Gazeta Shqiptare

80 TE RINJCERTIF­IKOHENSIMJ­ESHTER TE MONUMENTEV­ETE TRASHEGIMI­SE

-

80 mjeshtërve dhe ndihmës mjeshtërve të rinj është kaq i rëndësishë­m”.

Duke vlerësuar këtë nismë tepër kurajëdhën­ëse Kumbaro theksoi impaktin që kanë politika të tilla dhe bashkëpuni­mi me partnerët vendas e të huaj jo vetëm për ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimi­së kulturore, por duke e parë atë si një mënyrë të fuqishme të zhvillimin ekonomik.

Për herë të parë në tri dekada, specialist­ët e vjetër të restaurime­ve patën mundësinë të trajnojnë në teori dhe praktikë gjeneratën e re të mjeshtërve. Gjirokastr­a, Berati dhe Korça kanë tashmë 80 mjeshtër dhe ndihmës mjeshtër të certifikua­r, për punimet e gurit, drurit, metalit dhe suvasë në ndërtesa historike, falë projektit “Aftësi për Punësimin e së Nesërmes, projekt, i cili nisi në muajin dhjetor 2016, në mjediset e Ministrisë së Kulturës, ku u nënshkrua Memorandum­i i Mirëkuptim­it për projektin “Aftësi për Punësimin e së Nesërmes”, financuar nga GIZ dhe SIDA. Projekti “Aftësi për Punësimin e së Nesërmes”, ka për qëllim ruajtjen e teknikave tradiciona­le, kualifikim­in e personave që operojnë në këtë fushë, rritjen e cilësisë së punimeve ( sipas standardev­e të restaurimi­t dhe konservimi­t) si dhe më shumë mundësi punësimi për të rinjtë dhe emigrantët që vendosin të kthehen për të punuar dhe jetuar në Shqipëri. Ky projekt tregon se trashëgimi­a kulturore kombinon të drejtën për kulturë dhe të drejtën për zhvillim, përçimin e dijeve nga mjeshtër e vjetër tek ata të rinj që punojnë në këto site të trashëgimi­së. “Aftësi për Punësimin e së Nesërmes” u mundësua nga CHwB Albania, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Kulturës, Ministria e Ekonomisë të Shtetit Federal të Hessen- it nëpërmjet GIZ, bashkëpuni­mi gjermano- shqiptar dhe qeveria suedeze, drejtoria rajonale e formimit profesiona­l publik , drejtoria rajonale kombëtare kulturës, Gjirokastë­r, Korçë, Berat, Instituti i Monumentev­e të Kulturës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania