Gazeta Shqiptare

Ja kategoritë që e përfitojnë ndihmë ekonomike për familjet në nevojë

-

tej, këshilli bashkiak në lidhje me trajtimin me ndihmë ekonomike të disa familjeve miratoi edhe vendimin "Për miratimin e familjeve përfituese dhe fondit nga programi i bllok- ndihmës ekonomike deri në 6 për qind me fondet e buxhetit vendor për periudhën 1- 30 nëntor 2017". Kategoritë që do të marrin këtë ndihmë nga fondi i bashkisë janë kryesisht kryefamilj­are të divorcuara me shumë fëmijë, kryefamilj­are të veja, pa punë, gratë mbi 55 vjeç, burrat mbi 60 vjeç që jetojnë vetëm e familjet me fëmijë të vegjël. Një tjetër vendim i rëndësishë­m i miratuar gjatë mbledhjes së sotme të këshillit bashkiak ishte edhe ai "Për një shtesë në numrin e punonjësve të qendrës ekonomike për zhvillim dhe edukimit të fëmijëve". Ky vendim parashikon shtimin e punonjësve të Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve me 46 punonjës të rinj, duke e çuar numrin total në 717 vetë. Kjo shtesë vjen si rrjedhojë e kërkesës së lartë për frekuentim­in e çerdheve dhe kopshteve publike. Këshilli miratoi edhe vendimin "Për disa ndryshime në vendimin nr. 84, datë 29.12.2016 të Këshillit Bashkiak "Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2017- 2019 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2017". Sipas këtij vendimi, do të bëhet një rishpërnda­rje e fondit të investimev­e dhe shpenzimev­e korrente.

PERFITUESI­T

Kategoritë që do të marrin këtë ndihmë nga fondi i bashkisë janë kryesisht kryefamilj­are të divorcuara me shumë fëmijë, kryefamilj­are të veja, pa punë, gratë mbi 55 vjeç, burrat mbi 60 vjeç që jetojnë vetëm e familjet me fëmijë të vegjël.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania