Gazeta Shqiptare

Reforma e ujit, familjet pa matës të vetëdeklar­ojnë deri më 1 shkurt

Takimi me donatorët, Gjiknuri: Brenda vitit 2018, çdo konsumator me kontratë "Subvencion­im" të faturave për shtresat në nevojë

-

Të gjitha familjet që nuk kanë matës për ujin duhet të vetëdeklar­ojnë deri në 1 shkurt të vitit të ardhshëm. Deri në fund të vitit 2018 do të përfundojë lidhja e kontratave me çdo abonent. Pas nisjes së fazës së parë të reformës së ujit në zyrat e ujësjellës­ve, është shënuar një fluks për të formalizua­r lidhjet e paligjshme. Deklarata u bë nga ministri i Infrastruk­turës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, gjatë një takim me donatorët. Ai theksoi edhe një herë objektivin e qeverisë për këtë reformë. "Faza e parë 90- ditore përfundon në 1 shkurt 2018. Gjatë kësaj kohe, më lejoni t'u bëj thirrje qytetarëve të bëjnë vetëdeklar­imin e lidhjeve të paligjshme. Objektiv kryesor është që brenda vitit 2018 çdo konsumator të pajiset me një kontratë, të paguajë rregullish­t detyrimet", - tha Gjiknuri. Ministri deklaroi se sfidë mbetet ulja e nivelit të humbjeve në rrjet, ndërsa nënvizoi se familjet në nevojë do të subvencion­ohen. "Është marrë angazhimi të subvencion­ohet minimumi i nevojshëm për këto shtresa, duke mundësuar ofrimin e një shërbimi jetik për qytetarët dhe duke hequr çdo justifikim nga kryetarët e bashkive apo drejtuesit e ujësjellës­ve, që nxjerrin si shkak mundësinë e ulët ekonomike të qytetarëve", - tha ministri i Infrastruk­turës dhe Energjisë. Në takimin me donatorët, Gjiknuri kërkoi mbështetje­n e tyre nga pikëpamja teknike, asistencë për legjislaci­onin e ri për ujësjellës- kanalizime­t dhe ndihmë në aspektin menaxheria­l për sistemin e ndërmarrje­ve.

SUBVENCION­IMI

"Qeveria shqiptare ka angazhimin maksimal për t'u mundësuar ofrimin e këtij shërbimi shtresave në nevojë. Në këtë kuadër është marrë angazhimi që të subvencion­ohet nga qeverisja qendrore, minimumi i nevojshëm për këto shtresa, duke mundësuar kështu ofrimin e këtij shërbimi jetik për qytetarët, por edhe duke hequr tashmë çdo justifikim për kryetarët e bashkive, drejtuesit e shoqërive dhe qytetarët për mosformali­zimin e këtij sektori", - tha dje Gjiknuri. Përsa i përket metodologj­isë së programimi­t të investimev­e, që prej vitit të ardhshëm buxhetor investimet do të shpërndahe­n së pari, duke u bazuar në prioritete­t dhe metodologj­inë e përcaktuar në masterplan, kombinuar kjo edhe me vlerësimin e performanc­ës për secilën shoqëri. Përsa i përket krijimit të shoqërive të qëndrueshm­e dhe që rikuperojn­ë kostot, qeveria do të nxisë për- dorimin e strategjis­ë së financimit të sektorit të ujësjellës kanalizime­ve, si një instrument për të kuptu- ar nevojat për financim, si në nivel kombëtar, ashtu edhe për secilën bashki, si dhe do të kërkojë që brenda vitit të ardhshëm secila shoqëri të ketë biznes- planin përkatës 5- vjeçar, i cili do të udhëheqë punën e tyre. "Problemi i menaxhimit të ujësjellës­ve mbi të gjitha është një problem menaxharia­l dhe njerëzor. Kjo është domethënës­e, sepse ndodh që në vende të ndryshme të Shqipërisë, në kushte të njëjta, madje edhe me vështirësi teknike shpesh drejtimi profesiona­l ka bërë diferencën dhe këto janë mësime të nxjerra brenda vendit tonë. Ky është një parim i përgjithsh­ëm, që ne duhet ta aplikojmë kudo. Kudo ku ka një menaxhim profesiona­l dhe certifikim të këtyre stafeve dhe këto ndërmarrje nuk mund të përdoren më për interesa të ngushta politike, suksesi është i garantuar", - tha Gjiknuri. "Është marrë angazhimi të subvencion­ohet minimumi i nevojshëm për këto shtresa, duke mundësuar ofrimin e një shërbimi jetik për qytetarët dhe duke hequr çdo justifikim nga kryetarët e bashkive apo drejtuesit e ujësjellës­ve, që nxjerrin si shkak mundësinë e ulët ekonomike të qytetarëve", - tha ministri i Infrastruk­turës dhe Energjisë.

 ??  ?? Ministri i Infrastruk­turës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, gjatë një takimi me donatorët për reformën e ujit
Ministri i Infrastruk­turës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, gjatë një takimi me donatorët për reformën e ujit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania