Gazeta Shqiptare

Rriten pagat e shërbimit zjarrfikës me 1- 2%

Vendimi hyn në fuqi në mars

-

Punonjësit

e shërbimit zjarrfikës do të përfitojnë një rritje page 2 dhe 1% për kategorinë e parë dhe të dytë. Ky ishte një tjetër vendim i marrë në mbledhjen e djeshme të këshillit bashkiak, sipas të cilit do të përfitojnë të gjithë punonjësit e sektorit të mbështetje­s e logjistikë­s në Drejtorinë e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin. Ky vendim vjen në kuadër të ndryshimev­e në legjislaci­onin e pagave, si dhe të rritjes së nivelit të pagave në nivel qendror dhe vendor. Sipas propozimit të Erion Veliajt, shtesa për vjetërsi në punë për kategorinë I të jepet në masën 2% pas çdo viti pune, deri në 25 vjet dhe të llogaritet mbi pagën e grupit, ndërsa shtesa për vjetërsi në punë për kategorinë II të jepet në masën 1% pas çdo viti pune, deri në 25 vjet dhe të llogaritet mbi pagën bazë. Ndërkohë, të gjitha kategoritë që përfitojnë nga ky vendim do ta përfitojnë rritjen që nga 1 marsi i këtij viti. Gjithashtu, kryebashki­aku Veliaj theksoi se buxheti i Bashkisë së Tiranës vjen në masë 15% më të lartë se ai aktual dhe bëri me dije se do të bëhen investime edhe në zonat periferike, peri- urbane dhe rurale të Tiranës, duke synuar që brenda vitit 2019 të çohet urbanizimi i plotë kudo ku banojnë qytetarë të Tiranës. Ai tha se vetëm në këtë vit janë rreth 200 rrugë të reja në Tiranë. "Kemi pasur një dyvjeçar të ngjeshur, sidomos me punët nëpër blloqe pallatesh. Kemi pasur 200 ndërhyrje në vit, praktikish­t thuajse çdo ditë pune ka një ndërhyrje. Kështu që do të sjellim në këshill një paketë të re me rreth 200 ndërhyrje në Tiranë dhe po të mbajmë këtë ritëm, deri në fund të mandatit thuajse do kemi prekur çdo bllok dhe çdo lagje. Fokusin më të madh në dy buxhetet e ardhshme do ta kemi kryesisht në zonat periferike dhe peri- urbane", u shpreh Veliaj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania