Gazeta Shqiptare

Kryemadhi: Rama e Tahiri e dinë ku fshihen të kërkuarit e drejtësisë

Qeveria vendos: Punonjësit e shtetit, pushim edhe më 27 nëntor Kryetarja e LSI- së: Fronti opozitar të shporrë këtë qeveri "Kryeminist­ri ka frikë më shumë se Çako e 3 zyrtarët"

-

Qeveria

vendosi dje t'u japë edhe një ditë më tepër pushim punonjësve të administra­tës shtetërore. Kështu, përveç datave të 28 dhe 29 nëntorit që janë festat kombëtare, punonjësit e administra­tës do të kenë pushim edhe ditën e hënë, datën 27 nëntor, për t'u rikthyer në punë më 30 nëntor. Ky vendim është marrë në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutë­s, me propozimin e kryeminist­rit. Sipas vendimit, dita e punës së datës 27 nëntor 2017 do të zëvendësoh­et në një nga ditët e pushimit brenda këtij viti. Ngarkohen institucio­net e administra­tës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.

Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi tha dje në një dalje për mediat se, "urdhërarre­stet për 3 ish- drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit janë faktet më të fundit alarmante për të treguar që rendi nuk ekziston më në Shqipëri". Sipas saj, përfshirja në trafikun ndërkombët­ar të lëndëve narkotike të kupolës së Policisë së Shtetit vërteton edhe njëherë akuzat e LSI- së dhe të një pjese të medias se narkoshtet­i nuk ka ndaluar aktiviteti­n e tij. "Përkundraz­i - vijoi Kryemadhi - me fshehjen që po u bën 3 të akuzuarve të drejtësisë po vërteton përpara shqiptarëv­e se vijon të jetë pjesë e banditizmi­t të Habiljave apo të bandave të tjera që kanë në pronësi drogën në Shqipëri". "Ky veprim i sotëm është në vazhdim të mbrojtjes së bandave të drogës dhe tregon edhe njëherë, se sot e kësaj dite nuk janë ndaluar nga policia 2 vëllezërit Habilaj, të cilët janë në kërkim. Askush më mirë se Edi Rama nuk e di se ku fshihen të kërkuarit e Drejtësisë", u shpreh kryetarja e LSI- së. Sipas saj, "ai së bashku me mikun e tij dhe bashkëpunë­torin e tij, Saimir Tahiri janë në dijeni të çdo lëvizjeje të tyre dhe janë në dispozicio­n të fshehjes së tyre. Kjo për faktin e thjeshtë se kanë frikë se nëse dikush nga ata flet, flet për çorbën që zien në kazanin e krimit, e cila do të nxjerrë në krye të saj emrin e Edi Ramës, njeriu që mban përgjegjës­inë kryesore për kanabizimi­n dhe banditizmi­n e qeverisjes në Shqipëri". "Njeriu që sot ka frikë më shumë se 3 policët e akuzuar për trafik, por edhe më shumë se sa vetë Haki Çako apo drejtues të tjerë të policisë që janë njësoj të implikuar në trafikimin dhe bashkëpuni­min me bandat kriminale, me të njëjtat banda që garantuan fitoren me votat e blera, me paratë e krimit, të njëjtat banda që i japin sot garancinë Edi Ramës se do të vijojë të drejtojë Shqipërinë", akuzoi kryetarja e LSI- së. "Ndaj, sot më shumë se kurrë fronti ynë opozitar kundër krimit të organizuar dhe mafies që mban peng pushtetin e blerë me votat e drogës duhet të bashkojmë forcat dhe të shporrim njëherë e mirë nga pushteti këtë lloj politikani që është përlyer në pazare dhe trafiqe me banditë", tha ajo. "Sot Edi Rama dhe oborri i tij heshtin për skandalin e radhës, hesht ish- ministri dhe drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, por ta kenë të qartë se heshtja e tyre nuk do t'i shpëtojë dot as nga fajësia dhe përgjegjës­ia që kanë për katastrofë­n ku po çojnë Shqipërinë. Sot dua të përshëndes deklaratën e ambasadori­t të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE për gjuhën e tij të drejtpërdr­ejtë në këtë situatë për të cilën ndodhet Sh- qipëria. LSI ka të njëjtin qëndrim të palëkundur se korrupsion­i dhe kriminalit­eti ngelen pengesat më të mëdha për zhvillimin e Shqipërisë", deklaroi Kryemadhi. Kjo deklaratë, e cila sipas saj flet me emra të përveçëm dhe vendos gishtin mbi plagë është e kundërta e gjuhës së rrumbullak­osur që kemi dëgjuar rëndom për këtë situatë kritike ku krimi dhe droga janë ulur këmbëkryq në qeverisjen e Rilindjes.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania