Gazeta Shqiptare

Vrau taksistin, prindërit e autorit: Mos e dënoni djalin me burg përjetë

Dhurata e Ramiz Saraçi në "News 24": Ka qenë i droguar kur ka bërë krimin "Ka bërë aksident, e la me pasoja në kokë"

-

ështja e taksistit Idriz Kariqi, i cili u mor peng dhe më pas u vra për 1900 lekë në fshatin Greth të Kavajës, është rikthyer dje në emisionin "Me zemër të hapur" në "News 24". Ndonëse autori, Musa Saraçi është dënuar nga gjykata e këtij rrethi me burg përjetë, prindërit e tij, Dhurata dhe Ramiz Saraçi apelojnë për gjykim të shkurtuar dhe lehtësim të masës së dënimit për djalin e tyre. Nëna e 25- vjeçarit tregoi në studion e emisionit se gjatë shqyrtimit gjyqësor, avokati mbrojtës pretendoi se ai kishte probleme të çrregullim­it mendor. Dhurata Saraçi tha se djali i saj kishte bërë një aksident që e kishte lënë me pasoja në kokë, ndërkohë që kartela mjekësore është në spitalin e Durrësit. Në rrëfimin e saj, ajo tregoi se i biri ditën e krimit ishte nën efektin e lëndëve narkotike dhe nuk mbante mend asgjë nga ajo se çfarë kishte ndodhur. "Kur djali erdhi në shtëpi, nuk pashë asnjë shqetësim. Ai ka ardhur nga Kavaja me të njëjtat rrobat dhe ka ikur po prapë me të njëjtat rroba. Ne e kemi pasur gjithmonë në mbikëqyrje, por s'e mendonim kurrë në botë se do të bënte një gjë të tillë. Por, djalin tim mund ta ketë shtyrë edhe ndonjë shok i tij që i ka dhënë drogë. Musai është penduar shumë. Ai fliste me mua më shumë. Më tha: Mami kam qenë i pavetëdijs­hëm. Kam qenë i droguar", - u shpreh Dhurata Saraçi. Por, pretendimi i familjarëv­e u rrëzua nga akti i ekspertimi­t. Aktual- isht çështja është në Gjykatën e Apelit, ndërsa prindërit kërkojnë gjykim të shkurtuar.

VRASJA E TAKSISTIT

Ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë 65- vjeçari Idriz Kari- Dhurata Saraçi tha se djali i saj kishte bërë një aksident që e kishte lënë me pasoja në kokë, ndërkohë që kartela mjekësore është në spitalin e Durrësit. Në rrëfimin e saj, ajo tregoi se i biri ditën e krimit ishte nën efektin e lëndëve narkotike dhe nuk mbante mend asgjë nga çfarë kishte ndodhur.

qi ndodhi më 14 dhjetor të vitit 2016. Musa Saraçi mori peng dhe më pas e vrau taksistin Kariqi, ndërsa automjetin e tij e shiti në një varrezë makinash. Referuar dosjes së Prokuroris­ë së Kavajës, nga hetimet ka rezultuar se: "I pandehuri Saraçi, paraditen e datës 14.12.2016 ka marrë si shërbim taksi mjetin e drejtuar nga viktima Kariqi, në vendin pranë Spitalit të Kavajës. I pandehuri gjatë natës së mëparshme kishte qenë duke luajtur në lojëra fati dhe kishte shpenzuar paratë që i kishte marrë pa dijeninë e familjes së tij. Që në momentin që ka hipur në taksi, ai ka pasur qëllim për të marrë paratë e taksistit.

Pranë fshatit Greth, ai i ka kërkuar taksistit të ndalojë makinën dhe nën kërcënimin e një thike i ka kërkuar atij që t'i japë paratë që kishte me vete. Taksisti Kariqi ka nxjerrë paratë që kishte me vete, rreth 1900 lekë të reja, por këto kanë qenë të pamjaftues­hme për autorin, i cili e ka goditur disa herë me thikë duke e lënë të vdekur në vend. Më pas, autori ka marrë makinën e viktimës dhe ka ecur disa minuta, derisa mjeti është rrëzuar në një kanal dhe është dëmtuar. Duke qenë se automjeti nuk mund të lëvizte, i pandehuri ka telefonuar një të njohurin e tij që posedon një servis makinash, të cilit i ka thënë se kishte një makinë të prishur dhe donte ta shiste për skrap. I pandehuri Saraçi ka shkuar në këmbë deri tek servisi i të njohurit të tij dhe kanë bërë ' Pazar' që makinën ta shiste për 27 mijë lekë të reja. Pasi ka marrë paratë, autori i krimit është larguar dhe është arrestuar pas dy ditësh, në vijim të veprimeve procedural­e hetimore", sqaron prokuroria.

 ??  ?? Prindërit e Musa Saraçit në “News 24”
Prindërit e Musa Saraçit në “News 24”
 ??  ?? Autori i krimit, Musa Saraçi Taksisti i vrarë, Idriz Kariqi
Autori i krimit, Musa Saraçi Taksisti i vrarë, Idriz Kariqi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania