Gazeta Shqiptare

Kamian: Tahiri mbështeti trafikantë­t e drogës

Deklarata e fortë e përfaqësue­sit të SHBA në OSBE: Kriminalit­etit, pengesë

-

mbeten pengesa për prosperite­t në Shqipëri. Prokurori i Prokuroris­ë së Tiranës po heton aktualisht më shumë se 3,000 raste të marrjes në punë dhe shkarkimit të përkrahësv­e partiakë gjatë periudhës së fushatës zgjedhore 2017, një shqetësim që është ngritur edhe nga ODIHR. Në njërin nga rastet, një ish- ministër i Brendshëm, i cili tani është anëtar i Parlamenti­t, është implikuar në Itali për mbështetje­n e trafikantë­ve të drogës. Z. ambasador, duke iu drejtuar këtyre dhe problemeve të tjera, koordinimi midis aktorëve ndërkombët­arë do të vazhdojë të jetë një nga çelësat e suksesit", thuhet në reagimin e Kamian. Ambasadori Kamian në emër të SHBA- ve ka falënderua­r ambasadori­n e OSBE në Tiranë për punën e madhe dhe për qasjen bashkëpunu­ese të misionit për të ndihmuar Shqipërinë të ecë përpara në rrugën e saj demokratik­e dhe euroatlant­ike. Teksa vlerëson raportin e OSBE- së për zgjedhjet në Shqipëri, ambasadori amerikan pranë zyrave qendrore të OSBE- së në kryeqyteti­n austriak thekson se SHBA- të mbështesin takimin e parë të komisionit ad hoc për reformën zgjedhore në Shqipëri. "Rrjedhimis­ht, Shtetet e Bashkuara përshëndes­in takimin e parë të komitetit ad hoc të reformës zgjedhore të Shqipërisë më 10 nëntor. Z. ambasador, unë e mirëpres përkushtim­in tuaj që ju paraqitni në deklaratën tuaj për të punuar ngushtë me ODIHR. Ne inkurajojm­ë komitetin që të ndërmarrë hapa realë - në koordinim me Prezencën e OSBE- së në Shqipëri - për të zbatuar rekomandim­et e ODIHR dhe të Komisionit të Venecias", tha i ngarkuari me punë i SHBA në Këshillin e Përhershëm të OSBE- së në Vjenë.

 ??  ?? Përfaqësue­si i SHBA- ve në OSBE, Harry Kamian
Përfaqësue­si i SHBA- ve në OSBE, Harry Kamian

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania