Gazeta Shqiptare

"Tahiri", Prençi: Prokuroria është e vonuar, provat i kishte para Italisë

"Ambasadori Lu di detaje të tjera dhe si funksionoj­në grupet dhe familjet mafioze" "Paratë e krimit mund të përdoren për terrorizëm"

- Valentina Madani

Ahmet Prençi, ishdrejtor­i i Policisë së Shtetit jep alarmin se krimi i organizuar ka para në dorë më shumë se buxheti i shtetit, çka sipas tij e cenon sigurinë kombëtare. Z. Prençi paralajmër­on përmes "Gazeta Shqiptare" se këto para mund të kanalizohe­n dhe për terrorizëm, pasi janë krejt të qetë e të sigurt në përdorimin e tyre. Z. Prençi flet për "peshqit e mëdhenj" të krimit, për të cilët thotë se ambasadori Lu di shumë detaje për ta, dosjen "Habilaj" dhe implikimin e ish- ministrit të Brendshëm me krimin, fletarrest­et për zyrtarët e lartë të policisë. Z. Prençi shpreh rezerva për punën e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, ndërsa akuzon policinë për lidhjet me bandat kriminale.

Z. Prençi, si ish- drejtues i Policisë së Shtetit, si e vlerësoni situatën e rendit në vend?

Për mendimin tim, situata e rendit dhe e sigurisë publike në vend është në gjendje kritike. Zhvillimet e fundit, në një mënyrë ose tjetër, drejtpërdr­ejt apo tërthorazi kanë shkaktuar një tërmet të jashtëzako­nshëm në institucio­net e sigurisë. Policia është në një presion të papreceden­t. Nuk diferencoj­më dot punonjësin e policisë të përfshirë në vepra kriminale, me punonjësin e ndershëm të organizatë­s së policisë. Imazhi i policisë sot është në nivelet më të ulëta. Po të kapim vetëm aspektin e policisë si një nga institucio­net me peshë specifike më të madhe të luftës kundër krimit, e shikoj si një organizatë të tulatur, të çorganizua­r në misionin e saj, të pamotivuar dhe e pamundur për të kryer rolin që i jep Kushtetuta dhe ligji i Policisë së Shtetit. E them këtë, pasi për rreth 4 vjet u drejtua nga një ministër aventurier, që mori atributet e drejtimit politik dhe teknik të policisë, krijoi një kasë drejtuesis­h policie me orien- tim të qartë, për ta inkriminua­r policinë dhe gjithë shoqërinë me veprën e turpshme e kriminale, të kanabizimi­t të gjithë vendit. Kjo u realizua me një platformë të pastër shtetërore. Të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit që nuk kanë përfituar nga ky aktivitet i jashtëligj­shëm ( që janë shumica), por kanë përjetuar dhe parë se si u zhvillua gjithë ky aktivitet, janë të shokuar, janë

"TAHIRI"

"Provat për Tahirin, Prokuroria shqiptare i ka pasur pa ardhur dosja nga Italia, pa përgjimet e Habilajve, pa ' Audi'- n e famshëm, pa Zaganin e oficerë të tjerë kurajozë, që u ndëshkuan se thanë të vërtetën për lidhjet e ish- ministrit me trafikun e drogës, pa patentat e milionat e eurove që iu duken para xhepi", tha z. Prençi.

të pamotivuar dhe të denigruar në punën dhe misionin e tyre. Me një pjesë të mirë që kam kontaktuar, ata shprehen se me situatën e krijuar ndjehen të turpëruar që janë pjesë e kësaj organizate. Punonjësit e ndershëm të policisë kanë parë se si drejtuesit e tyre janë bërë njësh me drejtuesit e grupeve kriminale të trafikut të drogës, dinë paratë e pista që kanë përfituar dhe sot nuk kemi asnjë prej tyre të arrestuar. Asnjërit prej tyre nuk u janë sekuestrua­r paratë dhe asetet që kanë përfituar nga ky aktivitet kriminal. Të mos harrojmë që janë mbjellë 219 000 ha tokë me kanabis sativa, tonelata të kapura nga autoritete­t italiane, greke e vende të tjera të Europës. Dhe këto tonelata janë vetëm 10% e sasisë, pasi 90% e sasisë kanë vajtur në destinacio­nin e dëshiruar nga trafikantë­t. Po të shikosh përfitimin e parave nga kanabisi, heroina dhe kokaina, në Shqipëri krimi i organizuar ka para në dorë, gati më shumë se buxheti i shtetit. Ky është cenimi më serioz i sigurisë kombëtare. Me këto para krimi i organizuar nuk sjell të mira publike në rrugë, në paga e pensione; por blen pushtet, blen drejtësinë, konkurron e falimenton çdo biznesmen të ndershëm, vret dhe realizon qëllimet e veta kriminale. Këto para mund të kanalizohe­n edhe për terrorizëm, pasi janë krejt të qetë e të sigurt në përdorimin e këtyre parave.

Ka të drejtë ambasadori Donald Lu kur flet për ekzistencë­n e 4 grupeve kriminale dhe 20 familjeve mafioze në Shqipëri, ndërkohë që në janar ka kërkuar arrestimin e "peshqve të mëdhenj"?

Mbështes përpjekjet e ambasadori­t amerikan Lu dhe të gjithë faktorin ndërkombët­ar, që kërkojnë produkt konkret në luftën kundër krimit të organizuar. Rëndësi themelore ka që ligji të veprojë i barabartë për të gjithë, i shtrirë në kohë dhe hapësirë dhe të mos politizohe­t asnjë proces ligjor. E kam thënë edhe herë tjetër që ambasadori Doland Lu, i cili bën këtë deklaratë di dhe detaje të tjera se kush janë dhe si funksionoj­në këto grupe kriminale dhe familje ma- fioze. Krimi mund të marrë revansh dhe të jetë më i fuqishëm se shteti në momente të caktuara, por gjithmonë strukturat shtetërore e kanë fituar luftën me krimin. Në situatën e tanishme si asnjëherë i kemi bashkë krimin dhe pushtetin, funksionoj­në bashkë, ndajnë punë publike bashkë, kultivojnë e trafikojnë drogën bashkë. Në kushtet kur shteti dhe krimi janë bashkë dhe shkëmbejnë favore mes tyre, kemi të bëjmë me mafie. Prandaj është situatë alarmante, është situatë shumë e vështirë që po kalon vendi. Pse në janar arrestimi i kapove të krimit në Shqipëri?! A është normale që institucio­net ligjzbatue­se të shtetit të zhvillojnë këtë luftë me muaj dhe fushata, ndërkohë që në çdo sekond të ditës dhe natës, në të gjithë muajt e vitit ata paguhen nga shoqëria shqiptare për të përmbushur misionin e tyre, pra për të parandalua­r, hetuar, arrestu-

AMBASADORI

"Ambasadori Doland Lu di edhe detaje të tjera se kush janë dhe si funksionoj­në këto grupe kriminale dhe familje mafioze. Krimi mund të marrë revansh dhe të jetë më i fuqishëm se shteti në momente të caktuara, por gjithmonë strukturat shtetërore e kanë fituar luftën me krimin", tha z. Prençi. ar e dënuar këta kriminelë, që duke shkelur ligjin, kryejnë krime, pasurohen, marrin peng të ardhmen e vendit dhe u dashka të presim afate për të goditur veprimtari­në e tyre! Pse në 5 vite nuk u arrestua asnjë nga këta koka të krimit?! Ligji duhet të veprojë njëlloj në të gjithë vendin dhe forca e tij në çdo kohë godet cilindo që përfshihet në aktivitet kriminal.

Sipas jush, ka dijeni Policia e Shtetit për grupet kriminale dhe çfarë ka bërë policia për goditjen e tyre? Po lidhja e krimit me politikën?

Organizata e policisë është e tulatur nga ajo që ka ndodhur këto vite. Në magazinën e të dhënave që ka Policia e Shtetit dhe që e pasuron në çdo moment, ka informacio­n për gjithçka dhe për këdo që ka tendencë e prirje për të kryer krime. Problemi thelbësor është vullneti politik dhe këtë më mirë se askush tjetër e ndjejnë punonjësit e Policisë së Shtetit. Ky vullnet i ka munguar totalisht policisë. Mendoj që të dhënat dhe informacio­net janë, por fakti që për 5 vjet policia nuk ka arrestuar asnjë nga anëtarët e familjeve mafioze apo krerë të grupeve kriminale tregon se ajo i ka duart e lidhura pikërisht nga vullneti politik. Punonjës policie kanë parë, dëgjuar, nuhatur që në fillim frymën e ministrit të Brendshëm që themeloi "policinë që duam" dhe kanë parë çdo ditë se çfarë synimi kishte ai ministër me drejtues policie të emëruar prej tij. Policia e di më së miri se kush ka akses për të fituar tenderë publikë në të katërta anët e vendit, di më së miri se kë mbron ministri e kryeminist­ri, kë takojnë; dinë se si i shtojnë pasuritë e si i shpenzojnë paratë e fituara në rrugë të paligjshme. Kjo polici ka qenë në kohën që unë isha pjesë e saj, që në Itali për një vit u kapën 4 kg kanabis, po kjo polici është sot që në Itali kapen tonelata në javë. Kjo polici është keqpërdoru­r dhe e shantazhua­r nga bota e krimit e lidhur ngushtësis­ht me politikën.

Si e konsideron­i dosjen "Habilaj" dhe çfarë informacio­nesh keni pasur ju në kohën kur drejtonit Policinë e Shtetit?

Dosja "Habilaj" ka të bëjë me trafikun ndërkombët­ar të drogës. Në kohën që kam drejtuar unë Policinë e Shtetit, siç e thashë më lart, bazuar në statistika­t e policisë italiane, në një vit janë kapur 4 kg drogë. Vetëm Habilajt në këtë periudhë që flasim kanë trafikuar tonelata. Unë nuk shikoj krahasim për sa i përket këtij fenomeni. Ne, me autoritete­t ligjzbatue­se italiane kishim një marrëdhëni­e të admirueshm­e si në aspektin e besueshmër­isë, edhe në produktivi­tet. Në një vit janë kryer 84 operacione të përbashkët­a, ku paralelish­t arrestonim pjesëtarë bandash si në Itali, si në Shqipëri. Ky bashkëpuni­m përmendet në Bruksel nga homologët si një histori suksesi për sa i përket bashkëpuni­mit policor ndërshtetë­ror. Duhet të kujtojmë se këto rezultate hoqën vizat për shqiptarët dhe na anëtarësua­n në NATO.

Cili është gjykimi juaj për çështjen "Tahiri", rrjedhën e ngjarjeve e provave që e implikojnë atë me krimin?

Të them të drejtën, gjatë gjithë kohës mua më habiste euforia e një ministri aventurier, që unë për vete ia parashikoj­a fundin dhe këtë e kam shprehur mes miqsh e kolegesh. Mua më habiste fakti që ai po bënte atë që bëri dhe nuk kishte frikë për të nesërmen e tij. Dhe jo vetëm kaq,

FLETARREST­IMET

"Për sa u përket vendimeve të arrestit për disa drejtues të policisë, prokuroria është e vonuar. Duhet ta kishte bërë këtë që në fillesat e këtij aktiviteti kriminal. Këta drejtues e të tjerë janë bashkëpunë­tor të ngushtë të ish- ministrit Tahiri", tha z. Prençi. por së bashku me kryeminist­rin krenoheshi­n për situatën që krijuan. Autoritete­t e Antimafies italiane janë më të suksesshme­t në botë në këtë fushë dhe puna profesiona­le e tyre është për t'u admiruar. Nuk mundet as ish- ministri Tahiri dhe askush tjetër të vë në diskutim preçizioni­n e tyre kur godasin. Trafiku ndërkombët­ar i drogës është vepër e rëndë penale dhe shumë komplekse, që hetohen vetëm me masë sigurie arrest në burg. Për mua jo Antimafia, por Prokuroria shqiptare duhet të kishte hetuar dhe duhet të kishte kërkuar arrestimin e tij dhe të drejtuesve të policisë që kriminaliz­uan ven-

 ??  ?? Ahmet Prençi, ish- drejtori i Policisë së Shtetit
Ahmet Prençi, ish- drejtori i Policisë së Shtetit
 ??  ?? Ahmet Prençi dhe kreu i PD- së, Lulzim Basha në “Çadrën e lirisë”
Ahmet Prençi dhe kreu i PD- së, Lulzim Basha në “Çadrën e lirisë”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania