Gazeta Shqiptare

"Tarifat gjyqësore", Meta rikthen në Kuvend ligjin e qeverisë "Rama"

Presidenti u kërkon deputetëve ridiskutim­in e çmimeve të padive Mazhoranca e votoi më 19 tetor, opozita kundër

- Darina Tanushi

Presidenti Ilir Meta rik theu dje për shqyrtim në Kuvend ligjin e miratuar pak ditë më parë "Për tarifat gjyqësore në Republikën e Shqipërisë". Ky është ligji i parë i depozituar nga qeveria "Rama" që rikthehet nga Presidenti Meta pa u dekretuar qëkurse ai ka marrë këtë detyrë. Kjo do të vërë edhe një herë në punë Kuvendin që ta shqyrtojë ligjin, ose ta miratojë siç është ligjin. Ligji u miratua më 19 tetor, por pati debate në parlament. Opozita e kundërshto­i ligjin në fjalë, me argumentin se rëndonte pozitat e qytetarëve, pasi ata duhet të paguajnë më shumë për shërbimet në sistemin e drejtësisë. Mazhoranca nguli këmbë se këto tarifa do të përmirësoj­në shërbimin ndaj qytetarëve në gjykata dhe do të rrisin edhe të ardhurat e këtyre institucio­neve. Gjatë debatit që u bë për këtë çështje në Komisionin e Ligjeve, Partia Demokratik­e u shpreh përmes deputetit Eduard Halimi se tarifat rriten për të gjitha kategoritë dhe në shkelje kushtetues­e. "Minimumi rriten 3 herë, maksimumi 25 herë. Çdo qytetar ka të drejtë të ankohet kundër një vendimi. Sot tarifa, ta dinë qytetarët është 200 lekë, pra simbolike, pulla. E bëjmë 50 mijë lekë", tha deputeti demokrat, Eduart Halimi. Por mazhoranca, sipas deputetit Ulsi Manja shprehu të kundërtën. "Nuk sjell rritje të tarifave gjyqësore, por përcakton nivelin dysheme e tavan të këtyre tarifave, ku ministri i Drejtësisë dhe i Financave, me propozim të Këshillit të Lartë Gjyqësor do të caktojë tarifën gjyqësore", u shpreh Ulsi Manja, deputet i PS- së. Ligji i ri parashikon përjashtim­in nga pagesa për personat që nuk kanë mundësi financiare dhe futen tek kategoria e atyre individëve që marrin ndihme juridike falas. Sipas ligjit që dje u rikthye për rishqyrtim në Kuvend, nga Presidenti Meta, "për gjykimin e kërkesave civile, administra­tive dhe penale do të paguhet një tarifë fikse prej 2.500 ( dymijepesë­qind) lekësh". Ndërkohë një tarifë fikse prej 5.000 ( pesëmijë) lekësh është parashikua­r edhe për: gjykimet e ankimeve të veçanta, ankimit kundër një vendimi penal në Gjykatën e Apelit, paraqitjen e rekursit kundër një vendimi penal në Gjykatën e Lartë, për çështjet penale me të dëmtuar akuzues; ndërkohë që ankimimi për këto të fundit do të ketë si tarifë fikse shumën prej 2.500 lekësh. Tarifat janë përcaktuar me qëllim ruajtjen e ekuilibrit mes të ardhurave mesatare minimale të Shqipërisë nga një anë dhe sigurimit të drejtës për akses në drejtësi nga ana tjetër, shpjegohej në relacionin shoqërues të ligjit. "Duke Gjatë debatit që u bë për këtë çështje në Komisionin e Ligjeve, Partia Demokratik­e u shpreh përmes deputetit Eduard Halimi se tarifat rriten për të gjitha kategoritë dhe në shkelje kushtetues­e. "Minimumi rriten 3 herë, maksimumi 25 herë", ka thënë Halimi.

qenë se sistemi i tarifave gjyqësore aktuale nuk reflekton shpenzimet për funksionim­in e sistemit të gjykatave dhe taksapague­sit ngarkohen me barrën e mbajtjes së këtij shërbimi, ky ligj ka për synim kalimin, për sa të jetë e mundur, të kësaj barre, fillimisht, te palët ndërgjyqës­e të cilët iniciojnë procesin gjyqësor", sqarohej nga relatorët e ligjit. Për gjykimin e kërkesave civile, administra­tive dhe penale do të paguhet një tarifë fikse prej 2.500 ( dymijepesë­qind) lekësh". Ndërkohë, një tarifë fikse prej 5.000 ( pesëmijë) lekësh është parashikua­r edhe për gjykimet e ankimeve të veçanta, ankimit kundër një vendimi penal në Gjykatën e Apelit, paraqitjen e rekursit kundër një vendimi penal në Gjykatën e Lartë, etj.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e dekretit të presidenti­t
Faksimile e dekretit të presidenti­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania