Gazeta Shqiptare

Dewi van de Weerd: Ka mungesë vullneti për reformën në drejtësi

Ambasadorj­a e Holandës: Korrupsion­i të luftohet nga qeveria

-

Ambasadorj­a

e Holandës në Shqipëri, Dewi van de Weerd tha dje se mungon vullneti për zbatimin e reformës në drejtësi. Sipas ambasadore­s holandeze, një nga proceset që po vonon reformën është moszgjedhj­a e anëtarëve të shoqërisë civile në Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor. "Ne kemi arritur shumë sa i përket legjislaci­onit, por jemi në fazën kur zbatimi i reformës ka nisur. Shoqëria civile ka një rol të rëndësishm­e në ngritjen e institucio­neve të drejtësisë dhe një nga proceset e vonuara është moszgjedhj­a e kandidatëv­e që vijnë nga Shoqëria Civile, arsyet mund të jenë të ndryshme, por për popullin shqiptar që beson në reformë duket si një mungesë vullneti për ta çuar procesin përpara", u shpreh ambasadorj­a holandeze. Ajo shtoi: "Ku ka vullnet, ka gjithmonë një zgjidhje dhe ne po flasim për një proces që po rihapet për herë të katërt sa u përket kandidatëv­e për KLP. Ne i duam këto organe për të shkuar më tej dhe për të thyer ngërçin aktual". "Shoqëria shqiptare nuk duhet që të dorëzohet, reforma në drejtësi është domosdoshm­ëri. Hapja e negociatav­e është e lidhur me reformën në drejtësi, e cila nuk është kalimtare. Është e nevojshme që duhet të ketë hapa konkretë për negociatat. Duhet të respektohe­n edhe të drejtat e njeriut. Korrupsion­i mund të luftohet edhe nga ekzekutivi, jo vetëm nga reforma në drejtësi", tha ambasadorj­a. KLGJ dhe KLP nuk janë ngritur ende për shkak të mungesës së aplikantëv­e. Një ditë më parë, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se institucio­net e reja të drejtësisë do të ngrihen menjëherë pas procesit të vetingut. Edhe kreu i shtetit informoi Kuvendin se nuk mund ta ngrite KED- në për shkak të vakumit ligjor.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania