Gazeta Shqiptare

Zgjedhja e anëtarëve të KED, Kuvendi hedh shortin më 7 dhjetor

Presidenti, letër ligjvënësv­e për të zgjidhur ngërçin e krijuar

-

Kuvendi

lajmëroi dje, hapjen e procedurav­e për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit për Emërimet në Drejtësi. Ky këshill e mbaroi mandatin kushtetues 1 vjeçar pa kryer asnjë punë. Më 7 dhjetor, ora 10: 00, Kuvendi, në selinë e tij, do të hedhë shortin për të zgjedhur 9 anëtarët e rinj të Këshillit për Emërimet në Drejtësi që do e mbajnë këtë detyrë deri në 1 janarin e vitit 2019. Sipas Kushtetutë­s dhe ligjit, ky këshill përbëhet nga dy gjyqtarë nga Gjykata Kushtetues­e, një gjyqtar nga Gjykata e Lartë, një prokuror nga Prokuroria e Përgjithsh­me, dy gjyqtarë dhe dy prokurorë nga gjykatat e apelit, si dhe një gjyqtar nga gjykatat administra­tive si dhe anëtarët zëvendësue­s. Presidenti i Republikës i kërkoi Kuvendit të ndërhyjë për të zgjidhur ngërçin e krijuar me shor- tin për KED- në. Në kushtet kur nuk janë ngritur ende KLGJ dhe KLP, Meta shpjegon se e ka të pamundur që të marrë kandidatur­at e nevojshme për t'i hedhur në short brenda datës 5 dhjetor, që parashikon ligji. Në këto kushte, Kuvendi ka vendosur ta zgjidhë vetë problemin, duke njoftuar hedhjen e shortit më datë 7 dhjetor. Vonesat në ngritjen e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë po pengojnë të gjithë zinxhirin e institucio­neve të reja të reformës në drejtësi. Një prej tyre është pikërisht KED, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, për të cilin Presidenti i Republikës duhej të hidhte në short kandidatët e përcjellë nga KLGJ dhe KLP. Shorti do të drejtohet nga kryetari i Kuvendit me pjesëmarrj­en e Avokatit të Popullit, përfaqësue­sve të gjykatave dhe prokuroris­ë, përfaqësue­s të grupeve parlamenta­re, diplomatëv­e dhe medias. Këshilli për Emërimet në Drejtësi është një organ i rëndësishë­m në zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetues­e dhe Inspektori­t të Lartë të Drejtësisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania