Gazeta Shqiptare

” Ky Ditërrëfen­jës vë gurnë e parë të themelisë për mbrothësin­ë e kombit tonë dhe bje dashuri të madhe për çdo punë bese, ashtu pra, bekim e vëllazëri që të kuptojnë kombet e huaj se nuk jemi të egër dhe neve shqiptarët, sikundër po na quajnë ata”

-

Në kuadër të 105- vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë u prezantua dje në Tiranë, ribotimi i një prej veprave më madhore të Rilindjes sonë Kombëtare, “Kalendari Kombiar”. Ai ka qenë realizuar ndër vite nga një grup intelektua­lësh të shquar të kësaj periudhe si Kristo Luarasi, Kosta Jani Trebicka, Shahin Kolonja, Mit’hat Frashëri, si redaktor kryesor dhe shumë bashkëpunë­torë të tjerë të jashtëm.

Ka qenë fondacioni arsimor - kulturor - humanitar Alternativ­a për të Ardhmen ( ALSAR), që e ka ndërmarrë nismën. Ribotimi i ‘ Kalendarit Kombiar’ është një lajm i mirë për historinë dhe kulturën shqiptare, tha më tej zoti Mehdi Gurra, sepse risjell edhe një herë atmosferën e viteve të lavdishme të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, përpjekjet e patriotëve shqiptarë, që luftën për liri dhe pavarësi e shihnin, krahas të tjerash, te ndriçimi i mendjes së shqiptarëv­e, që çdo dije dhe zbulim botëror të ishte i artikuluar në gjuhën shqipe, të kishte veshje dhe identitet kombëtar.

“Ribotimi i ri i ‘ Kalendarit Kombiar’ me një tirazh prej 500 kopjesh është bërë në origjinal, pa i ndryshuar asgjë, me alfabetet e dikurshëm, me frontespic­et, pikturat dhe grafikat e dikurshme. Të vetmet ndryshime, janë se nga 22 vëllime të përvitshme, është përmbledhu­r në 4 vëllime me letër dhe lidhje speciale për të zvogëluar vëllimin dhe ‘ ndryshimi’ i dytë është se çdo vëllim hapet me nga një parathënie të re, duke futur si parathënie edhe shkrimin e Mit’hat Frashërit, botuar në revistën ‘ Minerva’, nr. 23- 24, 1934, tri ditë pas vdekjes së Kristo Luarasit”, – përfundoi prezantimi­n e veprës, kreu i Alsar Mehdi Gurra, pa harruar në fund të fjalës së tij të falënderoj­ë edhe njerëz të tjerë që kanë një kontribut të çmuar në ridaljen në dritë të kësaj vepre, siç është nipi i Kristo Luarasit, prof. dr. Genci Luarasi, për një punë skrupuloze në grumbullim­in, ruajtjen, sistemimin dhe përgatitje­n grafike të materialit; si dhe donatorët nga Turqia që mundësuan botimin e tij. Rreth veprës me punimet e tyre kumtuan më pas, prof. dr. Ferit Duka, prof. dr. Hysen Matoshi, prof. dr. Seit Mancaku, prof. dr. Zeqir Kadriu, prof. dr. Luan Maltezi, prof. dr. Genci Luarasi etj.

KALENDARI KOMBIAR ( 1897- 1916, 1926,1928)

“Kalendari Kombiar” ( 1897- 1916, 1926,1928), ishte botim i përvitshëm encikloped­ik kulturor, letrar e politik i shoqërisë “Dëshira” të Sofjes. Numri i parë doli më 1897 me titullin “Ditërrëfen­jësi” ( kalendari) “Kombiar” dhe nga viti 1901 e deri në fund u titullua “Kalendari Kombiar”. Gjatë viteve 1897- 1900 u drejtua nga Kristo P. Luarasi me Kosta Trebickën dhe më pas edhe me Nikolla Naçon. Pas vitit 1900 botues i vetëm ishte Kristo Luarasi deri në numrin e fundit.

Në vitin 1909- 1910 u botua në Selanik; më 1911- 1916 përsëri në Sofje.

Më 1926 rinisi botimi në Tiranë nën drejtimin e Mit’hat Frashërit ( Lumo Skëndos), i cili mundi të kënd botës, që shërbente si një lidhje mes shqiptarëv­e që nga Rusia në Argjentinë dhe Australia në Amerikën e Veriut. “Kalendari Kombiar” është shkruar me tri alfabete që përdoreshi­n në atë kohë. Pas vitit 1908 është shkruar me alfabetin e Kongresit të Manastirit, që përdoret edhe sot.

1878, KUR “KALENDARI” QUHEJ “DITËRRËFEN­JËS”

Parathënia e vëllimit të parë: Të dashur mëmëdhetar­ë,

Moti i ri 1897, i cili na dhuroj rrojtje të re, dhe fat të mirë, na gëzoj edhe me këtë Ditërrëfen­jës ( Kalendar), të cilin do ta këndojmë me zjarr të madh të gjithë neve shqiptarët, që flasim gjuhën shqip. Ky Ditërrëfen­jës vë gurnë e parë të themelisë për mbrothësin­ë e kombit tonë dhe bje dashuri të madhe për çdo punë bese, ashtu pra, bekim e vëllazëri që të kuptojnë kombet e huaj se nuk jemi të egër dhe neve shqiptarët, sikundër po na quajnë ata.

Megjithëse jemi të varfër nga gjithë të tjerët, po dashuria për mëmëdhenë dhe dëshira që kemi për të hapurit e gjuhës sonë, dalëngadal­ë, me emrin e të Madhit Zot së pari, do hapim qëllimet tona dhe do të vinjë kohë që do të hapen dhe kishë mbë gjuhën Shqip si kundër kanë hapur dhe Kombet e tjerë. Të kemi dashuri me njëri tjetrin, të jemi të bashkuar të gjithë tok: të Krishterë e Myslimanë; të ndihmojmë sa të mundet për çdo farë pune të shenjtërua­r, të mos qajmë e përçmojmë gjuhën e mëmës sonë, por sa të mundim ta lavdërojmë së gjithash etj., etj. Këto janë detyrat e një mëmëdhetar­i që ngashëron mbrothësin­ë e gjuhës së vetë. Këtë Ditërrëfen­jës që na i dhuroj e ndiçmja Shoqëri e Sofjes “Dëshirë” e bëmë format më të madh pakë, meqenëse kemi nevojë të madhe fjale më shumë, si ndonjë vjershë, këngë, a përrallë të Kombit. Me nder ( K. I. T.)

 ??  ?? Imazhe të ribotimit dhe origjinali­t të “Kalendarit Kombiar”
Imazhe të ribotimit dhe origjinali­t të “Kalendarit Kombiar”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania