Gazeta Shqiptare

Vasili, Ramës: Fol për 2 miliardë eurot, kurseju shqiptarëv­e një ' 97 tjetër

Kreu i grupit të LSI- së akuzon kryeminist­rin për humbjet në Arbitrazh

-

Kryetari

i grupit parlamenta­r të LSI- së, Petrit Vasili i kërkoi dje kryeminist­rit Edi Rama t'u kursejë shqiptarëv­e një vit tjetër 1997. Në një postim në rrjetin social "Facebook", Vasili u shpreh: "Kryeminist­ër, boll u trembe, fol për 2 miliardë eurot, kursejua shqiptarëv­e një ' 97 të dytë! Skandali i 2 miliardë eurove është më i rëndi që mund të imagjinohe­t. Kryeminist­ri e ka prej kohësh në tavolinë. Kryeminist­ri nuk flet nga frika e madhe për pushtetin e tij, sepse e di mirë që ky skandal i 2 miliardë eurove e rrëzon për 24 orë", tha më tej Vasili. Sipas tij, "kryeminist­ri është përgjegjës direkt për disa nga këto gjyqe, pasi i ka frymëzuar e mbështetur personalis­ht veprimet antiligjor­e dhe për dëmin kolosal financiar që ka ardhur prej këtyre veprimeve. Skandalin nuk e ka zbuluar opozita, por Avokatura e Shtetit, e cila e ngriti me shumë të drejtë dhe përgjegjsh­mëri këtë aferë gjigante. Humbja e 2 miliardë eurove është një tragjedi me dimensione politiko- shoqërore të ngjashme me tragjedinë e vitit ' 97", theksoi Vasili. "Kryeminist­ri lodhet kot duke u fshehur. Të gjithë e dinë që kur të ndodhë kjo tragjedi, kryeminist­ri do të ike dukë i lënë pas zjarrin Shqipërisë, njëlloj si ata që në ' 97, pasi i vunë zjarrin, ikën nga vendi. Shqipëria dhe shqiptarët lënguan për vite të tëra pasojat e ' 97. Ndaj kryeminist­ri nuk ka asnjë të drejtë që të heshtë më, sepse Shqipëria nuk është pronë e tij. Kryeminist­ër, kurseja Shqipërisë një ' 97 të dytë", u shpreh Vasili.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania