin e ngushtë të Moisi Habilajt, Nezar Seitin. Marrja në pyetje ka ardhur pasi Krimet e Rënda kanë siguruar dosjen e Nezar Seitit, të ardhur nga prokuroria e Katanias. Krimet e Rënda e kanë pyetur Nezarin për përgjimet dhe rolin e tij në trafikun ndërkombët­ar të drogës. Seiti ka pranuar para prokurorëv­e të Krimeve të Rënda se ka lidhje krushqie me Habilajt, pasi gruaja e tij i ka kushërinj. Gjithashtu, ai ka thënë se ka udhëtuar shpesh drejt Italisë në kërkim të punëve të ndryshme, dhe se kthehej shpesh në Shqipëri për të parë prindërit e moshuar, që banojnë në Vlorë. Lidhur me trafikun e drogës, dhe rolin e tij si bashkëpunë­tor i Moisi Habilajt, Nezar Seiti ka mohuar akuzën duke preferuar të mos japë shpjegime. Ai ka kërkuar që të gjykohet në shtetin fqinj, ku janë ngritur akuzat e para, duke i thënë "po" ekstradimi­t.

 ??  ?? Jael Çela
Jael Çela
 ??  ?? Alban Çela
Alban Çela
 ??  ?? Gjergj Kohila
Gjergj Kohila
 ??  ?? I arrestuari Nazer Seiti
I arrestuari Nazer Seiti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania