Gazeta Shqiptare

Panuçi: Alijin e marr, sepse më pëlqen mua

Trajneri nuk toleron pyetje për lojtarët e grumbullua­r, duke u treguar i prerë me gazetarët Priten 3 afrime në miqësoren e muajit mars

- Jeton Selimi

Pasi preku nga pranë pjesën më të madhe të futbollist­ëve të Kombëtares në fazën përgatitor­e të zhvilluar në Turqi, Kristian Panuçi tashmë i ka idetë më të qarta. Trajneri i Kombëtares është i bindur se Shqipëria ka një bazë të mirë futbollist­ësh mbi të cilën mund të punohet për të synuar kualifikim­in për në Evropianin e ardhshëm. Panuçi do të afrojë 3 lojtarë të tjerë të rinj në Kombëtare për miqësoren kundër Turqisë, paraqitja e tyre, mbi të gjitha e Kamer Qakës e ka impresionu­ar, por Panuçi nuk ka ndërmend të ndalët pasi premton afrime të reja për miqësoren e radhës: "Do grumbulloh­emi në mars për një miqësore ku do marrim dy- tre lojtarë që duam t'i shohim për Kombëtaren. Kemi 6 muaj kohë për të formuar grupin që do të provojë të arrijë Europianin. Jam duke vëzhguar 5 apo 6 futbollist­ë, por nuk dua të them emra, sepse janë lojtarë të rinj, më mirë të mos them emra".

Eliminimi i Italisë nga Kupa e Botës ishte lajmi më i bujshëm në botën e futbollit, një eliminimi i cili për Panuçin nuk ishte aspak surprizë. Trajneri i Kombëtares shfrytëzoi këtë rast për t'i bërë edhe një kompliment Federatës me anë të një krahasimi: "Si italian më vjen shumë keq. Por problemi është më i madh nga ç'mendohet, nuk është vetëm eliminimi, është një sistem që nuk funksionon që nga të rinjtë. Në futbollin italian ka shumë vështirësi, sepse shumë njerëz të aftë nuk i lënë të punojnë. Tani skandalizo­hen për rezultatin, por është pasojë e një pune. Kam parë me eksperienc­ën time që shpesh lodhesh të trajnosh në Itali. Unë jam shumë me fat, sepse kam një federatë dhe president që më lë të punoj dhe në fund do më gjykojë. Unë besoj se Shqipëria ka një bazë të mirë, ka shumë shqiptarë në qarkullim. Duhen kërkuar për t'i sjellë në kombëtare. Mund të ndërtojmë një Sh- qipëri shumë të bukur dhe kjo më intrigon shumë."

Që në herën e parë kur u prezantua si trajneri i ri i Shqipërisë, një nga sloganet kryesore që deklaroi për mënyrën e punës, ishte: "Do të marr futbollist­ët më të mirë". Mirëpo, trajneri Kristian Panuçi duket se ka nisur të cenojë disi standardet në ekipin Kombëtar. Nëse në grumbullim­in e parë bëri shembull Cikalleshi­n e Xhakën dhe në vijim kërkon respekt për Kombëtaren duke e cilësuar si gjënë më serioze të mundshme, gjatë konferencë­s së djeshme, tekniku ka dhënë përgjigje disi ndryshe nga kjo linjë e deklaruar prej tij. Në konferencë­n për shtyp të zhvilluar në ambientet e institucio­nit të futbollit në vend, Kristian Panuçi u pyet në lidhje me ftesën për Naser Alijin, një futbollist pa skuadër, krahasuar me një sërë alternativ­ash që mund t'u jepej një shans për t'u testuar. Pasi dha disa prej argumentev­e të përsëritur se është një futbollist tek i cili beson shumë, Panuçi nervozohet dhe shprehet: "Alijin e marr se më pëlqen. Do ta marr edhe nëse është pa skuadër".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania