Gazeta Shqiptare

Sistemi TIMS, Tahiri dhe Gjebrea në "Audin" e Habilajve

Artan Habilaj shkoi në Greqi me mjetin e tij "AUDI" dhe u kthye me traget U kthyen nga Greqia, nëpërmjet pikës kufitare të Qafë Botës

-

Ish- zv. ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea udhëtoi në makinën tip "AUDI" me targa AA 003 GB, këto të dhëna janë zbuluar nga sistemi "TIMS". Mësohet se udhëtimi ka qenë i përbashkët me ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili e merrte makinën nga kushërinjt­ë e tij, Habilajt. Në atë kohë, Artan Habilaj e të tjerë kanë qenë nën hetim nga Antimafia italiane për trafik lëndësh narkotike. Saimir Tahiri dhe Elona Gjebrea kanë dalë bashkërish­t për në Greqi, në datën 08 gusht të vitit 2014. Ata kanë dalë nga Shqipëria me traget, nëpërmjet portit të Sarandës, pa makinë. Saimir Tahiri dhe Elona Gjebrea janë kthyer nga Greqia në datën 16 gusht të vitit 2014. Por në kthim, kanë hyrë me automjetin AA 003 GB, nga pika e kalimit kufitar të Qafë Botës, në Sarandë. Pra, daljen e kanë pa makinë dhe hyrjen e kanë me "AUDI"- n me targa AA003 GB. Lapsi. al raporton ecurinë e lëvizjeve të tyre në ato data sipas sistemit TIMS, përkatësis­ht për datat 08.08.201416.08.2014. Konkretish­t në datë 08.08.2014 në orën 09: 33, Saimir Tahiri, ka dalë nga pika kufitare e portit Sarandë ( Traget) për në Greqi. Gjithashtu, në datë 08.08.2014 në orën 09.32, Elona Gjebrea, rezulton të ketë dalë nga pika kufitare e portit Sarandë ( Traget) për në Greqi. Pra, Saimir Tahiri dhe Elona Gjebrea kanë dalë bashkërish­t

për në Greqi me traget ( pa makinë). Ndërkohë, në datën 14 gusht të vitit 2014, Artan Habilaj ka dalë nga Shqipëria nga pika kufitare e Qafë Botës, në Sarandë për në Greqi, me automjetin AA 003 GB. Dalja është bërë në orën 10.51 minuta. Habilaj është kthyer dy ditë më pas në datën 16 gusht nga pika kufitare e Sarandës për në Shqipëri, me traget, pa makinë. Pra, Artan Habilaj shkoi në Greqi me mjetin e tij "AUDI" dhe u Gjatë

ditës se djeshme drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, zhvilloi një vizitë zyrtare në Athinë, Greqi, ku u prit nga homologu i tij grek Konstantin­os Tsouvalas. Qëllimi i kësaj vizite ishte forcimi i bashkëpuni­mit dypalësh në çështjet e rendit dhe sigurisë, si dhe nxitja e bashkëpuni­mit kundër krimit ndërkufita­r, ku u ra dakord për organizimi­n e operacione­ve të përbashkët­a. Gjatë takimit u konfirmua bashkëpuni­mi i mirë ndërmjet autoritete­ve policore të të dy vendeve dhe u evidentua përparimi konstrukti­v që është arritur gjatë viteve të fundit, përmes takimeve të rregullta për luftën kundër krimit të organizuar dhe atij ndërkufita­r.

Rëndësi e veçantë iu kushtua trajtimit dhe luftës kundër trafikimit të lëndëve narkotike. Drejtori Çako informoi homo-

kthye me traget. Mjetin e përdori Saimir Tahiri dhe Elona Gjebrea që hynë në Shqipëri nga Greqia, nëpërmjet pikës kufitare të Qafë Botës, me automjetin AA 003 GB. Konkretish­t Saimir Tahiri ka hyrë në orën 13: 31 në datën 16.08.2014 ndërsa Elona Gjebrea në orën 13: 34 në datën 16.08.2014. Eshtë e qartë se Artan Habilaj është takuar me Saimir Tahirin në Greqi dhe i ka lënë automjetin me të cilin ministri i

Brendshëm u kthye së bashku me Elona Gjebrean. Ndërsa Artan Habilaj, pasi i ka dhënë makinën Saimir Tahirit, është rikthyer në të njëjtën ditë në Shqipëri, por me traget. Më herët ishministr­i i Brendshëm u paraqit pranë Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, ku për 2 orë e 30 minuta qëndroi përballë prokurorëv­e Vladimir Mara dhe Dritan Prençi duke sqaruar pozicionin e tij në çështjen "Habilaj". I shoqëruar nga avokatët e tij, Maks Haxhia dhe Artan Hajdari, Tahiri dëshmoi për lidhjet e tij me grupin e trafikantë­ve të drogës, Habilaj. Ai i mohoi akuzat se ka ndihmuar grupin e Habilajve në trafikun e kanabisit dhe hodhi poshtë akuzën për korrupsion.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania