Gazeta Shqiptare

Skënderbeu thyen Dinamo Kievin, por eliminohet

Liga e Europës, korçarët fitojnë ndeshjen e tyre të parë në grupin B. Mposhtin ukrainasit 3- 2 Partizani i Beogradit siguroi vendin e dytë në grup

-

Skënderbeu ka arritur një fitore të shkëlqyer përballë Dinamos së Kievit. Kryesuesit e kampionati­t shqiptar kanë arritur të përmbysin disavantaz­hin fillestar për të arritur fitoren e parë në grupin B të Ligës së Europës. Pavarësish­t se trajneri ukrainas, Khatskeviç, kishte lënë pushim një pjesë të madhe të titullarëv­e të tij, Dinamo e Kievit është shfaqur agresive në "Elbasan Arena" dhe në minutën e 15- të ka gjetur golin e parë pas kombinimev­e të bukura, që u finalizuan me anë të Cigankov në minutën e 15- të. Megjithatë, Skënderbeu është kthyer shpejt në lojë dhe dy minuta më pas ka barazuar me anë të Sabien Lilajt, që siluron nga distanca portën e Bushan. Pjesa e parë do të mbyllet me rezultat të barabartë, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë vjen dhe shpërthimi i korçarëve të Ilir Dajës. Në minutën e 53të Mici harkon në zonë për Ali Soue, me këtë të fundit që ul topin për Xhejmsin dhe nigeriani pak hapa nga porta nuk gabon. 2- 1 për Skënderbeu­n dhe Dinamo tronditet, aq sa në të 57'- ën Enis Gavaj do të çajë mbrojtjen ukrainase me një asistim perfekt për Ali Soue. Lojtari nga Gambia shmang edhe portierin për të shënuar golin e tretë të Skënderbeu­t. Në minutat mbetura, Dinamo e Kievit kërkon të kthehet në lojë, por ka vështirësi për të finalizuar aksionet, ndonëse do të ketë disa raste të mira shënimi.

PREMIO

Skënderbeu fitoi 3- 2 ndaj Dinamos së Kievit në ndeshjen e parafundit të grupeve të Europa League. Klubi korçar përfiton 360 mijë euro nga kjo fitore, të ardhura që i jepen nga UEFA. Ndërkohë që presidenti i Skënderbeu­t, Ardjan Takaj tashmë do t'iu shpërndajë premion 100 mijë euro lojtarëve për këtë fitore. Skënderbeu ka fituar edhe 240 mijë euro nga dy barazimet e arritura në grup, nga 120 mijë euro për secilën ndeshje ku kanë marrë nga një pikë. Në këtë mënyrë, klubi korçar deri tani ka përfituar 600 mijë euro nga UEFA pas rezultatev­e pozitive të arritura në grupet e Europa League.

KAPITENI

Kapiteni i skuadrës së Skënderbeu­t, Orges Shehi është shprehur shumë i lumtur pas fitores ndaj Dinamos së Kievit. Gardian i korçarëve ka theksuar se ekipi ka fituar shumë eksperienc­ë. "Ishte një fitore e rëndësishm­e edhe pse në fund pësuam një gol që në fakt nuk duhet ta bënim. Fituam ndaj skuadrës më të mirë të grupit dhe kjo është gjëja më e mirë. Kundërshta­rët për fatin tonë të keq fituan dhe do të shkojmë në ndeshjen e fundit do të mundohemi të bëjmë më të mirën tonë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania