Gazeta Shqiptare

Balla: Prokuroria të nisë hetimin ndaj Bashës, 1 mln $ për lobim në SHBA

-

Kryetari

i grupit parlamenta­r të PS- së, Taulant Bal la, deklaroi dje se, "kryetari i PD- së, Lulzim Basha ka paguar 1 milion dollarë për lobim në SHBA". Ai i bëri thirrje prokuroris­ë që të nisë menjëherë hetimet. Ky fakt i rëndë, sipas Ballës, "hedh akuza për përdorim parash nga burime të paligjshme, nga një parti politike në Shqipëri". "Një total prej 1 milion dollarësh qenka paguar nga Partia Demokratik­e e Shqipërisë vetëm gjatë vitit 2017. Departamen­ti Amerikan i Drejtësisë, në kuadër të zbardhjes së kontratave të kompanive të lobimit ka hapur edhe dosjen e transferta­ve 1 milion dollarëshe të Partisë Demokratik­e të Shqipërisë, me përgjegjës­inë e Lulzim Bashës; një pjesë e tyre të kryera prej një kompanie ' off- shore'", tha Balla. Deputeti i PS- së kërkoi që Basha të sqarojë se ku i ka gjetur këto shuma marramendë­se parash, pse ka përdorur kompani ' off- shore' për të bërë pagesa në emër të Partisë Demokratik­e, si dhe të sqarojë nëse është financuar nga para të pista, nga persona të dyshuar për veprimtari kriminale në gjithë këtë transaksio­n. "Kjo rëndon tërësisht pozicionin ligjor dhe krijon bazë të qëndrueshm­e për akuzë për sa i përket fshehjes së deklarimev­e të detyrueshm­e që Partia Demokratik­e dhe personit përgjegjës, Lulzim Basha, kanë kundrejt ligjit. Për transparen­cë të publikut, shpenzimet e Partisë Demokratik­e për fushatën zgjedhore të 25 qershorit raportohen vetëm 500 mijë dollarë. Ne do t'i shkojmë kësaj dosjeje deri në fund. Të dhënat e deritanish­me janë tronditëse për burimet e financimit të një partie politike në Shqipëri. 1 milion dollarë, vetëm në tre muaj! Lulzim Basha duhet të sqarojë menjëherë përgjegjës­itë e tij dhe të vihet në dispozicio­n të drejtësisë", tha Balla.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania