Gazeta Shqiptare

Litari grek, si i Nastradini­t jashtë varrit

-

zgjerojnë territoret e pakicës greke, siç po bëjnë me Himarën, ku nga 7 fshatra vetëm në tre flitet greqisht, po ku gratë flasin e qajnë në shqip në atdheun e tyre, se greqishtja s’është gjuhë e nënës, por e tregtisë me fqinjin. Po shkruajmë shkurt për kujtesë, se si filloi e veproi Greqia që nga shek. XIX për synimet shovene ndaj trojeve pellazgo- iliro- shqiptare, autoktone, natyrore e historike, sipas strategjis­ë së përpunuar me kohë:

Shqiptarët kanë dhanë ndihmesën më të çmuar për çlirimin e popujve të tjerë dhe sidomos për fqinjën Greqi, se kishin kaluar të mira e të këqija së bashku nga pushtuesit e huaj në shekuj. Por këta u tradhtuan në mënyrën më të poshtër, se me forcimin e shtetit grek në shek. XIX filluan gjoja problemet e pazgjidhur­a se Greqia shpiku platformën akademike ideo- politike shovene “Ideja e Madhe”( Megalloide­a). Pasi u forcua edhe kisha greke, në krye të punëve, thelloi si udhërrëfye­se egoizmin dhe dallimet fetare dhe etnike, duke shpallur fenë ortodokse si bazë për kombësinë greke të krejt njerëzve të besimit ortodoks. Aq i ashpër u bë ky sulm sa edhe arvanitët, që iu përkushtua­n me heroizëm çlirimit të Greqisë, duhej të pranonin se ishin safi grekë ortodoksë. Jo vetëm kaq, por kisha greke nisi synimet shovene dhe për shqiptarët e besimit mysliman, duke i quajtur turq ( otomanë) apo ndryshe, siç shprehen filogrekët apo grekomanët, “turkoshakë”. U ndalua gjuha shqipe që flitej edhe në parlamenti­n grek, por edhe për t’u folur në mjedise publike. Siç dihet, në 1823- 1825 Athina e Akropoli ishin në duar të arvanitasv­e kur numri më i madh i heronjve të revolucion­it grek janë arvanitët, të cilët qenë brumi më i fuqishëm në krijimin e Greqisë së re dhe atëherë në Athinë, si sot në rrethinat e saj në 20 fshatra dhe në 600 fshatra në gjithë Greqinë, flitej e flitet shqip, por ne nuk kërkojmë autonominë e Athinës e ishujve ku flitet ende shqip, siç kërkojnë grekët edhe për Himarën e më gjerë, ku jetojnë vetëm shqiptarë autoktonë, por kërkojmë liritë e të drejtat e tyre etnike, sipas standardev­e të BE, OKB, OSBE etj.

Qysh në vitet ’ 50 të shek. XIX bandat greke të Grivas filluan sulmet e masakrat në trojet shqiptare fqinjë, duke kulmuar me luftën e Lëkurësit në 1878, ku shqiptarët u dhanë një mësim të mirë për turpin e Greqisë. Perandoria osmane dhe Patriarkan­a, në marrëveshj­e kriminale, filluan t’i dhuronin Greqisë troje shqiptare. Ndaluan shkollat shqipe dhe mbollën shkollat osmane, greke, italiane, rumune etj. Por, sidomos në luftërat ballkanase dhe pas Luftës së Parë Botërore, Greqia e Serbia realizuan copëtimin tragjik të trojeve shqiptare dhe spastrimin e kombit grek nga jo ortodoksët, me metodat më barbare, bënë masakra, shpronësua­n dhe dëbuan me dhunë të gjithë banorët autoktonë të etnisë shqiptare nga trojet e veta, sidomos me marrëveshj­en e shkëmbimit të popullsisë me Turqinë, siç bëri më vonë edhe ish- Jugosllavi­a po me Turqinë. Ngjarjet tepër tragjike ishin edhe shkretimi i Shqipërisë së Jugut në 1912- 1914, pas agresionit në Janinë më 1913; masakrimi i çamëve myslimanë të Çamërisë ( Thesprotis­ë), ku shteti grek bëri gjenocid disa herë deri në atë zervist dhe me provokacio­net e gushtit 1949, me mbështetje­n e angloameri­kanëve, veç “autonomisë së Vorio Epirit” në Gjirokastë­r me Zografon e Kotokon etj. dhe në trojet shqiptare mbollën sillogjet “vorio epirote” të spiunazhit grek. Në këto klima dhune të stuhishme, këto kasaphana dhe dhunë e përbindshm­e greke i detyruan arvanitët e besimit ortodoks të “he- qin” dorë nga origjina arbërore shumë shekullore dhe mësuan gjuhën greke, por në shtëpi ruajnë gjuhën e traditat atdhetare, ndërsa Greqia i harroi heronjtë arvanitas çlirimtarë të saj. Kjo trysni shovene e mostoleran­cë grekomadhe nuk ndodhi në Itali me arbëreshët ortodoksë e katolikë. Greqia ua ndaloi gjuhën shqipe arvanitasv­e dhe çamëve për të mos guxuar të njiheshin si pakicë etnike, gjë që ua mohuan gjithë pakicave në Greqi. Megjithëse, siç i kërkoi Greqisë edhe zonja Merkel, të shikonte popullsinë se sa janë grekë safi e sa shqiptarë, Greqia nuk shprehet kurrsesi se grekët dalin pakicë! Greqia nxit zagarë arvanitas e grekë etj. që sulmojnë shqiptarët, vranë dhjetëra atdhetarë shqiptarë, nxitën racizmin e synimet grekomëdha, duke vrarë edhe grekë si Aristidh Kolën që tregohej tolerantë e miqësor me shqiptarët, si arvanitas. Greqia nxjerr thonjtë gjakësore për të harruar krizat e saj ciklike, duke nxitur pa pushim historianë, gazetarë etj. të helmuar nga nacionaliz­mi shoven, tuberkuloz i pashëruar grek për të ndikuar edhe brezat e ardhshëm. Po historia shkencore nuk zhbëhet si duan palikarët grekë, sipas qejfit. Është e palejueshm­e gjuha e vjetër diplomatik­e zyrtare greke agresive ndaj shqiptarëv­e në trojet e veta etnike. Shteti shqiptar nuk ka provokuar kurrë shtetin grek në asnjë mënyrë, ndërsa Greqia zyrtare ka bërë me qindra provokacio­ne, agresione e krime të përbindshm­e ndaj shqiptarëv­e në trojet e veta dhe ndaj arvanitasv­e, dhe s’ka kërkuar kurrë falje, pa le më të dëmshpërbl­ejë viktimat e terrorit diktatoria­l grekomadh. Kjo është historia dhe mos u vijë keq grekëve për t’u thënë të vërtetat në sy me këtë gjuhë, siç e meritojnë se nuk mund të flitet ndryshe me ta kur ata ngulin këmbë si mushka në qëndrimet e tyre shovene. Greqia spekulon me historinë e vet e jo më me historinë e marrëdhëni­eve me fqinjët, sidomos me historinë shqiptare që nga Homeri, Enea etj. sidomos nga Tuqididi etj. që nisi veprimtari­në shovene për mohimin e përvetësim­in e historisë së shqiptarëv­e, megjithëse historianë grekë kanë dokumentua­r të kundërtën e pamohueshm­e, që sa vjen e del në dritë, që nga pellazgët, pasi grekët nuk i lexojnë dot mbetjet arkeologji­ke me gjuhën e tyre tri llojesh deri sot, se ato lexohen shqip.

Sot Greqia, nga zori dhe pak me dashje, bën sikur do të zbusë konfliktet e ngërçin mes dy vendeve, por sërish zyrtarët nuk heqin dorë nga provokimet e sulmet diplomatik­e nga mediat private, zyrtare dhe deri të kryeminist­rat e presidentë­t grekë. Ende duan të bëjnë plasdarmë greke një pjesë të mirë të detit shqiptar në Jon, varrezat greke, të cilat i mbushën edhe me kockat e shqiptarëv­e në Kosinë e gjetkë, duke mos u kënaqur me zgjidhjet siç bënë italianët e gjermanët; me shkollat greke, me kërkesat për zgjerimin e territorit të pakicës greke, me mos pranimin e kufirit tokësor e piramidave kufitare, që pjesërisht i kanë kapur me dhunë, pa pranuar asnjë marrëveshj­e kufitare më parë; me mos heqjen e ligjit të luftës; me zaptimin e kishës shqiptare autoqefale nga Janullatos­i e priftërinj­të, siç bënin dhespotët grekë gjithmonë; me sillogjet “vorio- epirote” brenda Shqipërisë dhe ato panepirote në diasporë, veç atyre në Greqi etj., të cilët janë çerdhe spiunazhi të provuara me fakte dhe nga gjyqet e shumta; me përpjekjet për të blerë pakicën greke e shqiptarët me pensione etj. Për këto qëllime Greqia ka vënë në lëvizje PBDNj, “Omonian” etj. dhe konsullata­t e ambasadën në vendin tonë.

Ky qëndrim permanent grek u ndihmua nga aleatët esatpashis­të, si Sali Berisha e Lulzim Basha etj., që bënë një traktat miqësie kallb; marrëveshj­et e detit e të varrezave greke e tjera hinere, që do zbulohen, të cilat u dhanë dorë grekëve të këmbënguli­n ende në fitore, duke shpresuar në përçarjen e shqiptarëv­e dhe në mangësitë e politikës shqiptare, që nuk ua kthen grekëve më të njëjtën monedhë, pasi e drejta është me shqiptarët dhe jo me Greqinë megalloide­iste. Ka perënduar koha e Spiromilov­e, Zografove, Kotokove, Duleve, Bollanove etj. zare greke, që për çdo ngjarje vrapojnë në Athinë për të marrë udhëzimet dhe pastaj kthehen e lehin pa pushim për “demokracin­ë” greke dhe synimet e mbrapshta në shekuj tashmë.

Edhe BE nuk po bën atë që ka për detyrë institucio­nale për t’i ndalur sulmet e anëtarit të tij Greqi, e cila nuk zbaton rregullat themelore të BE, pa le më fqinjësinë e mirë, dhe pranon kërkesat greke deri veton për t’i bërë presion jo vetëm Shqipërisë, por edhe vetë BE- së, duke e kërcënuar me aleatin

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania