Gazeta Shqiptare

Dosja "Habilaj", dekonspiro­het operacioni, dëshmon kreu i SHÇBA

Në kërkim 3 ish- zyrtarët, MB: Nga kontrollet në banesë gjetëm prova me vlerë 8 zyrtarë të tjerë të policisë, nën hetim

- Ina Allkanjari

Pas lëshimit të urdhër arresteve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për 3 ish- zyrtarët e lartë të policisë së Vlorës, në kuadër të hetimit të dosjes "Habilaj", policia ngre dyshime se operacioni është dekonspiru­ar. Kjo për faktin se nuk është kryer ende asnjë arrestim, pasi asnjë nga ish- zyrtarët nuk është gjetur. Bëhet me dije se dje Prokuroria për Krimet e Rënda ka thërritur për të dëshmuar drejtorin e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit, Eduart Merkaj, lidhur me dyshimet për dekonspiri­min e aksionit. Ndërkohë, kontrollet e ushtruara në banesat e ish- zyrtarëve Jaeld Çela, Gjergj Kohila dhe Sokol Bode janë sekuestrua­r prova materiale të konstatuar­a si me vlerë për hetimet e mëtejshme dhe i janë dërguar zyrtarisht Prokuroris­ë për Krimet e Rënda, Tiranë. Sakaq, burime nga prokuroria deklarojnë se janë edhe 8 zyrtarë të tjerë nën hetim për trafik të lëndëve narkotike.

HETIMET

Ministria e Brendshme reagon për herë të parë pas lëshimit të urdhër- arresteve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për tre ish- zyrtarët duke sqaruar se pavarësish­t kontrollev­e të ushtruara në banesa dhe vende ku dyshohet se mund të strehohesh­in ish- zyrtarët Çela, Bode dhe Kohila, nuk është bërë e mundur gjetja dhe ndalimi i tyre. 3 ish- zyrtarët janë shpallur në kërkim dhe ka dyshime të forta se janë larguar jashtë vendit. Gjithashtu, ndaj tyre është marrë vendim për përjashtim nga radhët e Policisë së Shtetit. Mësohet se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka kërkuar sqarime nga vartësit e tij, pasi dyshohet se oficerë apo zyrtarë të tjerë dekonspiru­an operacioni­n, ku u bë i mundur dhe largimi i ish- zyrtarëve. Bëhet me dije se shumë pak persona kanë pasur dijeni për emrat e ish- zyrtarëve që kërkoheshi­n për t'u arrestuar. Ndërkohë, kreu i prokuroris­ë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmata­j ka thërritur mëngjesin e së enjtes Edi Merkaj, drejtuesin e Shërbimit të Ankesave dhe Çështjeve të Brendshme. Merkaj është kërkuar për të analizuar arsyet e moskoordin­imit mes institucio­neve, gjë e cila u krijoi mundësinë tre ish- drejtuesve të policisë të zhduken pa gjurmë. Në datë 22 nëntor 2017, rreth orës 10: 30 minuta, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ( SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme ka marrë nga Prokuroria për Krimet e Rënda dy urdhra- ndalimi dhe një vendim të Gjykatës për Krimet e Rënda, për masë sigurie në mungesë "Arrest në burg". Urdhër- ndalimet janë nxjerrë për shtetasit: Jaeld Çela, ish- drejtor i Policisë Vendore Vlorë, liruar nga detyra dhe nxjerrë në dispozicio­n që prej muajit prill 2017, i dyshuar për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Trafikim të narkotikëv­e", të kryer në bashkëpuni­m në formë të posaçme të grupit të struktu- Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka kërkuar sqarime nga vartësit e tij, pasi dyshohet se zyrtarë të tjerë dekonspiru­an operacioni­n, ku u bë i mundur edhe largimi i ish- zyrtarëve. Bëhet me dije se shumë pak persona kanë pasur dijeni për emrat e ishzyrtarë­ve që kërkoheshi­n për t'u arrestuar.

ruar kriminal. Gjergj Kohila, ish- shef i Sektorit Kundër Krimit të Organizuar në Vlorë, liruar nga detyra dhe nxjerrë në dispozicio­n që prej muajit maj 2017, i dyshuar për veprat penale "Kultivimi i narkotikëv­e" dhe "Grup i strukturua­r kriminal". Vendimi i gjykatës në mungesë për masën e sigurisë "Arrest në Burg" është nxjerrë për shtetasin Sokol Bode, ish- shef i Postës së Policisë Kufitare Dhërmi, Vlorë, i pezulluar nga detyra në datë 25 tetor 2017, i dyshuar për veprat penale "Kultivimi i narkotikëv­e" dhe "Grup i strukturua­r kriminal".

 ??  ?? Habilaj me një ndër policët e shpallur në kërkim
Habilaj me një ndër policët e shpallur në kërkim
 ??  ?? ( Në rreth)
( Në rreth)
 ??  ?? Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ( në mes)
Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ( në mes)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania