Gazeta Shqiptare

"Habilaj", Rama: Xhafaj, kallëzim penal për dekonspiri­m

Kryeminist­ri: Tahiri, një "vemje" nëse drejtësia provon akuzat. Nuk tërhiqem nga përgjegjës­ia "Numri i personave që kanë pasur dijeni është i kufizuar"

-

Kryeminist­ri Edi Rama deklaroi dje se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj do të bëjë sot një kallëzim penal për ata që kanë dekonspiru­ar operacioni­n për arrestimin e ish- drejtuesve të lartë të policisë së Vlorës. Në një intervistë në "360 Gradë" në "Ora News", Rama tha se është një grup i vogël që kanë dijeni për çështjen. Po kështu, kryeminist­ri u shpreh se i qëndron deklaratës se nëse Saimir Tahiri shpallet fajtor nga prokuroria, është një "vemje", ndërsa nuk preferoi të komentonte deklaratën e ambasadori­t të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Vjenë. "Ministri i Brendshëm nesër sot) do të materializ­ojë një kallëzim penal për të kërkuar një hetim të plotë për dekonspiri­min e sekretit hetimor në rastin konkret, duke përfshirë të gjithë ata që kanë pasur dijeni, përfshirë edhe vetveten dhe duke vënë në dispozicio­n të organeve të hetimit të gjithë gatishmëri­në e palës që përfaqëson pushtetin ekzekutiv dhe policinë, duke kërkuar të vihen në gatishmëri për hetimin edhe të tjerët edhe ai vetë. Numri i personave që kanë pasur dijeni për operacioni­n është i kufizuar dhe është mundësia për të pasur hetim për të shkuar Përfaqësue­si

i SHBA- ve në OSBE, Harry Kamian deklaroi në Vjenë se, "korrupsion­i dhe kriminalit­eti mbeten pengesat për zhvillimin e Shqipërisë". Ai foli edhe për çështjen "Tahiri", në një koment që erdhi si përgjigje e raportit të mbajtur para tij nga kryetari i Prezencës së OSBE- së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt. "Në një situatë të tillë, një ish- ministër i Brendshëm, i cili tani është anëtar i Parlamenti­t, është implikuar në Itali për mbështetje­n e trafikantë­ve të drogës", - tha i ngarkuari me punë i SHBA në Këshillin e Përhershëm të OSBE- së në Vjenë. "Korrupsion­i dhe kriminalit­eti në të vërtetë drejt dekonspiru­esit", u shpreh kryeminist­ri Rama. I pyetur nëse do të ketë hetim edhe për opozitën, Rama u shpreh: "Unë po them diçka shumë të thjeshtë. Është një rast, i cili për fat të keq del në media përpara se sa të materializ­ohet një operacion. Në rastin konkret ekziston dyshimi i arsyeshëm që është dekonspiru­ar operacioni. Ajo që duhet të bëjë ministri i Brendshëm është të kërkojë hetim për rastet e përsëritur­a. Nuk bëhet fjalë për të kallëzuar opozitën dhe median, por personat në dijeni për operacioni­n. Ministri i Brendshëm nuk autorizon hetime, bën një kallëzim penal. Dihet kush janë me emër dhe mbiemër dhe është po ashtu edhe pala e prokuroris­ë, sepse jemi në një situatë qesharake, ku qytetarëve u serviret një mish- mash me gjysmë të vërteta. Në rastin konkret, numri i personave që kanë pasur dijeni është i kufizuar", theksoi Rama. Kryeminist­ri sqaroi se në këtë kallëzim, "nuk ka asnjë tërheqje nga përgjegjës­ia, por domosdoshm­ëri për t'i shkuar deri në fund një hetimi për raste kur mediat apo podiumet politike kanë marrë përsipër të bëjnë gjyqe politike me të ashtuquajt­ura burime". I pyetur nëse e kanë gënjyer për Tahirin, Rama u shpreh: "Këtë do ta tregojë drejtësia". "Nëse drejtësia do të provojë të kundërtën e atyre për të cilat unë e kam mbështetur vazhdimish­t dhe i kam dhënë besim maksimal I ftuar në emisionin "Të Paekspozua­rit" të gazetarit Ylli Rakipi në "News 24", deputeti i PS, Ulsi Manja komentoi 3 urdhër arrestet e prokuroris­ë për 3 ishzyrtarë­t e policisë. "Është një situatë normale në gjykimin tim, pasi ka 27 vite që nuk është zbatuar ligji dhe opinioni publik nuk ka qenë mësuar me këto lajme. Ky është një procedim i filluar që në 2016- ën dhe uroj të mos jetë thjesht me materialet e përkthyera të ardhur nga Katania, por të ketë prova nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Një oficer policie duhet të dorëzohet para drejtësisë lidhur me ato akuza që ngarkohet", - tha ai.

Saimir Tahirit, i qëndroj 100% asaj që kam thënë. Atëherë ai është jo ai që unë kam besuar, por një njeri që meriton fjalën vemje", u shpreh kreu i qeverisë. Kreu i qeverisë pohoi se, "nuk kemi asnjë hetim ndërkombët­ar dhe as tërheqje misterioze të shefit të Shërbimit. Ka një hetim të brendshëm". Sa u përket reagimeve të ndërkombët­arëve, Rama tha: "Reagimi im dhe i PS- së është në përputhje të plotë me reagimet ndërkombët­are". Kreu i qeverisë tha se sa u përket përgjimeve, "prokuroria e Katanias nuk ka nxjerrë asgjë. Ato përgjime janë në dosjen e mbyllur hetimore dhe prokuroria ia çoi gjykatës. Ato përgjime janë nxjerrë në median shqiptare. Unë kam një qëndrim të qartë. Mbi këtë çështje nuk komentoj për përmbajtje­n, nuk komentoj për

fajësinë apo pafajësinë e kujtdo sot dhe nesër që ka një çështje për të zgjidhur me drejtësinë. Unë nuk jam Saliu, që sulmonte prokurorin­ë kur prokuroria ngrinte akuzë për ministrat e tij", theksoi Rama. I pyetur për deklaratat e përfaqësue­sit të SHBA- ve në OSBE, Rama tha: "Nuk është i pari që e thotë. Nuk jemi ne që themi se krimi dhe korrupsion­i nuk e pengon Shqipërinë. Ky është një qëndrim i thjeshtë në OSBE. Di që ishministr­i është nën hetim në Shqipëri dhe jo Itali dhe për sa kohë hetimi nuk ka dhënë këtë rezultat, nuk jam dakord me këtë shprehje".

KRIMI

Ai përsëriti vlerësimet për punën e Policisë së Shtetit në luftën kundër drogës dhe kriminalit­etit. "Gjatë këtij viti, policia ka shifrën më të lartë të zbulueshmë­risë së krimeve në his- torikun e shifrave dhe këtë vit, Shqipëria ka numrin më të ulët të vrasjeve. Për sa i përket rastit konkret, unë nuk dua të bëj replika", u shpreh Rama. I pyetur për rastin e "Balilit", kryeminist­ri tha: "Ka edhe raste të tilla dhe nuk ekziston në asnjë shtet që të ketë kapje 100% të autorëve të kërkuar. Për rastin konkret, unë nuk dua të bëjë replika me opozitën. Opozita është në një proces të vetin dhe nëse ka një subjekt që është dukshëm në drejtim të paditur, është opozita".

Rama vuri në dukje edhe raportin e mbjelljes së kanabisit në Shqipëri që nga viti 1991 dhe të dhënat që janë të Guardia di Finanza. "Asnjëherë nuk e kam mohuar problemin. Unë kam qenë dhe jam edhe sot tërësisht refuzues të politizim ekstrem dhe njollosjes së vendit ndaj një opozite, që kujton se gjeti çelësin e derës së pushtetit dhe e gjeti. Në rastin konkret, me ministrin e Brendshëm italian nuk jam takuar, sepse kam pasur një angazhim të ndërmarrë më parë. Me Guardia di Finanza kemi rezultate spektakola­re. Është e vërtetë që po Guardia di Finanza thotë se vitin e shkuar janë shkatërrua­r nga ato që janë identifiku­ar, 98% e kanabisit", theksoi Rama.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania