Gazeta Shqiptare

Tatimet sqarojnë bizneset si të përfitojnë

Afati i fundit për "amnistinë" fiskale

-

Kur

ka mbetur vetëm një muaj kohë nga përfundimi i afatit ligjor për fshirjen e detyrimeve tatimore, Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve, në një material të posaçëm sqaron tatimpague­sit se si mund të përfitojnë. Tatimpague­sit që kanë tepricë kreditore të TVSH- së ose të një tatimi tjetër përfitojnë nga fshirja/ shuarja e detyrimeve tatimore, pas kompensimi­t ( zvogëlimit) të tepricës kreditore deri në masën e tatimit principal të papaguar. Kur teprica kreditore nuk mbulon vlerën e plotë të tatimit të papaguar, tatimpague­si duhet të kryejë pagesën e pjesës së mbetur të tatimit të papaguar, në mënyrë që të përfitojë nga fshirja e dënimeve administra­tive. Kompensimi i tepricës kreditore me detyrimin tatimor të papaguar zbatohet pa kontroll paraprak të tepricës kreditore nga administra­ta tatimore. Ligji parashikon ndërprerje­n e masave të mbledhjes me forcë nga administra­ta tatimore për detyrimet tatimore të papaguara që fshihen/ shuhen.

Tatimpague­sit e dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepra penale në fushën tatimore, në kuptim të legjislaci­onit të fushës nuk mund të përfitojnë nga fshirja/ falja e detyrimeve tatimore të papaguara. Ndërkohë që për të përfituar nga fshirja e detyrimeve tatimore të papaguara, të cilat janë në proces ankimimi administra­tiv ose gjyqësor, tatimpague­si duhet të heqë dorë nga ankimi administra­tiv ose gjyqësor në çdo fazë dhe shkallë të gjykimit pranë gjykatës administra­tive kompetente. Bazuar në Ligjin Nr. 33/ 2017, datë 30.3.2017, të gjithë tatimpague­sit e regjistrua­r në regjistrin aktiv, pasiv ose të çregjistru­ar që kanë detyrime tatimore të papaguara ndaj administra­tës tatimore qendrore e vendore, mund të përfitojnë nga fshirja/ falja sipas kushteve të përcaktuar­a në ligj. Tatimpague­sit e dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepra penale në fushën tatimore, në kuptim të legjislaci­onit të fushës, nuk mund të përfitojnë nga fshirja/ falja e detyrimeve tatimore të papaguara.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania