Gazeta Shqiptare

"Habilaj", Basha: Rama e Xhafaj dekonspiru­an operacioni­n e arrestimit

Shkarkimi i Llallës dhe Zgurit, opozita skenar për të parandalua­r mazhorancë­n "Së shpejti denoncojmë skandalin tjetër"

- Valentina Madani

Kreu i PD- së, Lulzim Basha, paralajmër­oi dje se një tjetër denoncim që ka lidhje me "skandalet e kësaj qeverie" do të bëhet publik shumë shpejt, i cili është marrë nga burimet e partnerëve. Z. Basha takoi dje në ambientet e kryesinë së Kuvendit anëta- rët e PD- së në Komisionin e Sigurisë për të vendosur për hapat që do të ndërmarrë opozita kundër krimit dhe lidhjeve të tij me pushtetin. Z. Basha iu përgjigj akuzave të PS- së për përdorim sipas tyre nga Basha dhe PD të parave të pista për lobim me kompaninë ' offshore' amerikane, duke e cilësuar shashkë të bazuar në trillime. Basha paralajmër­oi publikimin e një tjetri skandali qeveritar, për të cilin tha se është vënë në dijeni nga partnerët ndërkombët­arë dhe që po shqyrtohet nga ekspertët e selisë blu. Basha bëri të qartë se lufta kundër krimit të organizuar dhe dekriminal­izimit të qeverisë është emergjencë dhe për kreun e PD- së, largimi i Edi Ramës është hapi i parë. "Një shashkë e bazuar në mashtrime, që s'mund të largojë vëmendjen nga skandalet e jashtëzako­nshme të kësaj qeverie, as nga një skandal i madh që është vënë në dijeni të opozitës nga burime të partnerëve dhe po studiohet nga ekspertët tanë të sigurisë dhe të ligjeve. Këto fakte dhe të tjera të sjella në vëmendjen e opozitës do t'i bëhen të njohura publikut", deklaroi z. Basha, i cili pak më parë denoncoi i pari përmendjen e Vangjush Dakos në përgjimet e EULEX- it. Z. Basha akuzoi ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj se me urdhër të kryeminist­rit Edi Rama ka dekonspiru­ar operacioni­n për arrestimin e tre ish- zyrtarëve të lartë të policisë. "Dekonspiri­mi i operacioni­t për arrestimin e 3 zyrtarëve të policisë u bë nga Xhafaj me porosi të Ramës për të mbrojtur Tahirin. Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme kanë funksionua­r si organizatë kriminale. Vetingu duhet të nisë me Ministrinë e Brendshme dhe qeverinë. Hapi i parë është largimi i Ramës nga kreu i qeverisë", u shpreh z. Basha. Kreu i opozitës i kërkoi prokuroris­ë të arrestojë Saimir Tahirin dhe të thellojë hetimet për zyrtarët e policisë të lidhur me krimin. "Prokuroria të hetojë kokat e policisë dhe të arrestojë Tahirin. Rama bëri gjithçka për të ndaluar arrestimin e Tahirit dhe shefat e policisë së korruptuar. Opozita parashtron si domosdoshm­ëri largimin e Ramës. Emergjencë absolute, pastrimi i qeverisë nga krimi dhe kjo nis me largimin e Ramës", tha Basha. Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, foli edhe për çështjen e kryeprokur­orit të ri, teksa akuzoi se mazhoranca nuk ka asnjë mundësi kushtetues­e që të shkarkojë kre- Prokuroria ka nisur verifikime­t për kontratën e PD me një kompani amerikane të lobimit. Kontrata mes PD dhe "Stonington Strategies" kapte vlerën e 25 mijë USD në muaj. Afati i kontratës ishte tremujor dhe qëllimi ishte "projektimi dhe implementi­mi" i fushatës së PD. un e KQZ- së, Klement Zgurin dhe paralajmër­on se nëse e bën, do të marrë përgjigjen e duhur nga opozita. "Nuk ka mundësi kushtetues­e që kreu i KQZ të shkarkohet nga kjo mazhorancë. Çdo hap do të marrë përgjigjen e merituar", deklaroi kreu i PD- së. Edhe sa i takon kryeprokur­orit, Basha këmbëngul se nuk mund ta emërojë Edi Rama. "Prokurorin nuk mund ta emërojë as Edi Rama, as Saimir Tahiri dhe as Vangjush Dako. Kemi plan të plotë veprimi për të parandalua­r në mënyrë ligjore dhe për t'iu përgjigjur çdo veprimi antikushte­tues", - tha Basha.

 ??  ?? Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, dje në emisionin "Studio e Hapur" me Eni Vasilin në "News24"
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, dje në emisionin "Studio e Hapur" me Eni Vasilin në "News24"
 ??  ?? Kreu i PD- së Lulzim Basha
Kreu i PD- së Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania