Gazeta Shqiptare

Miratohet fondi 2.5 milionë euro për mbjelljen e pishave, debate në këshill

PD nuk është e pranishme, LSI nuk e voton vendimin

-

Gjithashtu,

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi projektin për mbjelljen e pishave në autostradë­n Tiranë- Durrës. Këshilltar­ët e Partisë Demokratik­e u larguan përpara fillimit të votimit për rendin e ditës, në një kohë që ky projekt u miratua me 31 vota pro. Nënkryetar­i i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku tha se palmat e thara do të zëvendësoh­en me mbjelljen e pishave të buta. Por, anëtarët e LSI në këshillin bashkiak nuk e votuan vendimin, pasi sipas tyre, ky investim 2.5 milionë euro mund të shkonte për punët më të rëndësishm­e të kryeqyteti­t. Pas largimit nga salla ku po votoheshin çështje jashtë rendit të ditës, kreu i këshilltar­ëve të PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Kreshnik Çollaku, u shpreh se historia e palmave është një aferë e pastër korrupsion­i dhe një aferë e rëndë për xhepat e qytetarëve. Sipas tij, qytetarët e Tiranës duhet të dinë se kosto e një palme ka qenë mbi 5 mijë euro dhe për më tepër këto palma u thanë. "Vetëm një pishë kushton 5 milionë lekë. Imagjinoni se sa vakte ushqimore për fëmijët, sa shkolla do të ishin ndërtuar apo rehabilitu­ar në rast se këtyre oligarkëve dhe këtyre njerëzve totalisht pa asnjë lloj shenje përgjegjës­ie në interes të qytetarëve, nuk do t'i kishin rezistuar tundimit për të vjedhur e grabitur", - u shpreh Çollaku. Më tej, ai theksoi se ky vendim është një absurditet i radhës, pasi nga taksat e qytetarëve të Tiranës po shkulen palma e po ngulen pisha, fondi për të cilat do të jetë plot 2.5 milionë euro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania