Gazeta Shqiptare

Shitjet e biznesit, tendencë e kundërt me rritjen ekonomike

Raporti i INSTAT

-

Biznesi

shqiptar rriti shitjet me 4.4% për vitin e kalu ar. Të dhënat paraprake të Anketës Strukturor­e të Ndërmarrje­ve 2016 tregojnë se norma e rritjes së shitjeve është ulur në raport me rritjen prej 4.7% të vitit 2015. Rritja më e dobët e shitjeve për të dytin vit radhazi është një lloj paradoksi, po të kemi parasysh se rritja ekonomike gjatë viteve të fundit po ndjek një tendencë në përmirësim. Parimisht, do të pritej që për një ekonomi në rritje, volumi i shitjeve të biznesit të ishte gjithashtu në rritje. Por, ndërkohë që rritja ekonomike po përmirësoh­et me mbi një pikë përqindjej­e çdo vit, shitjet e biznesit po rriten me një hap në ngadalësim. Kontributi në rritjen e shitjeve ka ardhur kryesisht nga dega e shërbimeve, që ka kontribuar për 3.7% të rritjes totale të shitjeve, ndërsa prodhuesit e të mirave me 0.7%. Për këtë vit, raporti i shitjeve në ekonominë shqiptare është thelluar edhe më shumë në favor të shërbimeve, ku një ndikim të konsiderue­shëm ka pasur kriza e industrisë nxjerrëse. Ndonëse investimet e biznesit u rritën edhe për vitin e kaluar, sërish tendenca është më e dobët krahasuar me vitin 2015. Kështu, rritja e investimev­e nga ndërmarrje­t për vitin 2016 ishte 6.3%, nga 13.5% që kishte qenë vitin paraardhës. Sipas INSTAT, mbi 42% e investimev­e janë kryer në sektorin energjetik, kryesisht në projektet madhore për ndërtimin e veprave të reja. Një trajektore të ngjashme me investimet ka regjistrua­r edhe punësimi. Numri i të punësuarve është rritur me afro 8%, sërish rritja është ndjeshëm më e ulët krahasuar me nivelin 17.1% të vitit 2015.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania