Gazeta Shqiptare

Kavajë, krimi në familje, burri ther me thikë gruan, nënë e pesë fëmijëve

Çifti Metushi i siguronte të ardhurat përmes rritjes së gjelave Policia: Ende nuk dihen rrethanat e sherrit

-

Dje rreth orës 11: 00 policia e Kavajës u njoftua për krim në familje. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Karpen të Kavajës, ku një grua u vra me thikë nga bashkëshor­ti i saj. 58- vjeçari Sami Metushi vrau me thikë brenda në banesë bashkëshor­ten e tij, Sose Metushi, 55 vjeçe. Në banesë në momentin e krimit ndodhej njëri nga djemtë e çiftit, por nuk mundi të shmangte tragjedinë. Mësohet se bashkëshor­tët ishin prindër të pesë fëmijëve, dy djem dhe tri vajza.

HETIMET

Sipas hetimeve paraprake, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas sherreve të vazhdueshm­e mes tyre, por ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur konflikti. Të afërmit e tyre, që kanë hapur tashmë dyert e mortit thonë se burrë e grua grindeshin shpesh dhe shkak ishin gjithnjë mosmarrëve­shjet ekonomike, shkruan "Ballkanwb". Mësohet se dy vajzat e çiftit Metushi, pas divorcit ishin kthyer në Fqinjët tregojnë se burrë e grua merreshin me punë fshati, me rritjen e gjelave të detit dhe serave. Bashkëshor­tët Metushi i siguronin të ardhurat nga bujqësia e blegtoria, përveç rritjes së gjelave të detit, kishin edhe një serë afër banesës, me fitimet e së cilës, përballoni­n jetesën.

shtëpinë e prindërve. Çifti Sami dhe Sose Metushi kishin disa vite që ishin vendosur në fshatin Karpen, pas shpërngulj­es nga vendlindja e tyre, Elbasani. Fqinjët tregojnë se burrë e grua merreshin me punë fshati, me rritjen e gjelave të detit dhe serave. Bashkëshor­tët Me- tushi i siguronin të ardhurat nga bujqësia e blegtoria, përveç rritjes së gjelave të detit, kishin edhe një serë afër banesës, me fitimet e së cilës përballoni­n jetesën. Ndërsa dje burimet policore bënë me dije se shkak për sherrin është bërë një zënkë e momentit. Ndonëse 55- vjeçares Sose Metushi iu dha ndihma e menjëhersh­me, ajo s'mundi të mbijetonte. Menjëherë pas krimit të rëndë, shërbimet e policisë bënë të mundur arrestimin e shtetasit S. M., i cili u dërgua në komisariat. Pas krimit, autori nuk tentoi të largohej, por priti uniformat blu. Ndërkohë trupi i pajetë i 55vjeçares u dërgua në morg për t'iu nënshtruar ekspertizë­s mjeko- ligjore. Pas kësaj, pritet të tërhiqet nga familjarët për t'u përcjellë për në banesën e fundit. Sakaq grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 ??  ?? Gjykata e Durrësit
Gjykata e Durrësit
 ??  ?? Policia në vendin e ngjarjes
Policia në vendin e ngjarjes
 ??  ?? Banesa ku ndodhi krimi
Banesa ku ndodhi krimi
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania