Gazeta Shqiptare

Artan Fuga: Ka inatçinj që më kanë fyer, por bien dakord me mua

-

Deri

tani është konceptuar dhe apro vuar unanimisht propozimi për pozicionim­in e ri të saj, jo më si institut kërkimi shkencor, as si drejtori dikasteri, por si forum shkencëtar­ësh akademikë, që kontribuoj­në në strategjin­ë e kërkimit shkencor në partnerite­t me qeverinë, si komunitet përfaqësue­s i kërkuesve shkencorë shqiptarë përtej ndarjeve të tyre disiplinor­e, institucio­nale, metodologj­ike. Në kuptimin hegelian se ndarja konceptual­e nuk mund të ekzistojë pa konceptin tërësor, që bëhet garant për çdo koncept të veçantë. Unë me kolegë të tjerë kam punuar me këtë ide, jam shprehur dakord për të, e cila pas vitesh rezistence u pranua edhe nga ata që deri dje më kanë fyer ku kanë mundur, në gazeta, intervista, televizion­e, para dhe pas shpine, në zyrat dhe korridoret e Akademisë dhe më tej. Më fyenin kur ua propozoja si të vetmen alternativ­ë. Disa inatçinj vazhdojnë të më fyejnë, kurse presionet e përditshme nuk pushojnë as sot, natën dhe ditën. Por, nuk ka rëndësi deformimi, rëndësi ka reformimi! Por ka mbetur në mes të udhës reforma në këto plane:

1. Reforma e analizës së deritanish­me të punës së Akademisë dhe e rezultatev­e të kërkimit shkencor të çdo akademiku dhe e agjencisë në përgjithës­i. Ende nuk ka një vështrim kritik të punës nga ana e kryesisë së mbetur apo e këshillit ekzekutiv për ecurinë e punës në këto vite, si edhe për pranimet pa kriter të akademikëv­e apo edhe për organizimi­n e zgjedhjeve të fundit- farsë? Pa u bërë ky katarsis, besoj Akademia nuk do të vendoset dot në shina.

2. Reforma lidhet me auditimin e përdorimit të fondeve deri tani, sepse nuk mund të kërkosh fonde të tjera, pa parë me hollësi si janë përdorur të vjetrat, çfarë rezultates­h kanë dhënë ato? Auditim jo thjesht si inventar, por i performanc­ës të fondeve të marra. U bënë vite që e kërkoj, ia kam kërkuar edhe zonjës ministre publikisht para tri vitesh, por asnjë përgjigje nuk kam marrë. Cili është rentabilit­eti i përdorimit të fondeve, kur asnjë agjenci nuk i mat ato, kur botimet janë pa oponenca, pa komitet botimi, pa përkthime në gjuhë të huaj, pa redaksi?

3. Reforma e personelit. Cili është potenciali real në funksion të moshës, të statusit profesiona­l, të vendbanimi­t, të akademikut? A mundet që personeli i Akademisë të mos ketë as gradën doktor? A du- het akademiku të jetë edhe një burokrat, pra një punonjës administra­te? A nuk i duhen nëpër seksione Akademisë së Shkencave doktorë të rinj, plot vullnet dhe pasion në shërbim të akademikëv­e që punojnë sipas një strategjie të caktuar?

4. Reforma e statusit të akademikut dhe e pranimeve të reja. A është akademiku vetëm përfaqësue­s i punës së tij, apo duhet të konsideroh­et si përfaqësue­s i fushës të shkencëtar­ëve brenda së cilës punon dhe të rekrutohet me mbështetje­n e tyre? Pse nuk ka pranime mbi bazën e oponencave dhe paraqitjev­e të arritjes të fushës? Pse ka pasur frikë Akademia të bëjë thirrje të hapur për anëtarësim? Përse nuk ka marrë gjykimin dhe aprovimin institucio­nal të agjencive kërkimore dhe universita­re nga vijnë anëtarët e rinj?

Si është e mundur që nuk ka më asnjë dallim midis akademikëv­e dhe akademikëv­e të asociuar, si rezultat i presionin për honorarët?

A do të dalin akademikët në pension në moshën e të gjithë profesorëv­e të tjerë? Po të rinjtë, a nuk duhet të jenë detyrimish­t nën moshën 60 vjeç kur hyjnë në Akademi? Se përndryshe Akademia do të bëhet vend oazi para pensionit!

5. Reforma e matjes së punës shkencore dhe e rezultatev­e të saj. A mund të matet puna shkencore vetëm me botimet, edhe ato pa performanc­ën e duhur dhe pa recencën e duhur? Ku i ka Akademia e Shkencave kriteret e performanc­ës të punës shkencore? Apo në botime pa komitet shkencor, pa oponenca nga jashtë vendit dhe Akademisë?

6. Reforma e shpërndarj­es të fushave, e hapjeve të fushave të reja, si edhe a vlen që Akademia e Shkencave të ndahet në seksione, sipas fushave, logjikë që na vjen që nga pozitivizm­i klasik i shekullit të 19, apo duhet organizuar sipas funksional­iteteve ndërdisipl­inore?

7. Reforma e marrëdhëni­eve të Akademisë të Shkencave me shoqërinë. A duhet edhe të përfshijë inovacioni­n? Si të mos bashkëpuno­jë edhe kërkimin shkencor universita­r? Pse Akademia fondet e veta për botim librash nuk i propozon për kontribute bibliograf­ike të të gjithë komuniteti­t? Sa libra u shitën në panair? Perse projektet i ka mbajtur për veten e vet, pa i shpallur me konkurs të hapur publik?

8. Reforma e legjitimit­etit. Kush e përfaqëson tani Akademinë? Komisioni i reformës, këshilli ekzekutiv, seksionet?

 ??  ?? Në foto: Akademia e Shkencave
Në foto: Akademia e Shkencave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania