Gazeta Shqiptare

Roli i Xhuvanit, nëna e dëshpëruar e historia personale

Gazeta franceze: “Lukrecia Borxhia”, gjakmarrja sipas ballkanasv­e, shfaqja shqiptare në Francë

-

“Kisha marrë me vete në avion një pjesë të Koltès dhe Lukrecia Borxhia- n”, tregon Eric Vigner. “Kisha ruajtur një kujtim të vagët të pjesës së Viktor Hygosë, të cilën nuk e kisha lexuar më që prej njëzet e pesë vjetësh”. Regjisori, menjëherë pa një projekt që i përshtatej kulturës shqiptare, e identifiku­ar ndër shekuj nga ligji sy për sy dhe dhëmb për dhëmb, “Kanuni” një lloj drejtësie e zakoneve, që na çon drejt formës së Vendetas ( gjakmarrje­s) ende në jetë në malet e veriut të Shqipërisë. Hakmarrja dhe korrupsion­i ushqejnë familjen Borxhia. “Lukrecia mendon se dashuria do të heqë cenet e trashëguar­a të familjes Borxhia”,vazhdon artisti Breton. Është një pjesë e mbushur me paradokse dhe paradokset janë pjesë e kulturës shqiptare, e në të njëjtën kohë familja për ta është shumë e rëndësishm­e”.

KARRIERA NDËRKOMBËT­ARE

Një telefonatë Luiza Xhuvanit, aktores së njohur shqiptare, e cila luante rolin e Rozinës te Berberi i Seviljes. “Në shfaqjen Lukrecia Borxhia, është gjithmonë aktorja që jep një atmosferë të veçantë, shpjegon ajo. Është një heroinë tragjike”. Në interpreti­min e Luiza Xhuvanit, 53 vjeç, është dhimbja e brendshme dhe brishtësia që të tërheq dhe jo histeria.

Roli i një nëne në dëshpërim kryqëzohet me historinë e saj personale; kanë kaluar disa vite që kur djali i saj është dënuar me 30 vite heqje lirie. Shqipëria, është një shoqëri e vogël prej 3 milion banorësh. 800 000 janë vetëm në kryeqytet, e aty ku të gjithë e njohin situatën tragjike në të cilën është përfshirë ajo dhe familja e saj, ngjallet dashamirës­i për të. Ndërkohë, Luiza është një figurë publike e njohur në Shqipëri, që ka ndërmarrë një karrierë ndërkombët­are dhe ka spikatur në filmin “Slogani” ( 2011), një film frankoshqi­ptar nga Gjergj Xhuvani, i cili fitoi çmimin si filmi më i mirë i huaj në Festivalin e Kanës. Që prej tre vjetësh Luiza jeton në Greqi. “I thashë: “Lexoje pjesën”,- thotë Eric Vigner. Ajo e lexoi në greqisht dhe e pranoi rolin pas dy ditësh”. Ky projekt teatral, provat e të cilit zgjatën dy muaj e gjysmë, shënojnë hyrjen e Viktor Hygosë në reper- torin e Teatrit Kombëtar Shqiptar, por edhe i bien kambanës së një salle historike. Në fakt, ndërtesa me vendndodhj­e në zemër të qytetit, shumë afër me sheshin Skënderbej, së shpejti do të shkatërroh­et.

Që kur është ndërtuar, është menduar të mos rezistojë shumë. Inauguruar nga Musolini më 1940, kjo sallë italiane ( megjithëse me kënde të drejta) është përdorur në fillim si kinema para se të përdorej si teatër. “Topaze” nga Marcel Pagnol ishte premiera që preku skenën e saj më 1945. “Para kësaj, kishte vetëm teatro amatore në Shq i p ë r i ” , s h p j e g o n Hervin Çuli, 46 vjeç, drejtori aktual i teatrit. Historia e teatrit profesiona­l të këtij vendi filloi atë vit. Ai thotë se ashtu siç e tregon edhe h i s t o r i a , vitet e arta të teatrit ishin vitet ‘ 60 dhe ’ 70, me aktorë të njohur si Kadri Roshi, Sulejman Pitarka ose Vio l e t a M a n u s h i . Kjo, ndodhi para se censura dhe kërcënimet për burgim të pengonin zhvillimin e një kreativite­ti më të madh. Gjithashtu, u ndaluan të viheshin në skenë vepra të Çehovit, autor i konsiderua­r atëherë si pesimist dhe dekadent.

“GJENERATA AMBICIOZE”

Ky vend që deri dje ishte totalisht i mbyllur, u hap në vitin 1991. Si bishti i bllokut lindor, ka pasur mundësi të eksperimen­tojë mjaft gjëra. Por edhe kultura ka marrë disa goditje. Teatri Kombëtar ekuivalent me Komedinë Franceze me një trupë artistike permanente, pa të ndryshonte numri i aktorëve të përhershëm nga 60 veta në periudhën e regjimit komunist, në 28 sot, madje edhe me kontrata afatshkurt­ra. Në fillim të viteve ’ 90, politika ka dominuar ndjeshëm dhe shumë artistë u bënë pjesë e parlamenti­t të Shqipërisë, tregon Hervin Çuli, i shkolluar në Rumani në fillim të viteve ’ 90. Ai ka vënë në skenë vepra nga Çehovi dhe Goldoni. “Kemi jetuar njëzet e pesë vjet tranzicion dhe sot mund të themi se gjenerata e re është ambicioze”.

Tregues i një kohe inkurajues­e, vendi po njeh një bum teatrosh dhe të kompanish teatrore. Publiku i Teatrit Kombëtar është shumëfishu­ar këto katër a pesë vitet e fundit dhe numri i shfaqjeve është trefishuar.

Në 2016- ën, të gjitha biletat e shfaqjes “Zbutja e kryeneçes” nga Shakespear­e- it, “Tri Motrat” nga Çehovi dhe “Tartufi” nga Molieri janë shitur paraprakis­ht. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, një grua e letrave dhe përkthyese, është mbështetës­e e artit.

Që prej një viti, kryeminist­ri Edi Rama, ka shpallur hapjen e një teatri të ri në një uzinë të vjetër të pashfrytëz­uar, “Turbina”. E megjithatë, ndërtesa e Teatrit Kombëtar, e destinuar për të qenë provizore, ka mbijetuar shtatëdhje­të vjet. Gjendja e saj ka degraduar në mënyrë të konsiderue­shme, ka krisje, rrjedhje, shkallë që rrezikojnë të bien, mungesë ngrohjeje dhe ajri të kondicionu­ar. Edhe materialet brenda, lënë për të dëshiruar. Është dashur të sillen prozhektor­ë nga Franca për të ndriçuar ashtu si duhet “Lukrecia Borxhian”.

Në lozha, pas shfaqjes, Luiza Xhuvani, që nuk kishte shkelur në këtë skenë që prej katër vitesh, rrëfeu për rolin: “Më mundësoi të them gjëra që nuk do t’i kisha thënë dot kurrë” .

Dhe shton: “Teatri është një katarsis, Eric Vigner është një regjisor që bën teatër si të ishte film. Ai është kineast”,- përfundon Luiza Xhuvani, e cila pritet të sjellë në Greqi, rolin e Medeas.

(* I dërguar special në Tiranë ( Albanie)— 26 Tetor 2017)

 ??  ?? Luiza Xhuvani në shfaqjen “Lukrecia Borxhia”
Luiza Xhuvani në shfaqjen “Lukrecia Borxhia”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania