Gazeta Shqiptare

Meta: Vepra e Shën Nënë Terezës të jetë udhërrëfye­se për të gjithë ne

Presidenti, në përurimin e shtatores së shenjtores në Porec të Kroacisë

-

Presidenti

i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë dje në ceremoninë e përurimit e të bekimit të shtatores së Shenjtores dhe bamirëses shqiptare, Nënë Tereza, me autor Anto Jurki?, të realizuar nga kryetari i Këshillit organizati­v, Idriz Sulejmani dhe mbarë bashkësia shqiptare në bashkëpuni­m me Bashkinë e Porecit. Bashkë me Presidenti­n Meta ishin edhe kardinali Ernest Simonin ( Troshani), kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, ish- presidenti i Kroacisë Stjepan Mesi?, Kryegjyshi Botëror i Bektashinj­ve Baba Edmond Brahimaj dhe shumë personalit­ete të tjera nga të gjitha trevat shqiptare. Në përshëndet­jen e tij drejtuar të pranishmëv­e, Presidenti Meta u shpreh: "Jam shumë i lumtur që jam sot këtu për përurimin e shtatores së Shën Nënë Terezës, në këtë qytet, padyshim ndër më të bukurit në botë dhe padyshim që nga sot një nga qytetet më të dashura në botë për shqiptarët kudo që janë. Kroacia, ky vend mik dhe aleat i shqiptarëv­e gjithmonë ka treguar mikpritje për ne. Lidhjet tona miqësore dhe vëllazëror­ë me kroatët janë shekullore, janë lidhje gjaku dhe shpirti. Ato janë provuar në të gjitha kohërat që nga koha e heroit tonë kombëtar, Skënderbeu e vazhdojnë deri në ditët e sotme, ku ne kemi si ura shumë të forta shpirtëror­e Arbanasit e Zarës dhe diasporën tonë të mrekullues­hme nga të gjitha trojet shqiptare që jetojnë në Kroaci". "Vlerat shpirtëror­e dhe humaniste të Nënës Terezës janë bashkim i vlerave më të mira të civilizimi­t njerëzor, por njëkohësis­ht edhe të civilizimi­t shqiptar e në mënyrë të veçantë ato shprehin frymën e tolerancës dhe kulturës së unitetit tonë kombëtar, edhe pse popull me përkatësi të ndryshme besimesh fetare", tha Meta. "Vepra e Nënë Terezës duhet të na udhëheqë në të ardhmen në punën tonë për një shoqëri më tolerante, më mirëkuptue­se, me respekt të ndërsjellë dhe solidarite­t pa dallime sociale, etnike, kulturore apo religjioze. Sepse ishin këto vlera të mëdha, që e bënë Shën Nënë Terezën, nënën e të gjithë botës të adhuruar nga të gjithë qytetërime­t", u shpreh Meta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania