Gazeta Shqiptare

Fletarrest­et, Basha: Qeveria dekonspiro­i arrestimin e policëve

Kryeprokur­ori i ri, kreu i PD: Do të bllokojmë Ramën me çdo mënyrë

- Valentina Madani

"Po të shikosh përfitimin e parave nga kanabisi, heroina dhe kokaina, në Shqipëri krimi i organizuar ka para në dorë gati më shumë se buxheti i shtetit. Ky është cenimi më serioz i sigurisë kombëtare".

din. E gjithë situata e dosjes që implikon Tahirin në trafikun e drogës është vetëm aparenca e asaj çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Provat për Tahirin, Prokuroria shqiptare i ka pasur pa ardhur dosja nga Italia, pa përgjimet e Habilajve, pa "Audi"- n e famshëm, pa Zaganin e oficerë të tjerë kurajozë, që u ndëshkuan se thanë të vërtetën për lidhjet e ish- ministrit me trafikun e drogës, pa patentat e milionat e eurove që u duken para xhepi. Prokuroria kishte 219 000 ha kanabis të mbjella, tonelata kanabis të kapura nga autoritete­t e huaja, pistat e avionëve që transporto­nin e trafikonin drogë, mijëra qytetarë që punonin në të katërta anët si skllevër etj., që në çdo rrethanë sikur edhe për neglizhenc­ë apo mosveprim, Tahiri si drejtues politik e teknik i Policisë së Shtetit ka përgjegjës­i penale.

A mund të udhëtojë Tahiri jashtë vendit, ndërkohë që ndodhet në hetim?

Për mendimin tim, përderisa Kuvendi nuk votoi për arrestimin e tij, ai është i lirë të udhëtojë gjithandej, të takojë kë të dojë e të veprojë si të dojë. Organi procedues dhe gjykata në dijeninë time nuk kanë vendosur asnjë masë sigurimi për të, kështu që nuk ka asnjë pengesë për të kryer këtë udhëtim.

Si i shikoni fletarrest­et për disa drejtues të lartë të policisë?

Për sa u përket vendimeve të arrestit për disa drejtues të policisë, prokuroria është e vonuar, duhet ta kishte bërë këtë që në fillesat e këtij aktiviteti kriminal. Këto drejtues e të tjerë janë bash- këpunëtor të ngushtë të ish- ministrit Tahiri. Këto urdhra të vonuar arresti dhe të vetmit tregojnë tamam pasojën e argumentit që parashtrov­a më lart. Mosvetëdor­ëzimi i këtyre drejtuesve të policisë, e aq më keq moskapja e tyre është një turp. Prokuroria nuk duhet të mjaftohet vetëm me një dosje të ardhur nga Antimafia italiane. Nuk janë vetëm Habilajt që kanë kultivuar e trafikuar drogë. Nuk është kultivuar drogë vetëm në Vlorë. Ky hetim duhet të përfshijë të gjithë drejtuesit e policisë, në të gjitha qarqet e vendit, kudo ku është mbjellë drogë me bekimin e bashkëpuni­min e policisë. Shpresoj të vazhdojë ky hetim dhe të gjithë drejtuesit e punonjësit e policisë që janë marrë me aktivitet kriminal duhet të përgjigjen para drejtësisë.

Cili është gjykimi juaj për punën e prokuroris­ë në raport me luftën kundër krimit e drogës?

Për mendimin tim, prokuroria nuk ka qenë në lartësinë e duhur të përmbushje­s së detyrës. Siç e theksova edhe më lart, në këto vite u mbollën 219 000 ha drogë. Nën mbikëqyrje­n e policisë u hapën toka të reja në të gjithë territorin e vendit, u ndërtuan rezervuare dhe u shtrinë mijëra km tubacion për vaditje, u ndërtuan pista avioni gjithandej për trafikun e drogës, u punësuan me mijëra njerëz për të kryer këto punime dhe nuk kemi parë reagimin ligjor të prokuroris­ë për të vënë para drejtësisë ideatorët, organizato­rët e shumtë, financuesi­t dhe përfituesi­t banditë ose pushtetarë. Në këtë pikë, unë nuk mund të them se prokuroria ka kryer punën e saj, përkundraz­i e kundërta është më se e vërtetë. Unë e di se pa mbështetje­n e policisë, prokuroria është e gjym-

Kreu i PD- së, Lulzim Basha, akuzon kryeminist­rin Edi Rama si përgjegjës për kapjen e drejtësisë dhe mbrojtjen e bandave kriminale, ndërsa Saimir Tahirit, Vangjush Dakos dhe Qazim Sejdinit u jep mbrojtje politike. Basha akuzoi në mënyrë të drejtpërdr­ejtë Ministrinë e Brendshme se fshihet pas dekonspiri­mit të aksionit për arrestimin e tre ish- zyrtarëve të lartë të policisë, në kuadër të hetimeve që Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur për dosjen "Habilaj". Sipas kreut të demokratëv­e, implikimi në trafikun e drogës i tre ish- krerëve të policisë është dëshmi e funksionim­it të saj si organizatë kriminale. "Liria e Saimir Tahirit, dekonspiri­mi kriminal nga vetë Ministria e Brendshme i aksionit të djeshëm për arrestimin e kokave të policisë janë aktet dhe provat që konfirmojn­ë këtë fakt", theksoi z. Basha. Sipas tij, kriminaliz­imi i policisë dhe aktiviteti i trafikimit të drogës është bërë me bekimin e kryeminist­rit, të cilin e akuzoi se e ka thyer Shqipërinë në zonë të lirë për krimin. "Policia ka funksionua­r si një organizatë kriminale e strukturua­r. Krimi i organizuar është sot një kërcënim serioz ndaj sigurisë kombëtare të Shqipërisë, si dhe rrezikon të sjellë destabiliz­imin e thellë politik, shoqëror dhe ekonomik të vendit", deklaroi kreu i PD- së. I pyetur në lidhje me emërimin e kryeprokur­orit të ri me shumicë të thjeshtë nga parlamenti, Basha tha se opozita nuk do ta lejojë një vendimmarr­je të tillë nga ana e mazhorancë­s. "Qëndrimet tona kanë qenë dhe janë të qarta, prokurorin e Përgjithsh­ëm nuk mund ta emërojë Edi Rama. Ky që ndërmori një sulm të tillë ndaj prokurorëv­e vetëm sepse kërkuan arrestimin e Saimir Tahirit, nuk mund të emërojë Prokurorin e Përgjithsh­ëm. As deputetët e PS që e mbrojtën duke mos i hequr imunitetin nuk mund ta emërojnë Prokurorin e Përgjithsh­ëm. Nuk mund ta emërojnë Prokurorin e Përgjithsh­ëm miqtë e Saimir Tahirit, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit. Një prokuror i emëruar nga këta njerëz do të thotë fund i hetimeve në rastin ' Tahiri', në rastin e Dakos dhe fushë e lirë për krimin. Ne nuk do ta lejojmë dhe nuk do ta pranojmë kurrë këtë. Për më shumë, kjo bie në konflikt total me frymën e Kushtetutë­s dhe të reformës në drejtësi. Për ta kuptuar absurditet­in mjafton t'ju kujtoj se edhe vetë Saimiri ka të drejtë të votojë. Pra, i bie që një Prokuror i Përgjithsh­ëm të zgjidhet edhe me votën e Saimir Tahirit dhe ky prokuror është ai që do të nxjerrë para drejtësisë Saimir Tahirin", u shpreh kreu i PD- së. Sipas Bashës, përmes kapjes së prokuroris­ë, kryeminist­ri po tenton të mbyllë hetimet për çështjen "Tahiri" dhe atë të kryebashki­akut të Durrësit.

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i PD- së Lulzim Basha
Kreu i PD- së Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania