Gazeta Shqiptare

Veliaj shkarkon 4 administra­torë të LSI- së, refuzuan projektet e bashkisë

Dy këshilltar­ë të opozitës votuan "pro" mbjelljes së pishave Emërohen 4 drejtuesit e rinj të njësive, Pullazi te 2

-

Katër administra­torët e LSI- së në kryeqytet janë shkarkuar. Burime nga Bashkia e Tiranës bënë të ditur se kryebashki­aku Erion Veliaj ka firmosur dje lirimin nga detyra të administra­torit të njësisë nr. 2 Elez Gjoza, administra­torin e njësisë nr. 11, Gentian Arapi, administra­torin e njësisë nr. 8 Erjon Xhafa si dhe kreun e njësisë administra­tive Bërzhitë, Refik Velia. Ky vendim vjen pas refuzimit të LSI për të mbështetur projektet e Bashkisë së Tiranës. Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj mësohet se ka falënderua­r administra­torët për kontributi­n e tyre 2- vjeçar në bashki. Pas shkarkimit të 4 administra­torëve, Veliaj emëroi 4 emrat e rinj. Kështu në njësinë nr. 2 do të jetë Florian Pullazi, në njësinë nr. 8 Bujar Xhafa, në njësinë nr. 11, Jorida Doku dhe në Bërzhitë u emërua Alban Shaba. Ndërkohë, pro vendimit për të mbjellë pisha në vend të palmave në autostradë votuan dje edhe dy anëtarë të këshillit që i përkasin LSI- së dhe tjetrit PR- së. Naim Halili i LSI- së mësohet të jetë shprehur se "kryetari i bashkisë po punon dhe nuk dua të hyj në histori si dikush që bllokoi punën në Tiranë. Për sa kohë që do punojë, do vazhdoj ta mbështes me votë në këshill", mësohet të jetë shprehur Halili. Anëtari tjetër i këshillit që i përket PRsë ishte Ferdinand Papadhima, i cili gjithashtu mbështeti këtë projekt. Ndërkohë Veliaj ka shprehur mirënjohje­n për të dy këta këshilltar­ë të opozitës që votuan pro për qytetin, mbi partitë. Ky vendim i Veliajt vjen edhe pas prishjes së aleancës mes PSsë me LSI- në. Pas dorëheqjes së nënkryetar­es së Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali, vjen edhe largimi i 4 administra­torëve të tjerë që i përkasin LSI- së, që tashmë është në opozitë dhe ka shpallur hapur aleancën me Partinë Demokratik­e. Një rrjedhje e tillë votash në këshillin bashkiak ndodhi pak muaj më parë, kur dy këshilltar­ë të LSI- së votuan pro rritjes së Ne date 04.12.2017 ne oren 16.00 ne zyren e permbarues­it gjyqesor privat

me adrese ne “Rruga Fadil Rada, Pallati Danjela, Kati Perdhe, Njesia Tregtare nr. 10, Tirane”, zhvillohet ankandi per shitjen e pasurise se paluajtshm­e te llojit “Apartament” me sip. 68 m2, me nr. pasurie 2/ 166+ 1- 5, ne zonen kadastrale 3682, me volum 2, faqe 54, i ndodhur ne Lagjia 11 Shtatori, pallati 9, shkalla 1, kati 2, apartament­i 5, Ure Vajgurore Berat. Cmimi ne ankand te trete eshte ne vleren 1,411,200 ( nje milion e katerqind e njembedhje­te mije e dyqind) lekë.

Irisa Tereziu PF

çmimit të ujit dhe për këtë, ata u zëvendësua­n. Vendimi për rritjen e çmimit të ujit është marrë me 31 vota, dy prej të cilëve të LSI, Agim Kraja dhe Genta Mezini. Vetëm një ditë pas miratimit të vendimit për rritjen e çmimit të ujit në Tiranë, nënkryetar­ja e bashkisë, Brunilda Paskali që gjithashtu i përkiste LSI- së dha dorëheqjen nga detyra. Në deklaratën për mediat, ajo nënvizoi se LSI do të jetë në opozitë. "Misioni opozitë i LSI më obligon në aktin e dorëheqjes si dëshmi seriozi-

NJOFTIM SHITJE ME ANKAND

teti, detyrimi dhe përkushtim­i krah qytetarëve, që me verdiktin e tyre i kanë besuar LSI përmbushje­n e këtij misioni të rëndësishë­m", argumentoi Paskali. Ndërkohë, kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, në një postim në "Twitter" shprehu vlerësim për Paskalin. "Ishte kënaqësi të kisha në skuadër Bruna Paskalin këto 2 vite! Mirënjohje për kontributi­n e përkushtim­in për Tiranën tonë! Mbarësi më tej!", u shpreh Veliaj. Pas kësaj dorëheqjej­e, Veliaj shkarkoi atëherë nga detyra drejtorin Njësia nr. 2 Florian Pullazi Njësia nr. 8 Bujar Xhafa Njësia nr. 11 në Laprakë, Jorida Doku Në Bërzhitë, Alban Shaba Njësia nr. 2 Elez Gjoza Njësia nr. 8 Erjon Xhafa. Njësia nr. 11 në Laprakë, Gentian Arapi Në Bërzhitë Refik Velia e ndërmarrje­s tre Tiranë, Artjon Çaushllari; drejtoren e Qendrës Sociale Shkozë, Kajame Guri si dhe administra­torin e Farkës, Gazmend Kukli. Të tre kanë qenë emërime të LSI- së, e cila kishte ndarë edhe pushtetin në Bashkinë e Tiranës me PS- në, në kohën që të dyja ishin në bashkëqeve­risje. Nuk dihet nëse do të ketë masë për këshilltar­in tjetër të LSI- së që votoi dje projektin e Veliajt së bashku me këshilltar­ët e mazhorancë­s.

 ??  ?? Gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak të Tiranës
Gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak të Tiranës
 ??  ?? Kryebashki­aku Erion Veliaj
Kryebashki­aku Erion Veliaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania