Gazeta Shqiptare

Akuzat për Tahirin, serioze. Ilir Meta ishte zgjedhja e duhur për president

- Alfred Lela

Kjo është intervista e parë e Aleksandër Arvizu për një media shqiptare, pas largimit nga Departamen­ti i Shtetit. Në të shfaqen hendeqet e një interviste ' via email' ( te mungesa e pyetjeve pasuese), por gjithsesi është një bisedë, që është munduar të kapet te damarët e çështjeve që shqetësojn­ë, sot, dje apo nesër Shqipërinë politike, të paktën.

Z. ambasador, ta fillojmë nga fundi, edhe pse Anne, bashkëshor­tja juaj, lajmëroi largimin tuaj nga Departamen­ti i Shtetit, disa gjëra mbetën të paqarta, a u larguat, dolët në pension, apo u ngopët?

Sistemi i Burimeve Njerëzore ( HR) në Shërbimin e Jashtëm amerikan është shumë i ndërlikuar, është ndryshe nga pjesët e tjera të qeverisë amerikane. Unë kam qenë në pozicionin tim të mëparshëm si DAS ( Deputy Assistant Secretary) për më shumë se dy vjet dhe ishte koha që të ndërroja pozicion. Dosja ime po shqyrtohej për tri pozicione të ndryshme: një në Uashington, dhe dy të tjera jashtë Amerikës. Por nuk u mor asnjë vendim. Kështu që m'u desh të largohesha. Nuk është mirë kur vendimet merren duke mos u marrë vendime. Por, nuk ka gjë.

A mbështesni atë që Anne tha në një status në "Facebook", ku ajo ishte shumë e ashpër rreth mënyrës se si po shkojnë gjërat në Departamen­tin e Shtetit që pas mbërritjes së z. Tillerson?

Çdokush që është i mirinformu­ar do të thotë se diplomacia amerikane po degradon nën këtë administra­të. Dhe ky degradim është veçanërish­t i dukshëm në Departamen­tin e Shtetit. Shumë diplomatëv­e senjorë ( të karrierës) iu kërkua të largoheshi­n apo ikën vetë, sepse nuk mbante më. Këta janë diplomatë amerikanë me përvojë dhe të shumë trajnuar, që kanë shërbyer si në administra­tat demokrate, ashtu edhe republikan­e përgjatë viteve. Nuk është një pamje e bukur.

Kur ' Politiko. al' ju kontaktoi në shtator, ju thatë se "nuk ju ishte kërkuar të qëndronit". Kështu që u larguat. Në të njëjtën kohë pati zëra se po merreshit në konsiderat­ë si zgjedhje e mundshme për vendin e ambasadori­t amerikan në Kosovë. A është kështu?

Do të kishte qenë një nder të përfaqësoj­a Shtetet e Bashkuara në Kosovë.

Cili është statusi juaj aktual: a jeni një diplomat në pension, që po shihni mundësinë që përvojën e gjerë në diplomaci ta përdorni në sektorin privat, siç kanë bërë shumë diplomatë para jush dhe vazhdojnë të bëjnë?

Nuk jam i sigurt se çfarë do të bëj në të ardhmen. Kam nevojë për disa muaj pushim dhe për t'u menduar. Jam 59 vjeç, kështu që kam edhe disa vite të tjera të mira ( qesh). Fatmirësis­ht situata jonë financiare është e mirë dhe jam mirënjohës për këtë.

A i ndiqni rregullish­t zhvillimet në Shqipëri?

Po, mundohem të informohem me sa më lejon koha, kryesisht duke hapur portale të ndryshme ' online' herë pas here, megjithëse siç ti e di, unë nuk lexoj apo as di shqip, gjë që mbetet një problem. Jam në kontakt me miq atje dhe ata më ' ndihmojnë' të kuptoj se çfarë po ndodh ( qesh).

Cilët janë disa prej njerëzve me të cilët mbani kontakte në Tiranë?

( Qesh) Ndoshta nuk do t'u bëja ndonjë shërbim atyre, po t'ua përmendja emrat publikisht. Janë rreth 30- 40 njerëz me të cilët mund të them se mbaj kontakte të rregullta, ose deri diku të tilla. Përfaqësoj­në profesione të ndryshme dhe pikëpamje të ndryshme politike gjithashtu. Jam përpjekur të bëj të njëjtën gjë kur kam qenë në Tiranë.

A ka diçka për të cilën ju merr malli posaçërish­t nga Shqipëria?

Pothuajse gjithçka, me thënë të drejtën. Të jesh ambasador i Amerikës në Shqipëri duhet të jetë një prej punëve më të mira në botë. Më pëlqente të ngrihesha në mëngjes dhe të mendoja për ditën që kisha përpara.

Çdo ditë ishte një lloj aventure e re, sepse ka kaq shumë sfida përballë shqiptarëv­e dhe ata të bëjnë të ndihesh i vlerësuar, sepse kaq shumë shqiptarë duan të besojnë në një të nesërme më të mirë. Dhe Shtetet e Bashkuara mund të jenë një pjesë e kësaj.

Cila është gjëja që të mungon më pak nga Shqipëria?

Ndoshta cinizmi dhe hipokrizia. Sigurisht të politikës, por jo vetëm në politikë. Ngado.

Mendoj se mund të flisni më lirshëm tani që nuk jeni më i kufizuar nga kushtëzime­t e Shërbimit të Jashtëm. A do të thotë kjo se mund të jeni më kritik ndaj qeverisë "Rama"?

A po thoni se nuk kam qenë kritik gjatë kohës që isha në detyrën time zyrtare? Jam i sigurt se z. Rama nuk do të ishte dakord.

- Z. Rama arriti të merrte një mandat të dytë, por Zotat nuk e donin të lumtur. Shpërthimi i skandalit ku përfshihet ish- ministrit i tij i Brendshëm, z. Tahiri, e tronditi qeverinë e tij, e cila tani po përpiqet të mbledhë copat. Qeverisja e vendit është kthyer në ' menaxhim të krizës'. Çfarë mendonit për z. Tahiri gjatë kohës që ishit ambasador?

Menaxhim krize? Nuk jam i sigurt se bie dakord me këtë vlerësim. Sa i takon z. Tahiri, ambasada amerikane kishte një raport shumë të afërt dhe bashkëpunu­es me të kur ai ishte ministër i Brendshëm. Dhe jo vetëm me të, por edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të asaj ministrie, përfshirë Elona Gjebrenë dhe Genc Gjonçajn. Dhe, sigurisht, të gjithë strukturën e Policisë së Shtetit. Bashkëpuni­mi ishte i shkallës së parë. - Çfarë mendoni për të tani? I kam lexuar disa prej akuzave kundër tij dhe ato janë serioze. Dhe nuk e di se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo. Nëse ka bërë diçka të gabuar, dhe kjo mund të provohet në gjykatë, atëherë ai patjetër që duhet të përballet me pasojat. Por, siç e thashë, nuk e di nëse ai është fajtor.

Partia Socialiste në pushtet refuzoi t'ia hiqte imunitetin par- lamentar z. Tahiri. Pati nga ata që e panë këtë si një fillim shumë të keq të procesit të vetingut, pasi jepet ideja sikur ' makina e vetingut' do të kapë vetëm politikanë të anës tjetër, apo gjykatës dhe prokurorë, që nuk janë në ' zonën e miqësisë'…

Deputetët gëzojnë imunitet sipas Kushtetutë­s dhe ligjeve të Shqipërisë, për arsye të ndryshme. Por imuniteti nuk duhet të jetë mburojë nga hetimet, nëse ka prova të besueshme për aktivitet kriminal.

Në një tjetër lëvizje të çuditshme, z. Rama zgjodhi si kryetar të Parlamenti­t z. Gramoz Ruçi ( në fakt, ai pëlqen t'i drejtohesh me shoku Gramoz). Si ju duket kjo zgjedhje?

Pse është e çuditshme? E kam takuar Ruçin disa herë kur isha ambasador. Bisedat tona ishin gjithnjë produktive dhe të sjellshme. Socialistë­t kanë shumicën, kështu që është e natyrshme që një ligjvënës veteran i socialistë­ve të bëhej kryetar Kuvendi.

Ambasadori Lu refuzoi të merrte pjesë në seancën e parë plenare të Kuvendit të ri, hera e parë për ceremoni të tilla. Disa e panë këtë si mënyrën e tij për të shprehur mosdakordë­si me zgjedhjen e Ramës për kreun e Kuvendit. A është e drejtë të thuhet se ambasadorë­t amerikanë nuk veprojnë si persona privatë, por si përfaqësue­s të Uashington­it, duke e bërë rrjedhimis­ht pozicionin zyrtar të Shteteve të Bashkuara të shkojë përkundër zgjedhjeve të tilla: komunistë të linjës së ashpër të përfaqësua­r në pozicione të tilla pushteti?

Ambasadorë­t amerikanë në Shqipëri kanë shumë fleksibili­et për të bartur detyrat e tyre, por gjithnjë si përfaqësue­s zyrtarë dhe jo si persona privatë. Kam dëgjuar se ambasadori Lu nuk ishte i pranishëm në seancën e parë plenare. Jam i sigurt se ka pasur arsyet e veta, ndoshta ka pasur një angazhim tjetër. Duhet të pyesni atë.

Ndërkohë z. Meta është bërë president. A jeni në pozita miqësore me të? A ishte ai zgjedhja e duhur për këtë post? A bëri ai një zgjedhje të mirë duke e pranuar këtë post?

Kam shumë respekt për z. Meta. Po, ne jemi në kontakt, megjithëse ai është gjithnjë një person i zënë me punë si kryetar shteti dhe unë e kam parasysh këtë. Për shkak të staturës së tij politike, z. Meta nuk është peng i asnjërës prej partive politike kryesore dhe kjo është një gjë e mirë. Po, mendoj se ai është një zgjedhje e mirë si president. A ishte një zgjedhje e mirë për të? Duhet të pyesni atë. Më lejoni të shtoj diçka për z. Meta: Si çdo lider tjetër politik në Shqipëri, ai ka të mirat dhe të metat e tij. Por ka pasur një prirje për ta ' demonizuar' z. Meta dhe LSI, dhe për t'i fajësuar ata shpërpjest­imisht për problemet e politikës shqiptare. Kjo është gjithashtu e vërtetë edhe për të ashtuquajt­urin faktor ndërkombët­ar, përfshirë edhe Uashington­in zyrtar. Ishte frustruese të dëgjoje nga Departamen­ti i Shtetit gjëra të tilla si: "Pse të merremi me Metën dhe LSI? Sigurohuni që Berisha ( më vonë Basha) dhe Rama të pajtohen për këtë apo atë gjë". Dhe unë u thosha: "Nuk e kuptoni, apo jo? Berisha dhe Rama ( apo Basha dhe Rama) nuk do të bien dakord dhe ky është problemi!". LSI është pjesë e dinamikës. Është realiteti politik i Shqipërisë sot. Çdo zgjidhje që nuk e përfshin konstrukti­visht LSI, nuk është serioze.

- Në pranverë, kur ju vizituat Shqipërinë, u bëtë pjesë e negociatav­e të cilat u pasuan nga një vizitë finale e z. Hoyt Yee dhe një marrëveshj­e ndërmjet z. Basha dhe z. Rama, e quajtur "Paketa McAllister Plus". Në retrospekt­ivë, çfarë mendoni për atë marrëveshj­e?

Përshkrimi që i bëni rolit tim është bujar. Ambasadori Lu ishte i sjellshëm që më la të merrja pjesë në ato takime. "Pakti"

 ??  ?? Presidenti Ilir Meta dhe ish- ambasadori i SHBA- ve në Shqipëri, Aleksandër Arvizu
Presidenti Ilir Meta dhe ish- ambasadori i SHBA- ve në Shqipëri, Aleksandër Arvizu
 ??  ?? Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri
Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania