Gazeta Shqiptare

Këshilli bashkiak, pse u përplasën PS, PD e LSI

Ja vendimet e rëndësishm­e që u miratuan, Veliaj propozime për të ardhmen Cilat janë shtresat sociale që do të përfitojnë

- Voltiza Duro

Gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak të zhvilluar ditën e djeshme janë miratuar disa vendime të rëndësishm­e që do t'u vijnë në ndihmë shtresave sociale dhe nxënësve. Por jo të pakta kanë qenë dhe reagimet e debatet gjatë mbledhjes, ku në seancën e dytë anëtarët e Partisë Demokratik­e nuk morën pjesë. Ky vendim për të braktisur mbledhjen nga ana e PD- së erdhi pasi sipas tyre, grupi i mazhorancë­s po tentonte të impononte dy vendime, për të cilat vetëm anëtarët e PS- së ishin në dijeni. Ndërkaq, gjatë mbledhjes u vendos që nga viti 2018 do vihet në jetë një projekt pilot, në mënyrë që nxënësit t'i bëjnë detyrat e shtëpisë në shkollë. Gjithashtu, një tjetër vendim i marrë lidhet me trajtimin me ndihmë ekonomike për disa kategori të caktuara, të cilat nuk e kanë përfituar më parë. Ndërkaq, kryebashki­aku i Tiranës, Erion Veliaj theksoi se do të rriten edhe pagat e shërbimit zjarrfikës në masën 1- 2%. Me polemika të forta u shoqërua edhe miratimi i projektit për mbjelljen e pishave në autostradë­n Tiranë- Durrës, në të cilin do të investohen 2.5 milionë euro. Në mbledhjen e djeshme u miratua edhe vendimi mbi shtimin e punonjësve të Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve me 46 punonjës të rinj, duke e çuar numrin total në 717 vetë. Kjo shtesë e numrit të punonjësve vjen pasi ka pasur një kërkesë të lartë për frekuentim­in e çerdheve dhe kopshteve publike. Kryebashki­aku gjithashtu bëri me dije për këshillin edhe dy propozime, që janë në fazë diskutimi e që priten të prezantohe­n për miratim në mbledhjet e ardhshme. Vendimi i parë ka të bëjë me krijimin e një Qendre Kulturore Shqiptaro- Hebraike, e cila mund të ngrihet tek Teatri i Kukul-

lave, pas një rikonstruk­sioni dhe zgjerimi të ambienteve. Ndërsa propozimi i dytë parashikon ndërtimin e një teatri të ri kombëtar. Këshilli bashkiak miratoi edhe vendimin për "Miratimin e rregullore­s për organizimi­n dhe funksionim­in e shërbimit taksi në

qytetin e Tiranës", për të cilin kreu i këshilltar­ëve të PD, Kreshnik Çollaku, pas largimit nga salla me pretendimi­n se po diskutohes­hin çështje jashtë rendit të ditës, u shpreh se ky projektven­dim është në favor të ndonjë biznesi taksish me të cilin është lidhur mar- Në mbledhjen e djeshme u miratua edhe vendimi mbi shtimin e punonjësve të Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve me 46 punonjës të rinj, duke e çuar numrin total në 717 vetë.

rëveshje. "Një nga këto projektven­dime është aferë e pastër, një shërbim dhe favorizim që i bëhet një biznesi taksish në kryeqytet në kundërshti­m dhe në dhunim me normat normale të konkurrenc­ës dhe respektit të bizneseve të tjera", - u shpreh Çollaku.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania